ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Memorandum i personaliteteve shqiptare të Stambollit

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Foto: Preveza në shek. XIX
E përgatiti: Agim Morina, Londër
Stamboll, 20 qershor 1878
Memorandum i personaliteteve shqiptare te Stambollit, disa prej të cilëve ishin anëtarë të «Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare”, drejtuar Kongresit të Berlinit me kërkesën për ruajtjen e tëresisë territoriale të Shqipërisë dhe për zbatimin e reformave.
“Ndërsa në gjirin e Kongresit të mbledhur në Berlin rrihen çështjet më të rëndësishme politike dhe nga vendimet e tij varen jeta dhe vdekja e kombësive të ndryshme të Perandorisë Osmane, populli shqiptar do të kryente, pa asnjë dyshim, një vetëvrasje të vërtetë në qoftë se nuk do të shpejtonte të ngrinte zërin dhe t’i parashtronte gjykimit te këtij areopagu të lartë evropian dëshirat dhe protestat e tij.
Ne do ta tepronim në qoftë se, në mes të shqetësimeve serioze që rrethojnë tani Kongresin do të fillonim të flisnin histori, për gjuhë dhe për etnografi për të provuar ekzistencën e Shqipërisë. Ne mjaftohemi të tregojmë këtu kufijtë e saj që fillojnë nga Tivari, Shkodra me të gjitha malet e banuara nga katolikë, nga Peja, Kurshumlia, Prishtina, Leskovaci, Vranja, Shkupi, Përlepi, Manastiri, Follorina, Kosturi, Grebeneja, Pindi, Kalarita dhe Narta, dhe mbarojnë ne gjirin e Ambrakisë 2. Ky vend, i përfshirë midis pikave të lartpërmendura dhe detit dhe që përbën historikisht, gjeografikisht dhe etnografikisht Shqipërinë, ka qenë, prej katër shekujsh, pjesë përbërëse e Perandorisë Osmane dhe e ka bashkuar historinë e vet ushtarake me historinë e Turqisë.
Populli shqiptar, i frymëzuar nga traditat e veta dhe nga interesat e veta, dëshiron dhe kërkon të jetojë ngushtësisht i bashkuar me Perandorinë, nën skeptrin e madhërisë së tij, sulltanit dhe nuk pranon me asnjë kusht që të shkëputet prej saj.
Por, në qoftë se si pasojë e traktatit te Shën-Stefanit mënyra e administrimit të brendshëm do të pësonte ndryshime, në ketë rast populli shqiptar kërkon që, pa u cënuar aspak të drejtat e paprekshme të sovranitetit të madhërisë së tij sulltanit, të formohet një komision ad hoc [për këtë qëllim] i përbërë nga shqiptarë dhe, nën mbikqyrjen e lartë e me pëlqimin e Portës së Lartë, të ketë mundësinë të studiojë formën dhe të hartojë rregulloret e institucioneve të reja lokale, duke ua përshtatur karakterit, zakoneve dhe nevojave të vendit.
Duke ia parashtruar dëshirat e veta Kongresit dhe duke iu lutur që të ketë mirësinë t’i marrë parasysh, populli shqiptar proteston përpara Evropës kundër aneksimit qoftë edhe të pjesës më të vogël të territorit të vet një kombësie tjetër ciladoqoftë dhe deklaron se është gati që të bëjë fli të gjitha forcat e veta jetike dhe ushtarake për ruajtjen e këtij vendimi të lartë, gjë që e quan një detvrë të shenjtë, të diktuar nga e drejta e vet dhe nga nderi i vet kombëtar.
Duke iu lutur shkëlqesës suaj që të ketë mirësinë t’ia parashtrojë Kongresit përmbajtjen e këtij memorandumi dhe ta përkrahë…
Rustem pasha Leskovaci
Omer Shevki
Hajredin pasha Tepelena
Hysameldin
P. Vassa
Zenel Abedin [Dino]
Omer Vrioni A.
Danish [Prishtina]
M.I. Seid Toptani
Sh. Sami [Frashëri]
Stamboll, më 20 qershor 1878
PAAA, Turqia 129, vëll. II, Aktet e Kongresit të Berlinit 1878, dok. nr. 86. Djalëria, Vienë, nr. 8, 1929, Xh. Belegu, v.p., 28-29; Përkthyer nga origjinali frengjisht.
(Akte te Rilindjes Kombëetare Shqiptare)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu