ARKIVI:
28 Nëntor 2024

Mëdyshjet rreth vitit të vdekjes së Gjergj Kastriotit

Shkrime relevante

112 vjet shtet, 111 vjet ndarje për shqiptarët!

Florim Zeqa   Edhe 112 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjen...

Lamtumirë, koleg i dashur: Pushofsh në paqe Profesor Sami Repishti, emri dhe trashëgëmia yte do të kujtohen përjetë

Nga: Frank Shkreli   Ndërroi jetë Profesor Sami Repishti në moshën 99-vjeçare. Kalimi...

Islami Politik dhe Lëvizjet për Braktisjen e Fesë Islame, nxitën kthimin e Shqiptarëve në Krishterizëm

Nga: Luan Dibrani, Gjermani Përmbledhje informativa njëvjeçare: Në vitin e fundit, lëvizjet që...

Reportazhi i vitit 1996 që paralajmëronte bashkimin kombëtar – heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

Nga:Behlul Jashari, Prishtinë PRISHTINË, 27  Nëntor  2024/ Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë risjellim...

Shpërndaj

Jahja Drançolli, historian
___
Dilema rreth vitit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe vitit të botimit të veprës kushuar Heroit: Sipas Kalendarit Gregorian dita e sotme, 17 janari i vitit 1468 shënon ditën e vdekjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Rizbulimi i dy mbishkrimeve në grafikën e Skënderbeut të vitit 1466, çojnë të dyshohet se vepra “Historia de vita et gestis Scanderbegi Epirotarum Principis”, e humanistit Marin Barleci është shkruar në vitin 1493 përkatësisht 15 vjet para se të botohet në Romë, rreth viteve 1508/10!
Në grafikën që e kemi në dorë i ndeshim dy mbishkrime në pjesën e sipërme dhe në pjesën e poshtme të saj të njohura ç’prej shekujve XVIII-XIX në historiografinë angleze, hungareze e kroate. Në mbishkrimin e sipërm lexojmë këtë përmbajtje: “Obiit anno Domini 1466. XIV. Kalend (as) Februar (ias) Aetatis A(nn)o 63. Impero vero XXIV.”, që në përkthim të lirë do të thotë: “Vdiq në vitin e Zotit 1466, datën e 17 janarit në moshën 63-vjeçare, në vitin 24 të sundimit.”.
Ndërkaq, në mbishkrimin e poshtëm të grafikës fiksohet viti 1493 (14-93), si datë që shënon shkruarjen e veprës kushtuar Skënderbeut nga Barleci. Data në fjalë paraqitet në të dy anët e mbishkrimit: “Signor Scander Bego” (“Kryezoti Skënderbe”). Mbështetur në mbishkrimin e sipërm, data e vdekjes së Atit të Kombit (1466) vlerësohet si një shmangie nga data 17 janar 1468, datë kjo të cilën e ndeshim përgjithësisht në historiografinë shqiptare. Mirëpo, në historiografinë jo vetëm të vjetër botërore, përveç vitit 1468 do të ndeshim edhe vitet 1466 dhe 1467. Vitet e përmendura dalin si rrjedhojë e varieteteve kronologjike të shekullit XV.
Në rastin konkret është fjala për llogaritjen e viteve sipas stilit venedikas (Mos Venetus), e cila ndryshonte nga ndonjë llogaritje të stilit tjetër nga koha që ndërlidhet me jetën dhe veprën e Skënderbeut. Së këtejmi, llogaritja e fillimit të vitit sipas stilit venedikas nuk është 1 janari por 1 marsi, që në raport me vitin tonë qytetar mbetet pas për dy muaj. Stili venedikas i llogaritjes ka qenë i pranishëm në pjesët bregdetare të Arbërisë ç’prej shekullit XIII!
Prishtinë, më 17 janar 2024

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu