ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Me lejen e drejtorit dhe përkundër qëndrimit të mësimdhënësit Gëzim Gjin Hajrullahu, në Ferizaj nxënësit lëshojnë mësimin për t’u falur në xhami!

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Kur të premteve është lëshaur ezani i faljes në xhamitë e Kosovës, ka ndodhur që janë ndërprerë edhe aktivitete politike e institucionale.

Por se të premteve kur falet dita e Xhumasë mungojnë me leje të drejtorit të shkollës edhe nxësit e një shkolle kjo nuk është dëgjuar të ketë ndodhur më parë, shkruan Botapress.

Por sipas një shënimi të dërguar nga arsimtari Gëzim Hajrullahu, drejtori i shkollës “Hajriz Muhadini” në Dremjak të Ferizajit, Kushtrim Avdija u paska dhënë leje nxënësve që t’i lëshojnë orët mësimore për t’u falur në xhami.

Për më shumë ja shqetësimi i arsimtarit Gëzim Hajrullahu:

Jam Gezim Hajrullahu-arsimtar,desha te ndaje me ju,nje aspekt te nje dukurie shqetesuese e qe ka per objekt dhenjen e lejes nga ana e drejtorit te shkolles z.Kushtrim Avdija te SHMU “Hajriz Muhadini’ ne Dremjak-Ferizaj,per nxenesit per te leshuar oret mesimore me qellim te frekuentimit te “xhumase” ne xhami. Sipas meje shkolla laike do te duhej te kursehej nga interferimi religjioz me synimin e hapur te klerit e fatkeqesisht me ndihmen e drejtorit qe te indoktrinoj nxenesit.

PS’ per me shume po j’u percjelle shenimin tim ne lidhje me kete dukuri, e me qellim qe te mund te hulumtoni rastin ne fjale meqenese sipas meje kjo perben interes public.

Shenimi im ne facebook:

Gëzim Gjin Hajrullahu

Jo më larg se sot,tre nxënës kishin ikur nga ora mësimore pa lejen time e me lejen e drejtorit e drejt e në xhami.

Krejt çka munda të bëj unë,ishte t’ë mbaja shënim për këtë në rubrikën “VËREJTJE”.

Ndërkohë,sikur ata nxënës do të qëndronin në klasë do te mesonin se ishin osmanët që penguan që të mos kemi nje shtet mesjetar arbëror të Balshajve që çliruan Kosovën nga nemanjidët e janë pikërisht pasardhësit e osmanëve turqit te cilet me xhami po punojnë kunder identitetit tonë.

Ja përse unë po ndiqem e kërcënohem deri me largim nga puna pikerisht për këto motive e se nuk po thyhem sikur në faktin se i vetmi e vetem ne cilësinë e nje punëtori arsimor qe prej viteve nëntëdhjetë te sistemit te pavarur arsimor te Republikes se Kosovës,nuk po lejoj shaminë në klasë

Pres pergjigjje,sado qe edhe per nje aspekt te ngjajshem ne lidhje me Perndjekjen-persekutimin u kam shkruar para disa kohesh e megjithate nuk kam marre asnjeher ndonje pergjigje,qofte edhe konfirmimin nese e keni marre letren time(e mail)

Me respekt,

Gezim Hajrullahu

______

Marrë nga: nga Bota Press

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu