ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Mëdyshje e madhe se a mos duhet t’i propozojmë Jurisë së Çmimit “NOBEL”, të vendosi aktivitetin e saj në Shqipëri…?!

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

JEMI VËNË PËRPARA DILEMËS: Mos duhet t’i propozojmë Jurisë së Çmimit “Nobel” të vendosi aktivitetin e saj në Shqipëri, se këtu kemi zbuluar të paktën mbi 20 shkrimtarë, që “nuk ju është dhënë e drejta ” për të marrë çmimin Nobel ” para Kadaresë.
Ndërkohë, që kombi shqiptar mban zi, një pjesë e shqiptarëve kanë shpërthyer në urrejtje ndaj Kadaresë. Ata ndahen në dy kategori: E para janë injorantët, që nuk kanë lexuar dhe kuptuar asnjë rrjesht nga Kadareja dhe të dytët: Janë të gjithë kundërshtarët e tij politikë, të cilët këmbëngulin se Kadareja- meqë nuk mbështeti Berishën, që shkaktërroi e dogji Shqipërinë e akuzojnë shkrimtarin e madh si mbështetës të diktaturës.
Ismail Kadareja ishte shkrimtari më i persekutuar në diktaturë, se ai mundi t’i përcjellë idetë e tij demokratike e perendimore gjatë saj. Kadareja u godit nga vetë sistemi, u godit nga kolegët e tij, që donin ta eleminonin Kadarenë.
Në këtë ndërhyrje në këtë ditë zije dua të ndalem tek sulmi, që po i bëhet Kadaresë që nga dita e djeshme. Ç’far nuk kanë shkruar njerëzit për të fyer Kadarenë. Mes tyre dhe njeri, që deklaronte injorancën e tij duke thënë; “Nuk kam lexuar asnjë rresht nga Kadareja, se nuk më ka pëlqyer”! Shumica, duke u munduar të ulin vlerat e Kadaresë ngrenë vlerat e shkrimtarëve të tjerë, që qenkan më të “mëdhenj” se Kadareja. Përmenden mjaft emra si: Dritëro Agolli, Migjeni, Gjergj Fishta, Faik Konica, patriotët e rilindjes e vëllezërit Frashëri dhe shumë të tjerë.
Nuk po përmend këtu deklarata të shumta të shkrimtarëve të kohës së demokracisë, që as nuk pranojnë të krahasohen me Kadarenë dhe, të gjithë kundërshtarët në emrues të përbashkët thonë: Ç’është Kadareja? Ka shumë të tjerë, që janë më të mirë “!
Përpara kësaj gjendje nuk na mbetet gjë tjetër veç t’i kërkojmë Jurisë së Çmimit “Nobël” të vijë e ta vendosi aktivitetin në Shqipëri, se këtu ka të paktën mbi 20 shkrimtarë, që duhet ta kishin marrë çmimin Nobel ” para Kadaresë.
Qëndrimi më skandaloz i palaçove të politikës shkon më larg. Dikush propozon të varroset tek vëllezërit Frashëri! U përgjigjën: “Pranë gjenialëve Frashëri do të varroset Kadareja”?
Meqë këta njerëz nuk e kanë kuptuar kush është Kadareja: “KADAREJA ËSHTË SHKRIMTARI MË I MADH, QË KA NXJERRË KOMBI SHQIPTAR GJATË GJITHË HISTORISË SË TIJ”!
Si i tillë vendi ku duhet të varroset Ismail Kadareja mendoj – nuk mund të jetë tek vëllezërit Frashëri , por në NJË QENDËR MUZEALE TË KRIJUAR POSAÇËRISHT PËR GJENIALIN ISMAIL KADARENË!
Mund të jetë një imazh bardhezi i 1 person

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. “Përpara kësaj gjendje nuk na mbetet gjë tjetër veç t’i kërkojmë Jurisë së Çmimit “Nobël” të vijë e ta vendosi aktivitetin në shqipëri…”.

    Zotni Reshit Lala, emni i vendit tone nuk shkruhet “shqipëri” me germe te VOGEL, por “Shqipëri” me germe te MADHE.

  2. Të gjitha ecjet nëpër periudha historike dëshmojnë se ne , jemi varrëmihës të vetvetes .
    Padyshim që shkrimtarët e cituar ishin perla të letërsisë sonë,mirëpo ata jetuan në një periudhë që fjala e tyre e penguar dhe e censuruar nga diktatura nuk depërtoi jashtë Shqipërisë.
    Ismail Kadare ishte krijues me përmasa botërore . Veprat e tij i njeh e gjithë bota. Vallë çfarë do të fitonim si komb nga burgosja apo internimi i tij?
    Vdekja e tij në Mediet e huaja ishte kryelajm.
    Kurse partizanët tanë roje të Facbookut pa i lexuar as dhjetë rreshta të veprave të Ismail Kadaresë,shkruan kundër tij,fjalë ofenduese që sikur t,i dëgjonim edhe në sokak duhej të ndiheshmi të turpëruar.
    Çdo lexues frankofonë në bibliotekën e vet i ka të paktën 4- 5 vepra të Ismail Kadaresë . Ishte viti 1998 kur një zonjë i bëra dhuratë për ditëlindje Gjeneralin e Ushtrisë së vdekur, përveç mirënjohjes mora nga kjo zonjë e nderuar që e konsideronim si gjyshe të vërtetë të familjes 10 – libra të shkrimtarëve botëror .
    Zonja,Clodine Schnaider kishte mbetur e mahnitur nga leximi i veprës së Ismail Kadaresë . Sikurse kombet e tjera të mëdha e të vogëla ta kishin një krijues të përmasave të Kadaresë, do ta mbanin në pëllëmbë dore . Tek ne paradite je hero e pas ditës tradhtar. Deri kur do të vazhdojmë me vetëvrasjen e vetvetes ?!…

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu