ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Më racional është pushtimi i huaj zhvillimor e emancipues apo sundimi barbar nacional? A e meriton Afganistani Lirinë?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Ushtari Taleban duke bërë roje jashtë aeroportit të Kabulit, tek vendi ku pardje u vranë afro 200 veta dhe u plagosën prej IS-Khorasan shumë të tjerë. Në vendin ku ky ushtar religjioz bënë roje, ka pellgje gjaku, rroba dhe gjësende të të vdekurve. 
Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
AFGANISTANI – E MERITON LIRINË ?
Pyetje provokuese: më racional është pushtimi i huaj zhvillimor e emancipues apo sundimi barbar nacional?
Nuk mbaj mend titullin e librit, as autorin (ndoshta ka qenë komentatori i njohur i tv gjermane ARD, Wickert), që pat nxit debatin për dobinë e pushtimit romak të Gjermanisë. Shkurt dhe shqip, autori këmbëngulte: pushtuesit romakë i kanë qytetëruar gjermanët barbarë!
Në fakt, që kur jemi shpërngul me banim në Këln, në vitin 1996, aty kam dëgjuar një debat “primitiv” mes banorëve gjermanë të Këlnit. Gjermanët e anës se majt të rrjedhës së Lumit Rhein i tallin gjermanët e anës tjetër, sepse në Këlnin e themeluar nga pushtuesit romakë në vitin 50, në anën e majt të Lumit, është imponuar qytetërimi, ndërsa në anën tjetër ka vazhduar rrojtja në barbari. Që do të thotë, në anën e majtë për herë të parë ka pas ndërtime moderne, me ujësjellës e kanalizim, kurse në anën tjetër vetëm kasolla. Gati që dy mijë vjet vazhdon ky paragjykim që ka ana e majt e qytetit për anën e djathët…
Romën e kanë themluar Dardanët e arratisur nga Troja, të cilët u strehuan në Etruski (hapësirën e tanishme të Italisë). Fillimisht, pinjollët e Eneas dardan, “babait” të romakëve, themeluan Alba Longen, pastaj, në afërsi themeluan Romën (më 21 prill 753 para E.s.). Ajo shpejt u avancua në qytet-shtet dhe u zgjerua e fuqizua në Perandori rreth 1500-vjeçare.
Ishte më i dobishëm krijimi i Perandorisë Romake për popujt që jetuan nën atë pushtim, apo nëse popujt e asaj hapësire do të vazhdonin të vegjetonin në qytete “shtete”, nën sundimin e lloj-lloj kapadie “nacional” (si tani KM Rama dhe KM Kurti)?!
Ushtarët Talebanë bëjnë roje përpara ish Ministrisë së Brendshme të Afganistanit në Kabul, pasi vendi u pushtua prej tyre me 15 gusht 2021
Pushtimi nga Aleksandri i Madh edhe i Afganistanit (327 p.E.s.), ishte i dobishëm apo i dëmshëm për banorët vendorë?
Pushtimi Osman, ishte përparues për të pushtuarit, apo barbari regresive?
Amerika pati dobi nga pushtimi i imigrantëve evropianë?
Çfarë favori kanë mbi 1,3 miliardë hindusë tani në krahasim me hindusët që kanë jetuar nën pushtimin anglez?
A nuk po përshpëritët tani “nën hundë”, se më favorizues ka qenë për shqiptarët sundimi jugosllav i viteve të 1970-ta se sa liria kombëtare e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovën e çliruar (1999)?
Më tepër se mjaf pyetje provokuese!
Po Afganistani, e meriton tani lirinë shtetërore?
Për liri nacionale, nuk bëhet fjalë, sepse Afganistani nuk e ka vetëm një komb homogjen, por disa popuj e fise, qysh kur është çliruar nga pushtimi anglez, më 19 gusht 1919.
Nga paraqitjet që po shohim, qyshkur Afganistani u pushtua nga Talibanët (myslimanët e vlerësojnë çlirim), të zë tmerri në ato përmasa, sa të urresh një pavarësi të tillë shtetërore. Prandaj po dërmohen për t’ua arratisur afganët që dinë të çmojnë lirinë në demokraci. Guxoj të hamendësoj: më shumë liri demokratike kishte Kosova nën pushtimin millosheviqian gjatë viteve 1989 – 1998, se sa Afganistani tani, nën “çlirimin” pseudo nacional taleban. Apo?
Mos ndoshta më i dobishëm për Afganistanin ishte zgjatja e pushtimit nga Aleanca NATO, deri të ndodhte emancipimi e sekularizimi i shumicës se afganëve, që të mos mund të sundonin më kësij barbarësh mohamedanë (talebanë)?
Kan være et bilde av 5 personer, folk som sitter, folk som står og tekst som sier 'Sulmi barbar islam në aeroportin e Kabulit, mẽ 26.08.2021 (mbi 85 të vrarë, 350 të plagosur).'
Sqarim …
Talibanët dhe IS kanë shumë gjëra të përbashkëta. Megjithatë ata janë armiq të egër me njëri-tjetrin.
Talebanët e morën kontrollin e Afganistanit para dy javësh por IS (IS i Afganistanit i quajtur ndryshe Shteti Islamik Khorasan), theksojnë që ata qëndrojnë pas sulmit jashte aeroportit të Kabulit, të enjten. Mbi 100 veta u vranë.
Përkundër faktit që dy grupet përshkruhen në të njejtën mënyrë, Talebanët dhe IS janë armiq të egër.
Boys walk past a house damaged by airstrikes two weeks earlier during a fight between government forces and the Taliban, in Lashkar Gah, Helmand province, southwestern Afghanistan, Saturday, Aug. 21, 2021. (AP Photo/Abdul Khaliq)
Pse?
Luftë shumëvjeçare
IS-i ka bërë prej kohësh luftë si në Siri, ashtu edhe në Irak. Në vitin 2015, grupi u bë i njohur në Afganistan me një përplasje. Pastaj ISIS kreu një sulm terrorist në Kabul. Më shumë se 80 veta vdiqën. Dëshmitarët okularë të Aftenposten e përshkruan sulmin si një det ulërimash.
Qeveria afgane ishte e shpejtë për të dënuar sulmin. Ata morën mbështetje nga ata që se prisnin: Talebanët. Grupi u distancua qartë nga sulmi në një deklaratë të rrallë.
Rivaliteti ndërmjet Talibanëve dhe IS-it filloi në janar të vitit 2015. Më pas IS formoj degën e saj të parë në Afganistan. Kjo degë u bë e njohur si ISIS-Khorasan. Nuk dihet se sa lidhje të ngushta kanë me bazën e IS. Por ata pretendojnë të jenë pjesë e grupit terrorist ndërkombëtar.
Menjëherë pas kësaj, talibanët filluan një ofensivë ushtarake kundër IS-it. Forcat speciale të 1,000 luftëtarëve kishin një punë: të godasin IS-in. Ata vranë një numër të madh luftëtarësh të ISIS. IS-i u përgjigj duke u pre kokat pjesëtarëve të Talebanëve.
Në këtë mënyrë, të dy grupet kanë vazhduar të luftojnë mes tyre. Në vitin 2020, IS-i shprehu pakënaqësinë e tij me talebanët.
Armiq të egër
Deri atëherë, talebanët sapo kishin nënshkruar një traktat paqeje me Shtetet e Bashkuara. Supozohet se talibanët premtuan se nuk do të sulmonin forcat perëndimore, për aq kohë sa Perëndimi të tërhiqet nga Afganistani. Marrëveshja u pa si një fitore e madhe për talebanët dhe i dha grupit legjitimitet të konsiderueshëm politik.
Por kjo nuk i bëri përshtypje të mirë IS-it. Përkundrazi. Ata besonin se Talibanët ishin pjesë e një aleance me “Kryqtarët”, pra Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, IS-i mburrej se nuk kishte plane për t’i dhënë fund sulmeve të saj terroriste kundër Perëndimit.
As nuk pushuan së sulmuari afganët. Sidomos jo afganët shiitë. Në maj të vitit 2020, ata sulmuan një shkollë fillore në Kabul. Së paku 80 nxënës, kryesisht vajza të reja, u vranë.
1. Mospajtimi rreth “shtetit perfekt”
Qëllimi i talebanëve është të krijojnë një shtet islamik në Afganistan.
IS, nga ana tjetër, beson se kjo është nacionaliste në një kuptim negativ. Ata nuk mendojnë se Afganistani është mjaft i madh. IS do një kalifat mbarëbotëror pa kufij, me të gjithë muslimanët sëbashku. etj.
Flamuri i Zi i IS (Islamic Stat).
Aftenposten e Oslos, me 27.08.2021.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu