ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Me vizitat në selitë e partive politike, Rrahman Jasharaj i dha ngjyrë politike grevës!

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

___

Sindikatat janë dhe formohen me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, por jo vetëm kaq. Ato janë edhe opozita të qeverive. Përvoja jetësore na ka mësuar se ato edhe mund të rrëzojnë qeveritë dhe të marrin vet pushtetin. Shembull, rasti i Leh Valensës në Poloni, botërisht është i njohur. Por dihet sheshazi se sindikatat në Kosovë, janë formuar më shumë sipas një inercioni totalitar, sesa si burim i vullnetit të punëtorëve . Ka ndodhur, që në formimin e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, në një ceremoni në Grand, të kenë qenë pjesëmarrës edhe këshilltarë politikë!

-Prej sindikatave më e zëshmja ka qenë SBASHK-u, i cili nuk arriti kurrë ta zbatojë Kontratën Kolektive dhe çuditërisht nuk nguli këmbë seriozisht për këtë! Ky është një sinjal se, kjo Sindikatë që ka një armatë të anëtarësisë pas vete, mund të jetë zënë me tharmin politik, siç janë bërë edhe të tjerat, që është keq për lëvizjet sindikale.

Kosova dhe secili vend demokratik ka nevojë për sindikata apolitike, sepse ato janë të shëndetshme për demokracionë. Por, vizita e sotme e kryetarit të SBASHK-ut në selitë e partive politike dha një sinjal të qartë se edhe SBASHK-u, është i politizuar.

Do të ishte “normale”, që përfaqësuesit e partive politike ta vizitonin SBASHK-un dhe të interesoheshin për gjendjen e grevistëve, por shkruarja te “padronët” dhe thirrja drejtuar atyre :”Ejani të mos lejojmë krijimin e një sistemit diktatorial”, flet për shkallën e politizimit dhe jo vetëm të saj. Kjo vizitë, nxjerr në shesh edhe një frikë, që kreu i SBASHK-ut e manifeston, pas thirrjes së Ministrit të financave për t’i hetuar për mjetet e anëtarësisë, që kapin shifren mbi 3 milionë euro! Nëse analizohet realisht dhe me gjakftohtësi se, a ishte momenti për këto greva, përgjigja do të ishte jo, për shkak të një interesi madhor nacional, nëpër të cilin po kalon Kosova.

Por, për grevën nuk janë “fajtorë” vetëm sindikalistët. Fajtorë, mbase më të mdhenj janë qeveritë, duke e përfshirë edhe këtë qeveri, që nuk miratuan Ligjin e Pagave, i cili ka më shumë se 15 vite që qarkullon nga një sirtar, në sirtarin tjetër. Mospuna e qeverive dhe e kësaj sot e solli gjendjen këtu ku është.

Lendohet sistemi asimor edhe ashtu i brisht, dëmtohen nxënësit dhe interesat e tyre për mësimnxënie. Për të dalur nga kjo gjendje, ekziston një rrugë e shpejtë dhe efikase e ajo duhet të përshkohet me një dialog ndërmjet Sindikatës dhe Qeverisë, për t’u gjetur një kompromis në mënyrë që të ndërpritet bojkoti i procesit arsimor dhe ai i punës. Ndryshe, vazhdimi i gjendjes së njejtë nuk i amniston nga përgjegjësia as Sindikatën as Qeverinë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Sindikatë politike. Sindikata e arsimit me mirë do të ishte të regjistrohet si parti politike . Edhe intersat e mësueve do ti mbronte më mirë

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu