ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Menaxhimi i sigurisë së brendshme në Kosovë para dhe pas marrëveshjes se “Reciprocitetit”

Shkrime relevante

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

Nga: Engjell Gishti, historian  TRADITA ILIRO - ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE...

Vjosa Osmani, “kush kërcen, kafja falas…!”

Shkruan : Refiqe R.Hamiti ___ VJOSA OSMANI, KUSH KËRCEN ,KAFJA FALAS "S'ka ku...

Shpërndaj

Drizan Shala, Prishtinë
___
Shkrim që është shkruar nga ana ime në vitin 2021.
Por që ka efektin e saj edhe 2023 !
___
Pas konfliktit të vitit 1999, disa serbë të Kosovës në Mitrovicë/Mitrovica, në veri të lumit Ibër u tubuan për të parandaluar kalimin e lumit nga shqiptarët e Kosovës nga ana jugore. Në fillim njerëzit u tubuan spontanisht rreth urës, pa udhëheqje ose strukturë.Gradualisht, ata u bënë më të organizuar. Rojat e Urës, siç u bë i njohur ky grup, e konsideronte veten strukturë të sigurisë me tri funksione kryesore:
a. Të parandalojë hyrjen e shqiptarëve të Kosovës në Mitrovicën veriore;
b. Të grumbullojë informata mbi Forcën e Kosovës (KFOR) dhe Policinë Civile (CIVPOL); dhe
c. Të grumbullojë informata për çdo shqiptar të Kosovës që jetonte në veri
Këto aktivitete u shndërruan në punë të rregullt të Rojave të Urës, duke përfshirë këtu pagat dhe ndërrimet e caktuara. Pagat mblidheshin nga donacionet vullnetare të banorëve të Mitrovicës veriore, si dhe nga spitali i Mitrovicës së veriut, i financuar nga Ministria Serbe e Shëndetësisë (MSSH).
Aktualisht, ende ekziston një bërthamë aktive me një numër të papërcaktuar të Rojave të Urës, si dhe një grup më i madh i vlerësuar i cili mund të thirret sa herë që paraqitet nevoja. Rojat e Urës vazhdojnë ta monitorojnë urën dhe luajnë një rol jetik në mbajtjen e baraspeshës së pushtetit në Kosovën veriore.
Përveç Rojave të Urës, ekziston një prani e vazhdueshme e oficerëve të MPB-së në veri, përfshirë këtu si ish-oficerët e policisë në Mitrovicë para konfliktit ashtu dhe ata që janë dërguar nga Serbia për të grumbulluar informata dhe për të kryer shërbime të caktuara administrative. Oficerët e MPB-së nga Mitrovica kanë mbajtur një prani të pandryshueshme në këtë rajon, ndërsa oficerët nga Serbia me kalimin e kohës janë ndërruar me rotacion.
Përpos Rojeve të Urës pjese e grupeve kriminale janë edhe njërzit e Zvonko Veselinovic dhe Milan Radojicic të cilet janë përfasuesit politik të Beogradit zyrtar brenda institucioneve të Kosovës.
Institucionet e sigurisë se Kosovës kanë patur shtrirje të tyre që nga vitit 2011 në çdo pjese të tri komunave veriore të Kosovës duke luftuar grupet kriminale të cilat kanë vepruar nën petkun e Veselinovic dh Radojicic-it.
Me aksionin në veri të 20 shtatorit të 2021 mbi masen e reciprocitetit për targa , niveli politik ka dështuar në tri aspekte :
a. Atë politik duke lejuar që zyrtarisht të shkelet autoriteti i shtetit të Kosovës duke prodhurar tabela të makinave një shtet tjeter për qytetaret e tu me iniciale e qyteteve të tuja KM, GL, PR
b. Atë policor duke barazuar Forcen Policore të Kosovës me grupet kriminale duke hyre në neogciata për terhjekje.
c. Atë duke dorëzuar sovranitetin e sigurisë se brendshme nga autoritetet vendore të ajo ndërkombetare KFOR minimum 14 ditë e maximum varësisht nga zhvillimet në terren.
Shtrohet pyetja !
Çka nese institucionet vendore të sigurisë tentojnë që të luftojnë krimin dhe korrupcionin në ato tri komuna, a mund të llogarisë që mund ti dergojë NJRSH/NJSO /NJSI , në asistence apo me kete marrëveshje për reciprocitet njesitë speciale asesi nuk mund të hynë në atë pjese.
Frika e cila është legjitime është se a do të kërkojë Beogradi zyrtar që në atë pjese të dislokohet një force policore ( UNMIK /EULEX ) duke mos njohur dhe lejuar autoritetin zyrtar vendore të kryej punet bazuar në kushtetuten e vendit .
Pra ne duhet të jemi të kujdeshem në hapa për të mos dështuar në proces.
___
Autori është ekspert i sigurisë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu