ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës 

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, Prishtinë 

  • PETICIONET E HASAN PRISHTINËS DËRGUAR SHOQATËS KOMBEVE MË 1924,1927, 1929 dhe 1931

“Historia është dëshmitare e kohës, dritë e së vërtetës, jetës e të mbajturit mend, mësuese e jetës dhe  zëri i vjetersisë”!

CICERONI 

Atdheu është në rrezik kur intelektualët heshtin, ndërsa politikanët në vend se të vepronë në favor të drejtësisë, llomotitin dhe shpërndajnë urejtëje!

Hakif Bajrami 

Rëndësia historike, politike dhe kombëtare e peticioneve 

Hasan Prishtina është njëri ndër personalitetet më të rëndësishme kombëtare, gjatë pjesës parë të shekullit XX. U lind në Polac të Drenicës kryengritëse. Më 1908 do të zgjidhet deputet në Parlamentin e Pernadorisë Osmane. Derisa Sami Frashësi gjatë gjysmës dytë të shekullit XIX u shkri në punë për krijimin e Kombit shqiptar, Hasan Prishtina deri në vdekje luftoi për ruajtjën e tërësisë toksore të kombit më të vjetër të Evropës, duke u përkushtuar sodomos për arsimimin popullor. Nuk do të merr pjesë në Shpalljën e Pavarësisë shtetit shqiptar, sepse më 6 nëntor 1912 serbianët e burgosën në Shkup. E mbajtën në burgun e Beogradit me disa patriotë tjerë deri më 1 prill 1913. Deri në ekzekutimin e tij në Selanik më 1933, nuk ka ngjarje kombëtare shqiptare që nuk lidhet me emrin e Hasan Prishtinës. Nuk ishte aq entuziast për Princin Vid, nuk pajtohej me asnjë lëvizje të Esad Pash Toptanit, por është i vetmi që e kuptoi prapavinë e okupimit austriak, sepse nuk e ndihmuan më 1915/16 që ta sulmoi ushtrinë serbe në frontin: Merdar-Perpellac-Dem Ahmet- Plavë-Guci-Tropojë-Kukës-Dibër. Këtë front e organizoi me: Isa Boletinin, Bajram Currin, Elez Isufin. Ishte personaliteti kryesor që organizoi Kongres Kombëtar në mars 1917 në Elbasan, e të cilin tubim kombëtar e ndaluan austriakët kinse në atë krahinë ka rënë tifoja ngjitëse.

Me 1918 iu drejtuar Konferencës Paqës që ishte lajmëruar të mbahet në Versaj të Francës. Më 1921 themeloi Qeveri në Tiranë, por pas një jave me kërcnim u detyrua të largohet nga posti. Më 26 shtator 1924 Hasan Prishtina së bashku me Bajram Currin, do t` i drejtohet Shoqatës Kombeve në Gjenevë, duke e njohtuar se Komitetet shqiptare nga 15 e deri më 30 tetor 1918 i janë drejtuar Konferencës së Paqës, Kombeve dhe opinionit publik të botës qytetruar me një protestë kundër shtetit serbo-kroato-slloven për padrejtësitë që u bëheshin viseve të okupuara shqiptare. Padrejtësitë kanë shkuar deri në atë shkallë, shkruan Hasani, sa që: “shqiptarët e kanë të vështirë për të jetuar në këtë shtet, sepse u mohohet çdo gjë”. Shteti SKS thuhet në Premomorje, është kah i kryen këto paudhësi si: Organizim bandash të armatosura; Organizim masakrash periodike; Kolonizim i fshatrave dhe shkatrruara me sllavë; Plaçkitje pa shkëputje; Emigrim në masë i shqiptarëve të Kosovës, për t` u përseritë Toplica II; Cenim i lirive kushtetuese; Drejtësia serbe është ligjë i gjungllës”.

Peticionet e Hasan Prishtinës drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë, kanë rëndësi shkencore diplomatike, sepse ishin të përgatitura në atë nivel sa që Erik Drymond (Kryetar e Shoqatës) i cilsoi si leksikone të artit që mendon, flet dhe vepron. Hasani me peticonet e tij, sidomos me ankeset që nuk janë botuar kurrë e zbulon para Aeropagut Botëror (Shoqatës Kombeve) se cilat janë ato vise shqiptare që i kishte okupuar: Greqia, Serbia dhe Mali i Zi dhe përgjigjet se: “Në bazë të etnografisë, toponimeve,antroponimeve, botës bimore, relefit dhe pasurisë nëntoksore, viseve ku folet shqip, se është fjala për pasuritë më të njohura dhe më kompakte në Evropë. Se këto vise të okupuara, thot Hasani janë puro shqiptare vërteton numri i kryengritjeve para ardhjës së osmanlinjëve, gjatë pushtetit osman dhe pas tij. Mbi të gjitha, Hasani potentncon rrolin destruktiva dhe anticivilizues që pati imperializmi i shprehur në Berlin (1878), Londër (1913), Versaj (1919), për çështjen shqiptare.

Më 1927 Hasan Prishtina i ridrejtohet Shoqatës Kombeve në Gjnevë duke argumentuar mizoritë e pushtetit SKS, krejtë me fakte se paria politike shqiptare po shfarosej me atentate të organizuara me vite të tëra si: Vrasja e Azem Bejtë Galicës më 1924; vrasja e Bajram Currit më 1925; Vrasja e Luigj Gurakuqit më 1925,tentim vrasja e Nazim Gafurrit Gafurrit më 1927, Vrasja e këtij partioti më 1928; vrajsa e Shtjefën Gjeqovit më 1929; Ndiekja e tre priftërinjëve shqiptar më 1930. Lidhur me këtë periudhë kohore 1924-1930 është për t` u theksuar se Peticioni i Hasan Prishtinë i vitit 1927 ia lëkundi themelet Mbretërisë SKS në arenën ndërkombëtare. Dhe për ta paralizuar këtë peticion historik që konsiderohet si më i ploti i propozuar ndonjëherë fuqive evropiane, Qeveria e Beogradit e drejtuar nga Bozha Maksimoviq-Kundak, do t` i ofrojë Francës Minjerën e Borit dhe Britanisë i ofornë Minjerën e Ttrepçës koncesion për një shekull, e që ta  largojnë nga rendi i ditës Peticionin e Hasan Prishtinës në Gjenevë. Për këtë pasuri të dy minjerave, diplomacitë e Londrës dhe Parisit me një urdhër sekret e detyruan Erik Drymondin që ta nxjerr Peticionin e Hasan Prishtinës nga rendi i ditës.

Për të gjitha mizoritë ndaj shqiptarëve Hasan Prishtina KËRKON nga Shoqata e Komveve më 18 mars 1930, që ta DERGOHET NJË KOMISION HETUES dhe të bindet mbi vërtetësinë e ankesave. Hasan Prishtina më 30 janar 1931 e njohton sërish Shoqatën e Kombeve në Gjenevë: “ Se 1 000 000 shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni nuk e kanë asnjë shkollë të vetën në gjuhën shqipe”. Mungesa e shkollave shqipe dëshmohet me numrin e burgjeve që janë përplot me shqiptar. Në lidhje me këtë, Hasani cition Emil Zolën: Atu ku hapët një shkollë,mbyllën dhejtë bjurgje dhe e kunderta, aty ku hapën dhjetë burgje mbyllën të gjitha shkollat. E këtë realitet e kishim edhe në kohën e vezirëve dhe kjo parktikë po vazhdon në “kohën e zhupanëve vrastarë”, pas vitit 1912.

Në bazë të realitetit në viset shqiptare, Qeveria e Mbretërisë SKS më 1927 për t` i penguar informatat e Hasan Prishtinës drejtuar Shoqatës Kobeve në Gjenevë, bëri pazare edhe më 1931 me Francën dhe Anglinë, duke ia dhuruar si koncesion kësaj të fundit Minjerat tjera rreth Trepçës, koncesione ato që u realizuar përmes djalit të Nikolla Pashiqit –Rade Pashiq. Ky vrasës i shqiptarëve do të sigurojë koncesione nga Trepça deri më 1952, koncesione ato që i fitoi përmes padisë që bërë Qeveria e Londrës, e cila e mbante në ÇESIM tërë suitën e Karagjorgjeviqëve. E kundërtaLondra arin e grabitur shqiptar më 1946, nuk e ktheu kurrë. E njejta histori është në relacion me Francën dhe Minjerën e Borit.

Pasuria e shkrimeve të Hasan Prishtinës është e shpërndarë varësisht vendeve të banimit, të cilat Hasani ishte i detyruar për t` i ndrruar shumë shpesh. Në një shkrim që ka mbetur në Trieshtë Hasani do të shkruaj se: “ Me u bërë me politikën antishqiptare, që drejtohet nga Lindja po edhe nga Perendimi, është e sigurtë se do të bëhesha i pasur, por do të mbetëshesha për gjithëmonë i pafytyrë dhe i dëmkosur në popull si Esad Pasha”. Së këndejmi për ta lexuar tërë krjimtarinë e Hasanit, e cila tragjikisht është e shpërndarë në shumë vise të Evropës dhe Azisë, vetëm atëherë do të kuptohet se armiqësia ndaj shqiptarëve që u cptuan në pesë copa, është minore në krhasim me atë që po ndodhë sot para syve tanë. Dhe ne gati se po heshtim, madje symbyllas ka raste që nga qendrat e fuqisë, diturisë dhe politikës, prodhimit dhe tregtisë, po ndihmohën armiqët tanë dhe ata që po i ndihmojnë armiqët, nuk po skuqën fare edhe nëse moskënaqësinë ua thua në fytyrë. Ky fenomen i albanofobisë po dëshmohet sërish se qelb i mykuar, por që është koaguluar kundër shqiptarisë edhe pse më 17 shkurt 2008 na u lejua t` i ngrehim shtetin e dytë që quhet Republika e Kosovës. Lidhur me këtë, tani kanë çitë kokë sërisht gjarpinjët e vjetër, edhe pse më 1999 ua patëm shtypuar kokat, por si poduket nuk i kemi asgjasuar sa e si duhet. Prandaj Shqiptaria sot, më shumë se kurrë më parë duhet gjetur rrugën e kombit që na bashkon në të gjitha fushat, por ai bashkim duhet të jetë dhe të bërët pa i dëmtuar kombet tjera që nuk janë si ne, por që kanë të drejtë në çlirim ekonomik. E duke na “parë” në këtë rrugë Hasan Prishtina do të brohoriste se: Nuk paskemi vdekur, sepse paskëmi lërë trashëgimtarë të denjë dhe bjurra shteti që mendojnë çka t` i lëmë kombit trashëgim, madje diçka më tepër se sa politikanët pararënës. Por nëse mendojnë cilado kore e politikanëve, vetëm për zgjedhjet e ardhëshme, e kjo po ndodhë, atëherë ata janë politikanë që do të mbahën në mend si humbës të paarsimuar. Në këtë shkollë duhet të arsimohemi, në mënyrë që mos të na përseritët historia.

Si përfundim ishte grancion se në Gjenevë çështja shqiptare, pas vitit 1927, posa vihej në ndonjë komision, përfaqsuesit anglo-francez i venin jashtë çdo diskutimi në seicilin forum. Dhe, kështu tragjedia shqiptare e projektuar si kryqzatë Evropiane në Berlin më 1878; e vulosur si kryqzatë Evropiane në Londër më 1913; e nënshkruar si parafashizëm në Versaj më 1919, mjerishtë nuk do të mbyllët. E vërteta edhe pse bërëm luftë çlirimtare dhe u çliruam me armet tona si i vetmi popull në Evropë, Çështja shqiptare nuk do të mbyllet si tragjedi, as në Konferencëne Paqës në Paris më 1946. Kjo për faktin se kjo çështje u plasua në Dokumnetin e Mbrapsht të Cherchillit më 28 nëntor 1943 në Teheran si çështje inekzstente. Për t` u fshi Shqipëria dhe Shqiptarët në Krime më 1945 nga dora e Cherchillit do të kuptohet edhe në një takim në Bari të Italisë Cherchill-Tito ku do të shfaqet qëndrimi se: “Nuk duhet të ekzistojnë shqiptarët as si komb në Ballkan”. Shtrohet pyetja pse? Sepse shqiptarët i kishin shkaktuar humbje katastrofale Cherchillit në Çanakala më 1916, sa që u detyra t` japi dorëheqje. Pra e ka rikrijuar dhe vazhduar albanofobinë nga viti 1878 kur fati i Ballkanit u vizatua në Berlin.

Hasan Prishtinë e vranë me para në verë të vitit 1933. Derisa për vrasjen e Bajram Currit Jugosllavët i kishin investuar 100 000 dinarë, për ekzekutimin e Hasan Prishtinë:  Beogradi, Londra, Parisi dhe Tirana i kishin investuar 300 000 dinarë. Paratë i muar Ahmet Zogolli, kurse “historinë e ndritëshme shqiptare e ruajtën arkivat, për t` u ardhur çdo gjë në fund të shekullit XX në një përmirësim sado pak domethënës. Së këndejmi, amanetin e Hasan Prishtinës e përmirësoi deri në një masë: Ushtria e Adem Jasharit 1998/99 (UÇK) me neoluftë, së cilës iu bashkangjit nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999 edhe NATO.

Shënim me rëndësi: Në Zyrën Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi është zhvilluar një dramë diskutimesh për ta bindur Bacin Demë që të shkojë në Rambuje dhe ato 10 pikat kapitulluese të izolohën. I para fundit në bisedë me Bacin Demë ishte gjeneral Sulejman Ajeti. I fundit si këshilltar isha unë Hakif Bjarami. Pas shumë bisedimesh, Baca më tha: PO SHKOJË NË RAMBUJE. PO E KAM NJË KUSHT: ME MA LËSHUa ME GARANCION TË NDËRKOMBËTARËVE Prof Ukshin HOTIN nga burgu. Shkurt e shqip, nuk kanë dashur disa që muarën turr të shkojnë në Francë, pa këtë kusht. Por mbi të gjitha, tërë operacionin e lirimit të Prof Ukshin Hotit nga burgu e ka injoruar një ambasador i një vendi mik që ishte në Shkup, duke pohuar se: “Nuk bëjmë tregti me norma të drejtësisë dhe gjyqeve”. Ambasadori ishte bërë i njohur për katër draftët e tij me të cilat: “Kosova dhe Metohija ishte dhe mbetej pjesë e Serbisë”. Mjerisht i njejti persona është aktiv edhe tash, por vendqëndrimin e ka në Beograd. Lidhur me këtë, nëse kanë ndërgjegje duhet të deklarohen rreth lirimit të Porf Ukshin Hotit edhe disa funksionar të atëhershëm si nga radhët e partive institucionale ashtu edhe nga disa drejtues të UÇK-ës. Kush janë ata, le të dalin e të kërkojnë falje. Populli është zemërgjërë dhe i amneston. Unë popullit i besoi.

Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit, sepse publikisht deklaroi: Jam nxënës i Hasan Prishtinës. Shkrimi i kushtohet edhe Prof Ukshin Hotit me rastin e 80 vjetorit të lindjës, sespe hapur deklaronte: Bëje ose vdis. Që do të thot pranohe UÇK dhe vdekjën si mundësi, sepse nuk ka mbetur rrugë tjetër. Shkurt, duhet plotësuar Programi i Adem Demaçit nga viti 1963”! 

Më 17 .06. 2023 

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Sipas, Nolit në fillim të nëntorit 1912 në rrethinat e Shkupit ,agjentët e sigurimit serb e arrestojnë Hasan Prishtinën vetë të shtatin.Hasani mbahet së bashku me shokët në burgun e Kështjellës së Beogradit deri në prill të vitit 1913.
    Gjatë kohës sa ishte Hasan Prishtina, në burg bëhet edhe ndarja e trojeve shqiptare,sipas kufijve të përcaktuar në Konferencën e Londrës.
    Hasan Prishtina kishte këmbëngulur që Pavarësia e Shqipërisë me ngritje të Flamurit tonë kombëtar të shpallet në Shkup ose Prishtinë. Duke parë vendosmërinë e Hasanit ,Pashai turk bën bisedime të fshehta me Isa Boletinin dhe Riza Kryeziun, për të cilët shkëputja nga Perandoria Otomane,vetëm me ua përmend përbënte mëkat.
    Isa Boletini dhe Riza Kryeziu përveç marrëveshjeve me Pashain turk, hynën në bisedime edhe me Konsulin serb në Prishtinë.
    Nga Serbia futen shumë armë . Burime të asaj periudhe vërtetojnë që ato armë iu kanë shpërndarë pakicës serbe në Kosovë.
    Gjithnjë sipas Nolit po të vepronin ngjashëm me Hasan Prishtinën të gjithë besëlidhësit e Tasimit,Perandoria turke do të gjendej para aktit të kryer dhe do të dorëzohej.
    Austro- Hungaria dhe Gjermani që nuk ishin në linjën Rusi – Francë,do ta njihnin fitoren e shqiptarëve. Pse jo edhe shtetin e tyre . Rivaliteti i nxitur edhe nga serbët që kanë dhanë shuma të majme parash ka çuar më 2 mars 1925 në Bari të Italisë në vrasjen e Luigj Gurakuqit,nga Balitian Stambolla.
    Dy – tri javë më vonë saktësisht më 29 mars 1925 xhandarë të Kadri Mehmetit e vrasin në Shpellën e Dragobisë, Bajram Currin.
    Kurse më 14 gusht të vitit 1933 në Selanik të Greqisë, Ibrahim Reçi e vret Hasan Prishtinën.
    Pas, Skënderbeut Hasan Prishtina ishte figura më madhore e kombit shqiptar. Ai rrëzoi dy Qeveri Perandorie, dhe i kërkoj dyluftim një deputeti xhonturk që i kishte rënë shpullë një përfaqësuesi shqiptar në Parlamentin e Turqisë, që ishte në moshë të shtyrë.
    Katër – pesë pika të përpiluara nga Hasan Prishtina të shtruara në Parlamentin turk, parashihnin krijimin e një shteti të Pavarur Shqiptar,me bashkim të të gjitha trojeve tona.

  2. “por është i vetmi që e kuptoi prapavinë e okupimit austriak, sepse nuk e ndihmuan më 1915/16 që ta sulmoi ushtrinë serbe “.
    Kete e thote H.Bajrami ne kete shkrim!Austria e beri shtetin shqiptar , do te doja te dija ku do t’e ishim po t’mos krijonte Shqiperin , Austria?! Per kete eshte e shkruar nje liber me titull:Si e krijoj Austro-Hungaria shtetin shqiptar ,nga Elena Kocaqi-Levanti.
    Do te doja te dija opinionin e H.Bajramit per kete liber ,si dhe t’na i sjelle faktet se Hasan Prishtina qenka deklarue kunder Austrise.
    Pyes, nese din dikush te pergjigjet ,perse H.Bajrami ka kete opinion anti Austriak?Kujtone edhe ngulmimin e H.Bajramit per ta perbaltur figuren Kurt Valdhajmit.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu