ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Më pikëllon pafuqia morale dhe mendore e (pseudo) elitës intelektuale dhe politike, për ti identifikuar shkaktarët teposhtëzes individuale dhe kolektive

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Kur Kryetarët, Kryesitë dhe Këshillat e Përgjithshëm të Partive Politike, politikën partiake dhe shtetërore e kthejnë në vegël të interesave personale, familjare, farefisnore dhe klienteliste, atëhere ato partitë e tyre i kthejnë në “Banda Parapolitike” dhe në vend se të përfiton dhe të forcohet prej politikave të tyre partiake dhe shtetërore populli dhe shteti, përfiton dhe forcohet në dëm të popullit dhe shtetit Bossi (Ali Baba) dhe 200 banditët (cubat) më servilë të tij.
Dhe pikërisht kështu funksionuan dhe vepruan për 20 vite rresht “Korporatat Bandite Biznesore dhe Tregtare” Pdk, Ldk, AAK, AKR dhe NISMA.
Sepse Bossat e tyre dhe 200 banditët e parë në hierarkitë banditeske të partive politike, e keqpërdorën 20 vite rresht pushtetin, për ta grabitur me dhunë pronën materiale, monetare, mendore dhe shpirtërore të popullit të tyre.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Bossat e tyre të njëjtat poste dhe funksione i keqpërdorën për ta vënë në pazar të Mamushes edhe territorin e shtetit.
Fatkeqësisht anëtarët e thjeshtë të këtyre “Bandave Parapolitike, Mafioze dhe Kuislinge” në vend se të ishin monitorues dhe korrektues të politikës së dëmshme të bossave dhe 200 banditëve të parë në hierarkinë banditeske të partive të tyre banda, ata u shndërruan në vegla të tyre dhe në mënyrë indirekte e dëmtuan politikisht, diplomatikisht, ekonomikisht, financiarisht dhe ushtarakisht për vdekje popullin dhe shtetin e tyre.
Sepse i forcuan ekonomikisht dhe financiarisht 200 banditet kryesorë në hierarkinë e banditeske të partive të tyre, të cilët shtetin shndërruan në lodër të tyre.
Sepse pronën e popullit dhe territorin e shtetit e shndërruan në pronë të tyre private, ndërsa popullin në nomadë të perëndimit, lindjes, veriut dhe jugut.
Matematika në këtë rast është shumë e thjeshtë : 200 Bossa të shpërndarë në 5 Banda e arrijnë shifrën 1000 Bossa.
Ma gjeni një gazetar dhe publicist që e ka përshkruar këtë të vërtetë të hidhur me një precizitet kaq të lartë dhe pa asnjë kompensim material dhjetë vite rresht.
Ma gjeni një gazetar dhe publicist që e ka përshkruar më qartë dhe pastër se unë këtë çmenduri gllabëruese dhe komplotiste dhe unë do të ju jem shumë mirënjohës, sepse do të ngushëllohem sadopak që nuk jam i vetmi.
Sepse kjo pafuqi etike, morale dhe intelektuale e elitës dhe nomenklaturës politike, për t’i tematizuar, hulumtuar, lokalizuar, analizuar dhe diagnostifikuar qartë dhe saktë shkaktarët e problemeve, çorodive, devijimeve dhe anomalive shumëdimensionale, mua personalisht po më mbush me dhimbje dhe keqardhje të paparë për viktimat e gjenocidit serb në përgjithësi.
E veçmas po më mbush me dhimbje dhe keqardhje të paparë për viktimat e familjes së shenjtë dhe emblematike Jashari, e cila u sakrifikua e tëra për çlirimin e popullit të cilit i takon nga robëria shekullore dhe për krijimin e shtetit që popullit të tij viktimë do t’ia kthejë dinjitetin përmes barazisë me popujt fqinjë.
Sepse (b)analistët dhe gazetarët e shitur në vend se të merren me shkaktarët e dështimit, po merren me epilogun e zgjedhjeve lokale sikur ato të ishin fjala e fundit e shkencës.
Mirëpo edhe kur po merren me pasojat anësore të politikës kriminale dhe kuislinge që i ka bërë dy dekada stazh, po i vënë dhe zhvendosin faktet në peshore në drejtimin e kundërt të akrepave të orës dhe logjikës së shëndoshë.
Sepse në peshoren e tyre me shumë po peshon paaftësia dhjetë mujore e pushtetit aktual për t’i zgjidhur me shkop magjik problemet njëzet vjeçare, sesa krimi dhe tradhtia njëzet vjeçare e bandave të lartpërshkruara parapolitike.
Përveç kësaj ky diagnostifikim i paqartë dhe konfuz i shkaktarëve, shkaqeve dhe burimeve të problemeve jo vetëm që po e pamundëson terapinë precize të pacientit individual dhe kolektiv, por edhe ndërgjegjësimin, përgjegjësinë dhe llogaridhënien e shkaktarëve të problemeve.
Fatkeqësisht politika keqbërëse e këtyre “Bossave të Krimit dhe Tradhtisë” dhe “Bandave të tyre Kriminale dhe Kuislinge” nuk përfundon me kaq.
Ose edhe më saktësisht politika keqbërëse e Bossave keqbërës dhe tradhtar nuk përfundon me vrasjet politike, me kapjen e prokurorisë dhe gjyqësorit, me abolimin e kriminelëve serb të veriut që e themelojnë më vonë “Listen Serbe” dhe e marrin peng kuvendin dhe shtetin, me shndërrimin e diplomacisë në pushimore të familjarëve të banditëve, me shndërrimin e tempujve të dijes (shkollave, universiteteve) në tempuj të injorancës, me shndërrimin e diplomave apo vulave të dijes në vula të budallallëkut, me privatizimin dhe tenderimin më mafioz në Evropë, me tolerimin e islamit ekstrem të cilin në Kosovë e sollen, mbollën dhe përhapen imamet udbash, me plaçkën e buxhetit, taksave, doganave, donacioneve, fondeve për zhvillim dhe thesarit të shtetit.
Jo jo, “Bossat Keqbërës dhe Tradhtarë” bisedimet teknike me humbësen e tri luftrave dhe shkaktarën e tre gjenocideve, respektivisht me Serbinë Klerofashiste (që na kishte borxh neve dhe jo ne asaj) , i filluan pa parakushte siç janë kërkimfalja, zbardhja e fatit të të pagjeturve, kthimi i kufomave nga varrezat kolektive dhe dëmshpërblimi.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte bisedimet teknike i kthyen në negociata për rregullimin e brendshëm territorial të shtetit pas njohjes nga më shumë se 100 shtete.
Rrjedhimisht nga Brukseli u kthyen me një Marrëveshje për “Asociacionin e Kounave Serbe” apo për një “Republika Srpska” brenda territorit të Kosovës.
Dhe si mund të quhet ky veprim i tyre ndryshe, përpos si çmenduria dhe tradhtia më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave?
A jeni bre në veti ju që nuk e shihni një sasi kaq të madhe të krimit dhe tradhtisë?
Apo jeni dreqër të mallkuar në shpirt pa gjasa për shërim dhe për zbrazje nga kjo energji kaq e madhe krimogjene në gjenet, mendjet dhe shpirtrat tuaj?
Kujtdo që i duhet një mikroskop për t’i parë të gjitha këto krime dhe tradhti ose është një idiot i verbër si lakuriqi i natës, ose është një kriminel dhe tradhtar i pashërueshëm.
Mua personalisht thënia kaq e qartë e së vërtetës jo vetëm që m’i ka mbyllur dyert në mediat e shitura, por edhe në politikën joefikase të pushtetit të tanishëm.
Kam shpresuar së paku që do ta kem së paku një përkrahje morale dhe logjistike nga njerëzit që kanë premtuar ndryshim.
Dhe jo përkrahje të interesave personale, sepse temat që i trajtoj unë, janë një kancer që po na gllabërojnë të gjithëve së bashku, por përkrahje për t’i funksionalizuar idetë e mia, në mënyrë që proceset të ecin sa më shpejtë përpara.
Sepse politika jonë është një tren tepër i gjatë me mijëra vagona të mbushur me llum dhe me tepër pak lavatriçe për ta pastruar gjithë atë llum dhe akoma më pak lokomotiva për çuarjen e shoqërisë dhe shtetit në stacionin e fundit të integrimeve euroatlantike, ose edhe më saktësisht në Bruksel dhe Uashington.
Nga njerëzit të cilët i kam përkrahur gratis dhe pa asnjë rezervë për të ardhur në pushtet.
Mirëpo jo vetëm që s’kam marrë përkrahje, por gjithnjë e më shumë e kam përshtypjen se kur e kanë vërejtur se sa janë të mëdha limitet e tyre politike, etike, morale dhe mendore, kanë filluar të ndihen të kompleksuar, prandaj janë bërë me qëllim shurdh-memeca dhe ma kanë kthyer shpinën.
Në fakt janë mbyllur nga turpi në vorbullën e vetkeqardhjes së tyre qyqare.
Mirëpo ky kurrë nuk ka qenë qëllimi im.
Qëllimi im ka qenë që të shkëmbejmë mendime dhe ide të dobishme dhe të bëhemi bashkë rreth së vërtetës së plotë.
Respektivisht që duke i qartësuar mëkatet, gabimet dhe dështimet shumëdimensionale të aftësohemi bashkërisht, individualisht dhe kolektivisht për t’i menaxhuar më sukses sfidat e modernitetit.
Megjithatë shpresa vdes e fundit, prandaj akoma shpresoj që do ta kuptojnë dhe interpretojnë si duhet qëllimin dhe mesazhin tim.
Kohë të gjatë kam hezituar që ta përshkruaj kaq qartë sjelljen dhe veprimin e tyre qyqarë, me shpresën se do ta kuptojnë si duhet mesazhin tim, por fatkeqësisht kjo akoma nuk ka ndodhur.
Do të pres edhe pak kohë dhe nëse nuk ka reflektim do të bëhem bashkë dhe veproj me njerëzit më të vlefshëm të këtij populli, që kurrë s’kanë qenë ideatorë dhe pjesëmarrës aktiv të politikave shtet-rrënuese.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu