Një ditë e re, dhe një tjetër depo armësh ruse e hedhur në erë. Sulmi i fundit, që këtë herë ndodhi në një depo municionesh pranë Majskoje në gadishullin e Krimesë, nxjerr në pah 3 aspekte të veçanta të kësaj faze të luftës, dhe shkallën në të cilën Kievi po i përshtatet asaj më shpejt dhe nënjë mënyrë efektive se sa Moska.
Edhe pse nëse është i vërtetë, pretendimi i Moskës se sulmi në Majskoje u krye nga “diversantë”, do të përfaqësonte një qasje të re interesante. (Por edhe një siklet për forcat ruse të sigurisë, duke pasur parasysh se autorët e supozuar arritën të zhdukeshin pa lënë gjurmë).
Për rusët kjo është “Thembra e Akilit”. Pasi ata janë të prirur të mbështeten tek disa qendra furnizimi më të mëdha dhe sa më afër vijës së parë të frontit që jetë e mundur, për të minimizuar distancat që duhet të përshkojë flota e tyre e kufizuar e kamionëve.
Meqë rusët janë mbështetur tek bombardimet masive për përparimet që kanë bërë, kjo e degradon seriozisht aftësitë e tyre sulmuese, si dhe aftësinë e tyre për të ndalur çdo kundërsulm të ukrainasve.
Pastaj është përdorimi i mirë i dronëve, skautëve të fshehtë në terren, apo informatorëve në mesin e popullatës që tani qëndron prapa vijës së frontit në zonën tashmë të pushtuar nga rusët. Pavarësisht përpjekjeve për të konfiskuar telefonat celularë të ushtarëve të tyre, dhe për të parandaluar rrjedhjen e informacionit të zbatueshëm, rusët po “notojnë kundër rrymës”.
Për shembull, një sulm raketor i kohëve të fundit mbi një seli të forcës mercenare Vagner në Popasna, u krye falë postimit të pakujdesshëm në mediat sociale të një gazetari pro-rus. Kur
ai ngarkoi në Telegram një foto që tregonte bazën dhe një shenjë në rruge, ai u dha pa dashje ukrainasve të dhëna për të identifikuar vendndodhjen e saj, në mënyrë që mund të shënjestrohej duke përdorur koordinatat GPS.
Por paprekshëmeria e tij relative – për shkak të bazave, aeroporteve dhe qendrave të shumta furnizimit – që gëzonte deri disa ditë më parë është tashmë një gjë që i përket së kaluarës. Nga ana tjetër, asnjë nga këto zhvillime surprizuese nuk sugjeron se është e pashmangshme një fitore e Ukrainës.
Është gjithmonë e rrezikshme që Rusia të konsiderohet e humbur. Por këto sulme nënvizojnë shkallën e madhe në të cilën ukrainasit po përshtaten më shpejt dhe më efektivisht se armiku i tyre, duke marrë sasi të mëdha ndihme ushtarake perëndimore dhe duke e përdorur atë në mënyra që maksimizojnë forcat e tyre, dhe ua mohojnë rusëve shfaqjen e forcës së tyre.
Kjo nuk është vetëm një çështje e numrit të madh të ushtarëve apo peshës së bombardimeve, madje as e taktikave dhe cilësisë së komandës. Është një luftë e imagjinatës dhe përshtatjes, dhe këtu ukrainasit kanë demonstruar sërish avantazhin e tyre. / “Spectator”