ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Me kthimin e Gjergj Kastriotit në Krujë, me 3 nëntor 1443, nisi të shkruhet Historia e Lavdishme e Arbërorëve!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

ME 3 NËNTOR 1443, FILLOI TË SHKRUHET HISTORIA MË E LAVDISHME E POPULLIT SHQIPTAR !
Në vitet 1439-1442, sulmet e turqve mbi Hungarinë arritën në kulm.. Njerëzit largpamës e shikonin qartë se me një luftë mbrojtëse, rreziku turk nuk largohej nga kufijtë e Hungarisë. “Një armik që është i uritur për grabitje dhe gati për sulm, shkruante afërsisht në këtë kohë Janosh Huniadi, vojvoda i përgjithshëm i Hungarisë në Transilvani, duhet të prapset me sulm. Është më mirë të sulmojmë ne vetë se sa të presim dhe t’i hapim shteg të na sulmoi”. Këto kërkesa triumfuan me 1442,kur Hungaria, nën udhëheqjen e Janosh Huniadit, kaloi nga luftërat mbrojtëse në lufta ofensive, rezultati i të cilave ishte ndalimi i përparimit të turqve drejt Evropës Qendrore.
Kjo kthesë që u duk në Hungari, u hapi shpresa popujve të shtypur të Ballkanit për çlirimin e tyre nga zgjedha otomane.
Këto shpresa lindën edhe të populli shqiptar.
Thyerja e ushtrive turke në fillim të nëntorit 1943, i dha rast Skënderbeut të vinte në zbatim planin e tij të përgatitur prej kohësh.
Së bashku me 300 kalorës shqiptar të repartit të tij dhe i shoqëruar nga i vëllai Stanisha, dhe nipi Hamza Kastrioti, ai e braktisi fronin dhe u nis në drejtim të Dibrës. Sipas Barlecit, Skënderbeu para se të braktiste frontin, mori me forcë nga sekretari i vulës së sulltanit që shoqëronte bejlerbeun e Rumanisë, një ferman të rremë me të cilën urdhërohej subashi i Krujës t’i dorëzonte Skënderbeut kështjellën. Në Dibër,Skënderbeu e gjeti popullsinë të gatshme për kryengritje. Me anën e fermanit të rremë, Skënderbeu mori në dorëzim qytetin e Krujës, dhe i vuri në dijeni krutanët mbi qëllimet e veta.
Pas një nate të përgjakshme, të nesërmen, në vend të flamurit turk, u ngrit flamuri i kuq me shkaben e zezë dy krenare i përshëndetur nga të gjithë, shkruan Barleci, më thirrje të zjarrta, ” LIRI,LIRI “
Më 28 nëntor, në saje të përkrahjes së njëzëshme që gjeti u shpall zot i principatës së lirë dhe të pavarur të Kastriotëve me qendër në Krujë.
Sipas Barlecit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u tha atë ditë krutanëve:
Lirinë mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një çlirimtarë tjetër, se Shqipërisë nuk i mungojnë burrat… Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta këtu në mesin tuaj… armët nuk ua ngjeshja unë po u gjeta të armatosur, Lirinë e kishit kudo, në kraharor, në ballë, në shpatë dhe në ushtat.”
Skënderbeu, duke qenë përherë në shërbim të popullit, për interesa të popullit, u pagëzua KATOLIK dhe u varros si katolikë në Kishën e Shën Kollit në Lezhë!
P.S.
Si është e mundur që në 581 vjetorin e kthimit të Skënderbeut në Atdhe, më 3 nëntor 1443, asnjë artikull, asnjë emision në Televizionet Shqiptare mos t’i kushtojnë kurfar rëndësie kësaj ngjarje madhore të Popullit Shqiptar…!

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. I respektuari B. Jezerci!
    e lexova shkrimin tënd, nga i cili del se ju si historian iu “harroni” disa fakte historike …
    Fakte historike:
    1. Gjergj Kastrioti ka lind nga një familje ortodokse
    2. êshtë rritë mysliman
    3. është pagëzua në katolik
    4. është vdekë katolik
    P.S.
    E keni gabim fjalinë:
    “Thyerja e ushtrive turke në fillim të nëntorit 1943, i dha rast Skënderbeut të vinte në zbatim planin e tij të përgatitur prej kohësh.

    Prsh,
    Ismeti

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu