ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Me propozimin për shaminë edhe Albini u korruptua!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Zeqir Bekolli, shkrimtar, Drenas
___
Nuk mbet kush në Kosovë pa u korruptua. Më në fund po del se edhe Kryeministri i Kosovës u korruptua, gjë të cilën nuk e kam besuar më parë, sepse një kohë e pata kundërshtuar publikisht ish- kryeministrin Ramush Haradinaj, kur pat thënë publikisht se “Albini është hajn”. Atëbotë punoja në ministri, e Ramushi nuk u tregua hakmarrës dhe nuk mori asnjë masë ndaj meje.
Por tash po e shoh se vlerësimi im nuk paska qenë bash i saktë, se për vlerësime të tilla u dashka me pritë, me i dhanë njeriut pushtet, e pastaj me ba vlerësimin.
Kur përmendim fjalën korrupsion, të gjithë mendojnë se flitet për ata që vjedhin pare. Por nuk është pikërisht ashtu. Janë dhjetra e ndoshta më shumë lloje të korrupsionit. Njëri prej tyre është edhe propozimi i Albinit për shaminë, të cilin ky e bën nën trysni të krerëve të BIK-ut, por edhe me qëllimin që ky propozim nesër t’ i kthehet në votë.
Pra, në këtë rast, ky është një lloj përfitimi, sepse Kryeministri keqpërdorë pushtetin, për të marrë një vendim, që nuk është në interesin nacional, në kundërshtim me ligjet ekzistuese të shtetit jo fetar( laik), por edhe në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e shkollave tona. Propozimi i Kryeministrit është edhe në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e fëmijëve, sepse duke ua vënë shaminë fëmijëve në kohën e adoleshencës, pa pritur vendimin e tyre në moshën madhore, shkelë rëndë këtë të drejtë, dhe jo vetëm këtë.
Me këtë propozim, që nuk shpresoj se miratohet, mohohet e drejta e femrës për me vendosë për fatin e vet.
SI PO SAKATOSET CIVILIZIMI YNË I LASHTË?!
Veshjet tona kombëtare janë plot kolorit, tërheqëse për syrin, që bartin më vete optimizëm dhe dëshmojnë civilizimin tonë të lashtë.
Burka, një veshje e huaj, personifikon Mesjetën e hershme. Ajo dëshmon pozitën e rëndë të gruas dhe paralajmëron kthimin në kohën e errët të njerëzimit.
Fotot krahasuese flasin vet.
Parodi për shaminë
Hoxhallarët n’kamë janë que
Shumë bërtasin nëpër xhami
Donë Mesjetën me aplikue
T’i mbulojnë fëmijët me shami
Kështu thonë e kemi ba njet
Kosovën mbrapa për me que
Drejt e drejt deri n’Mesjetë
Kështu turko-arapët na kanë urdhnue
Se kjo rrugë nuk është risi
Për këtë BIK-u është betue
Autostradë për Rusi, Serbi,Siri
Me shami dojnë me ndërtue
Hesht Kuvendi, thotë s’ka gajle
Se ka zëdhënësen për shami
Deputetën Duda Balje
Me shumë përkrahës në LVV-i
Opozita sikur struci
E ka futë kokën thellë në zallë
Për shami si ndihet zëri
Flasin tinëz veç në mahallë
Shkollat tona duan me i nxi
Me arrna të sjelluna nga shkretëtira
Hoxhallarët si me inat
Se duan ligjin, duan shejirat!
Flasin zëshëm ban, ban, ban
Pa respekt për arsim, Ministri
Duan pushtet si n’Afganistan
Jo qytetërim, demokraci
Femrën duan me e gjunëzue
Që të mos ndihet zëri i saj
Me rrah me gurë e me torturue
Siç veprojnë atje n’Saharë
O BIK i “dashun” nuk je në Bagdat
Pse n’Kosovë nuk je regjistrue
Qyshkur je firmosur n’Beligrad
S’don me Prishtinën me ndërrue
Jemi Europë, NATO, Amerikë
Mesjetën moti e kemi shkelmue
S’duam ISIS, ju themi pikë
Duam fëmijët tanë lirinë me shijue
Mbani shamitë n’mejtepe, n’xhami
Skeni punë në shkollat tona
Duam fëmijët të rritën n’liri
Ndal burkave ,mbi kokat tona
Ju themi troq nuk bëjmë hajgare
Juve të frymëzuar nga ISIS
I kemi veshjet tona kombëtare
Tirq, zhguna edhe plis

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu