ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Megjithatë, krahasimet bëhen, edhe kur çalojnë !

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Meqë kaloi Dita Botërore kundër tërbimit (hidrofobisë), po marrë guximin me notua kundër valëve. Që disa ditë, edhe kur si humor krahasoja mendësinë ideopolitike të KM Kurti me atë të Millosheviqit, e sidomos kur krahasoja mënyrat e sundimit, ngritej cunami në legenin kurtian, sikur të kisha blasfemuar kundër profetit Mohamed. Tashmë militantët paramilitaristë kurtianë janë bërë më agresiv se xhihadistët mohamedanë.
Karl Marks: “Historia përsëritet gjithmonë dy herë – herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë.” [Die Geschichte wiederholt sich immer zweimal – das erste Mal als Tragëdie, das zweite Mal als Farce.]
Nuk duhet të jetë e vërtetë! Por nuk është tematikë marksizmi, se mund të revoltohen marksistët për këtë kundërshtim.
Për ata që kanë harruar dhe për ata që kanë lind më vonë, po ofroi informacion telegrafik.
Pasi Millosheviqi zhbëri autonominë (KSA) të Kosovës në mars 1989, u përcaktua për taktikë interesante: duhet të ketë urdhëruar themelimin e partive politike shqiptare përmes marionetave, si Jusuf Buxhovi, Mehmet Kraja, Milazim Krasniqi dhe sisoji i tyre, të cilët shërbimet i kishin afirmuar si intelektual modernë. Ato u legalizuan me regjistrime në institucion kompetent. Brenda pak javësh në LDK u anëtarësuan pothuajse të gjithë shqiptarët (e propagandonin shifrën 1,2 milionë anëtarë).
Millosheviqi zuri të ushtronte sovranizmin në Kosovë, por me “dhunë të mëndafsht”. Shqiptarët e kundërshtuan. Pasuan dorëheqjet edhe nga punët fizike në fabrika “shoqërore”, të cilat u tjetrësuan juridikisht në fabrika të Serbisë. Pasuan kundërshtimet e planprogrameve të Serbisë edhe për shkollat fillore, të mesme dhe të larta. Shqiptarët kundërshtuan, prandaj u dëbuan nga objektet, tashmë të Shtetit serb. E kështu me radhë, u zhbënë edhe të gjitha llojet e organizimeve politike, si Lidhja Komuniste, Lidhja e Rinisë Socialiste, Lidhja Socialiste e Popullit Punues, Lidhja e Grave…, deri edhe Mbrojtja Popullore. Kuvendi i Kosovës, jashtë ndërtesës së Kuvendit, në korrik e shtator 1990, shpalli Republikën e Kosovës. Quditërisht Millosheviqi nuk burgosi asnjë parlamentar, as nga ata që kishin votuar kundër zhbërjes së Autonomisë në mars 1989, as nga ata të vendimmarrjeve të korrikut e shtatorit 1990.
Millosheviqi toleroi “zgjedhjetë lira” parlamentare e presidenciale në Republikën virtuale të Kosovës; toleroi arsim “paralel”, toleroi edhe “shtet paralel”. Gjithëçka mund të thonin e shkruanin, të kritikonin. Vetëm dhuna e armatosur çlirimtare, nuk tolerohej, as të propadohej, as të praktikohej, njësoj si nuk tolerohen as në shtetin më demokratik në Botë. U jepte edhe pasaporta diplomatike liderucëve shqiptarë që ndërmerrnin “turizëm politik” për ta prezentuar gjendjen në Kosovë dhe për ta propaganduar Republikën e Kosovës. Asnjërin prej tyre nuk e burgoste, edhe pse ata i bënin publike çka kishin thënë gjatë “turizmit politik”. Toleronte edhe “arratisjen” e rinisë në Perëndim…
Të gjitha këto dhe të tjerat që nuk po i evidentoj, që të mos e zgjat më tepër se mjaft tekstin, Millosheviqi i toleroi, sepse donte t’u lente kohë shqiptarëve të ambientoheshin në Serbinë e madhe dhe ta harxhonin energjinë rrebeluese, çlirimtare, të tyre. Bile edhe në mars 1998 toleroi “zgjedhje të lira” në Kosovë, që t’i përdorte ato si argument se nuk po vret shqiptarë pacifistë, por vetëm “terroristë”, siç i quante ai pjesëtarët e UÇK-së. Të gjitha qeveritë në botë e përkrahnin Millosheviqin, edhe pse tek-tuk bënin ndonjë kritikë për ashpërsi të agresivitetit, për hir të rëndit të gjerave.
Përkrahje e Millosheviqit nga gjithë Botës vazhdoi deri më 23 mars 1999. Atë ditë ndodhi Kthesa e madhe, për 180 shkallë, meqë Millosheviqi, i përfshirë nga deliri i sovranizmit serbomadh, definitivisht refuzoi ta nënshkruante Marrëveshjen e Konfenrecës në Rambuje, e cila ishte PRO Serbisë dhe KUNDëR Kosovës, pavarësisht se shumë ideotiotë e lavdojnë atë Marrëveshje!
Edhe pasi filluan bombardimet nga NATO, më 24 mars 1999, Millosheviqi e toleronte “presidentin” Ibrahim Rugova. Bile kishte urdhëruar ruajtjen e tij fizike, sepse trembej mos po ia vret UÇK-ja. Me atë “president” në fund të prillit 1999 bëri marrëveshje për zgjidhje paqësore të çështjs shqiptare në Serbi. Bile edhe e eksportoi me aeroplan special, nga Beogradi në Romë, më 5 maj 1999.
Këto janë fakte, nuk janë interpretime e komente.
Taktika e Millosheviqit ishte e zgjuar. Por fatmirësisht gaboi! Nëse do ta nënshkruante Marrëveshjen e Konfencës në Rambuje, Kosova do të ishte pjesë e Serbisë së madhe dhe NATO do e mbronte Shtetin e Serbisë, duke shtyp edhe kryengritjen e armatosur çlirimtare të shiptarëve të guximshëm.
Ata që nuk kanë habër për ideologjitë, nuk e dinë se idologjia e Millosheviqit dhe e Kurtit ngjajnë mes tyre si dy pika uji – nacionalsocialiste (që e ka kombin prioritet; socializmi leninist kishte prioritet internacionalizmin).
Fatkeqësisht KM Kurti nuk e imitojë pjesërisht taktikën e Millosheviqit – për të toleruar popullatën sebe në Republikën e Kosovës, deri sa të ambientohen në Shtetësinë e Kosovës, siç i toleroi Millosheviqi shqiptarët në Serbinë e Madhe gjatë viteve 1989-1997. Me sovranizëm dëlirant, jo vetëm që ua ndaloi serbëve të votonin për institucionet në Serbi, por edhe propagandonte atë “sovranizëm” më shpesh se mjaft. Millosheviqi i ka toleruar të gjitha “zgjedhjet e lira”, bile edhe referndumi e shqiptarëve për pavarësi. Edhe ne emigrantëve na toleronin shtetet nikoçire, të ishim pjesë e atyre “zegjedhjeve të lira” e referndumi…
E pyeta Dr. med. Liri Loshin, kurtianin racional, mjekun shqiptaro-kanadez, ish-kuadrin e UÇK-së, kandidatin e LVV në zgjedhjet parlamtare, si do të reagonte KM Kurti nëse serbët në Kosovë veriore do të vendosnin që të bënin zgjedhje të lira, të pavarura nga institucionet e Shtetit të Kosovës. Mirë që harrova si është përgjegj. Rëndom, si të orkestruar, broçkullisin: “KM Kurti ka të drejtë kushtetuese e ligjore me e ushtrua sovranizmin e plotë në gjithë territorin e Republikë së Kosovës!” A nuk kishte të drejtë kushtetuese e ligjore Millosheviqi me i ndalua “zgjedhjet e lira” të shqiptarëve?! Akoma më provokues është fakti, edhe fashistoidi Vuçiq ka të drejtë kushtetuese e ligjore me e ushtrua sovranizmin në gjithë territorin kushtetues të Serbisë (që e përfshin edhe Kosovën), por, as nuk po e lejojnë, as nuk po e provon, sepse është më i zgjuar se sovranisti nacionalsocialist Kurti.
Për momentin askush nuk po guxon me shpreh mendimin, se euforia triumfaliste që po manifestohet për fitorën e të dielës, do të mund të eskalon, sepse suksesi i të dielës ishte akcidental; kryengritësit kosovarë, të etnisë serbe, që në mënyrë të orkestruar po i quajmë terroristë, vranë “gabimisht” policin Afrim Bujupi, i cili ngjanë se nuk e ka ditë ke po provonte ta pengonte në ngritje të barikadimit të rrugës me dy kamion të sapo pozicionuar. Prandaj, nga momenti i vrasjes e deri në agim Policia e Kosovës pati kohë të angazhohej, por jo në ato përmasa sa të mos mund të arratisej asnjë kryengritës i armatosur deri në dhëmbë.
Uroj popullsia serbe, në Kosovë e Serbi, të mos përcaktohet për hakmarrje!
Uroj të ndërpritet menjëherë eufora triumfaliste, se po nxit shovinizëm agresiv antiserb!
Uroj, katër kryetarët e katër komunave në Kosovën veriore, të tregohen më shqiptarë e më njerëzor se “udhëheqsat” e tyre – duke dhënë dorëheqje të menjëhershëm, sepse dorëheqja e tyre do të ishte mesazh racional për bashkëqytetarët serbë dhe për Aleancën Veri-Atlantike!
[ibrahim Kelmendi / tekst i pa redaktuar e i pa korrektuar.]
***
Fotoja ilustruese e huazuar nga:

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Lere ti Rugoven ne boten ose jeten e vet ne amshim. Ktheju fakteve dhe realiteteve ne terren.

    Krejt ata qe e quajten dikur Ibrahim Rugoven tradhetar te kombit (Thaci, Veseli etj…) dikur me vone i shkuan dhe i rane ne gjunj tek varri i tij ne Velani te Prishtines.

    Me mire tghuaje kete: “politika dhe diplomacia” e Kosoves, jane nje 2mut i vocer” te cilin nuk kane qare pa e hanger disa ne Kosove dhe diaspore qe ua japin votat demagogeve, matrapazeve dhe hipokriteve.

  2. ….!

    More i nderuari Ibrahim Kelmendi,

    more i burre i dheujt, more patriot!

    Si ti, si njefare Behgjet Shala dhe plot militant te tjere te se majtes kosovare: Kam verejtur se vazhdimisht e atakoni, kriminalizoni, denigroni ose fajesoni Ibrahim Rugoven per gjithecka qe ka ndodhur e nuk ka ndodhur ne Kosove.

    Nderkohe qe Dr. Rugova nuk ndodhet me ne jete.

    Nuk jane Rugova aq bythepambuk ose frikacak o Brahimoooo!

    Edhe vedt e kam kritikua dikur Dr. Rugoven, duke besua verberisht ne propaganden dhe “kauzen” e Hashim Thacit etj.

    Nuk jam pendua ose ba pishman aspak, te betohem.

    por, duke i pa Thacin dche te tjeret duke u perkulur para varrit te rugoves, te cilin gjate luftes e kishin shpallur armik te UCK-s dhe tradhetar te kombit, bashke me Bujar Bukoshin etj….me erdhe xhynah prej gazetave qe kisha shkrua dikur kunder z. Rugova. Me beso.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu