ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Mediat, retorika dhe debati publik

Shkrime relevante

Shpërndaj

Nail Draga, Ulqin

Prezantimi në media dhe zhvillimi i debatit publik gjatë fushatës para e paszgjedhore mbetën çështja me e diskutueshme për pjesëmarrësit nga partitë politike, analistë e shoqëria civile duke dëshmuar retorikën dhe përgatitjen profesionale të individëve pjesëmarrës e më këtë edhe të subjektëve të cilët i përfaqësojnë, ndërsa i mbetet opinionit të gjerë të vlerësojë, qasjen profesionale, seriozitetin e në veçanti realitetin shoqëror pa anime ndaj subjektëve në skenën politike në mjedisin përkatës!

Nga themelimi i tyre, pushteti është synimi kryesor i partive politike në pluralizëm dhe si të tilla angazhohen me tërë kapacitetin, për të arritur qëllimin. Por, praktika e deri tashme dëshmon se për të realizuar objektivin nuk zgjidhen mjete, sepse pushteti është karrem për të gjithë pjesëmarrësit në skenën politike, ku përvoja kohore 30 vjeçare ofron mundësi për analiza dhe përfundime në këtë drejtim.
Kulturën politike nuk duhet trajtuar si dukuri të izoluar nga raportet shoqërore, por e kundërta si pjesë e realitetit shoqëror të pluralizmit politik. Është çështje tjetër se në vendet e ish kampit socialist pluralizmi është ende i pakonsoliduar dhe si i tillë kemi pakënaqësi të natyrave të ndryshme, madje edhe zgjedhje jo të lira dhe të kontestuara nga qytetarët e mjediseve përkatës. Pikërisht nga manipulimi dhe mosbesimi në pushtet, opozita në ca vende ka bojkotuar zgjedhjet, ku si dëshmi është rasti në Serbi vitin e kaluar, apo zgjedhjet lokale në disa komuna në Mal të Zi më herët nga opozita proserbe! Po ashtu kujtojmë më këtë rast edhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri nga PD në vitin 2019.

Kultura politike dëshmi e subjektëve dhe e individëve

Por, si qëndron situata në hapësirën etno-gjeografike shqiptare ku veprojnë një numër i konsiderueshëm i partive politike. Më paraqitjen e pluralizmit në skenën politike u paraqitën shumë subjekte politike me ambicie për të qënë pjesë e pushtetit në nivel lokal dhe atë qendror. Në këtë dimension hapësira etno-gjeografike shqiptare ofron të dhëna për qasje shumëdimensionale, ndërsa më këtë rast në mënyrë të veçantë do të trajtojmë kulturën politike që është dëshmi e individëve dhe subjekteve politike pjesëmarrëse në fushatat zgjedhore. E cekim fushatë parazgjedhore sepse pas zgjedhjeve varësisht prej rezultatit të arritur ndryshon edhe qëndrimi i tyre ndaj konkurrentëve politik.
Në këtë gamë të çështjeve janë përfshi edhe gazetarë, apo analistë të ndryshëm(!?) të cilët me komentet e tyre kanë humbur etikën sepse me apo pa qellim përdorin fjalë të padënja që nuk i nderojnë, sepse fushatat kanë kohën e kufizuar, deri në ditën e zgjedhjeve. Trajtimi i çështjeve në mënyrë të njëanshme, me egoizëm dhe gjelozi, duke tentuar të njollosin individet apo subjektët e ndryshme, nuk është në favor të realitetit dhe të analizës së raportëve shoqërore. Një qasje e tillë është e tejkaluar sepse qytetarët kanë përvojë të mjaftueshme për të kuptuar realitetin shoqëror dhe interesin e individëve apo të subjektëve politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Qytetarët nuk i pranojnë manipulimet

Në këtë aspekt rasti i deformimëve të skenës politike në Kosovë, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dëshmoi qartë se qytetarët nuk pranojnë mashtrime e tallje nga partitë politike të cilët për interesa personale apo të klanëve të ndryshme nuk mbajtën premtimet parazgjedhore, por i zhgënjyen pas zgjedhjeve. Rasti i LDK, është tipik i dënimit nga qytetarët për manipulimet e zgjedhjeve, që u dëshmu me përgjysmimin e e elektoratit votues, duke e ulur këtë subjekt politik në rezultatin më të dobët historik të saj(!).
Ishte ky leksion demokratik nga elektorati votues, sepse nuk kanë mundur të përpijnë zhgënjimin partiak, andaj e dënuan më votën e tyre, ashtu si e kanë merituar. Një veprim i tillë joparimor kishte të bënte kryesisht me dy çështje kyçe; prishjen e koalicionit me LVV(shkurt-mars 2020) dhe largimin e V.Osmanit nga LDK, si deputetja me e votuar, ishte shkaku i disfatës së LDK, që ndikoj në fitorën historike të LVV, më 50.28% e votave të përgjithshme.
Nga ana tjetër me rastin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri me 25 prill 2021, kishim një fushatë plot tension sidomos në dhjetëditëshin e fundit, ku munguan incidentet fizike, madje plagosje e vrasje të individëve! Ishin këto veprime të cilat nuk janë në favor të zgjedhjeve dhe të qytetarëve, por siduket individë militant apo klane të ndryshme partiake e kishin si skenar për të realizuar obligimet e tyre para padronëve për përfitime politike. Dukuritë e tilla nuk janë të panjohura, sepse kanë ndodhur edhe më herët, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me mugesën e kulturës politike në pluralizëm si kudo në botën e qytetëruar.

Sondazhët dëshmi e momentit

Çështje të veçantë paraqet publikimi i sondazhëve të realizuar nga subjekte të ndryshme duke ofruar të dhëna për momentin kur janë zhvilluar ata. Ne këtë aspekt disa subjekte apo agjensi janë të specializuara që parashikojnë rezultatet zgjedhore ne diferencë të vogël, duke kriuar besueshmëri të opinion i gjerë. Në këtë aspekt sondazhet e realizuar para zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin unike se dihej me herët se LVV do të jetë fituese e zgjedhjeve, por çështja qendronte se cila parti do të jetë e dyta dhe e treta.
Nga ana tjetër para zgjedhjeve të 25 prillit ë Shqipëri, sondazhet i jepnin përparësi PS, ndërsa PD dhe LSI së bashku kishin luhatje sepse së bashku dilnin afër PS e madje disa i paraqitnin edhe si fitues të zgjedhjeve. Dilema ka qendruar te partite e vogla konkuruese sepse askush nuk i ka llogaritur si mundësi e mbeshtetjës nga elektorati votues duke iu prishur llogaritë PS e PD-LSI. Një konsttaim të tillë e ka mundësuar sistemi zgjedhor se do të ishte situate tjetër po qëse Shqipëria të ishte një njësi zgjedhore e jo në 12 qarqe si është tani.

Zhvlerësimi i debatit publik

Çështje të veçantë paraqesin mediat të cilat prezantojnë kandidatët, partitë politike dhe programet e tyre në fushatë parazgjedhore. Por, mëgjithë angazhin për të qenë korrekt me publikun dhe elektoratin votues, në shumë media është zhvlerësuar debati publik, duke humbur misionin e tyre.
Sepse në vend që mediat të angazhohën nga analizimi i programeve partiake duke prezantuar përparësitë ndaj subjektëve konkuruese dhe të dobësitë e pushtetit në mos realizimin e premtimeve parazgjedhore e në veçanti në dështimin e qeverisjës në shumë drejtime, jemi dëshmitarë se ata janë shndërruar në arenë sharjësh e fyerjësh në mes të ashtuquajtur analistësh, duke zhvlerësuar debatin publik.
Po ashtu bie në sy se mediat në programët e tyre pothuaj ftojnë të njëjtit mysafir në programin e tyre, qe jep per të kuptuar se ata janë të pazëvendësueshëm, madje janë bërë gjithologë, sepse i japin vetës të drejtë të diskutojnë për të gjitha temat. Nga një veprim i tillë joserioz të shikuesit krion antipati me efekte negative për mediat!
Kujtojmë këtu zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, që u dëshmu një debat të pa artikuluar politik në mediat elektronike, me njëanshmëri e diletantizëm personal që nuk nderojnë as mediat që i ftojnë mysafirët apo opionistët e tillë të cilët kanë mungesë të kulturës personale dhe qasjeve profesionale.

Marketingu politik si mision

Është bërë dukuri e përgjithshme se nëse nuk marrin pjesë në debate televizive nga strukturat partiake, partitë politike të angazhojnë gazetarë e analistë të ndryshëm për mbeshtetje, të programit apo pikëpamjeve të tyre. Dhe të tillët nuk shqetësohen për retorikën dhe fjalorin e përdorur, sepse si qellim kanë të realizojnë „besueshmërinë“ e tyre ndaj subjektit të cilin e mbeshtet.Madje sa me banal të prezantohen, për çudi me shumë kanë ftesa që të marrin pjesë në debatet televizive.
Dukuria e tillë nuk është tipike vetëm për partitë opozitare por edhe për pozitën, sepse marketingu politik ka vetëm një mision, për ta sulmuar konkurentin e garës zgjedhore. Sepse qellimi arsyeton mjetët, për të reflektuar në elektoratin votues në zgjedhje që sipas tyre arsyeton fjalorin e prezantuar në këto debate publike.

(Maj 2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu