ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Mendim apelues për ndërgjegjësim

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë thelb të mendimit apelues, të debatit të vërtet dhe të përmbajtjes së vërtetësisë që nuk mund të fshihet në mendimin filozofik. Mendimi është dialogu i brendshëm i shpirtit me vevten. Këto janë mendime të cilat më kanë shtyrë, në mendimin apelues (por mbi të gjitha në Themelimin e islamit politikë të zakoneve). Nga e cila rrjedhin shumë gabime morale me pasoja negative.
Tani le ta shtrojmë pyetjen: çlidhje ka shpirti me mendimin apelues dhe ndërgjegjen, me njohurit e saj të besueshme e të pavdekshme dhe e pandryshueshme e cila lidhej me realizimin që kanë të bëjnë me rrezikun me asimilimin e shqiptarëve nëpërmjetë imamëve e hoxhallarëve. E po mirë! Duhet të jesh vërtet erudit i verbuar nga sjelljet e tepruara për të mos e marrë seriozisht propozimin tim të tillë apelues ku bëhet fjalë për një shqyrtim kritik, që ka të bëjë me rreziqet e lidhjeve fetare, grackat e disa pjestarëve klanësh, imamësh politikë!
“Këtu nuk mund të hyjë ai që nuk e kupton mendimint tim apelues e filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vertëtësisë dhe të dialogut”. Patjeter, mendimi apelues (është trashëgemi e dialogut, argumenteve duke dhënë prova të sigurta dhe replika) nga e cila mund të nxjerrim gjthçka në të mirën e kombit”.
Me fjalën “apelues” e kam fjalën për një mendim të lirë që i bënë thirrje ndërgjegjes, moralit, vetvetes, dhe që, si të thuash, bind veten për nevojën për të thënë e guxuar diçka. Në të vërtetë ky është përfytyrimi që ia jep për vetveten dhe të tjerët: radikalizmi fetar, me të cilin hoxhallarët shndërronin dualizmin e vjetër të islamit politikë, dhe të vetë fillimeve të tij – dualiteti i “botës islame” dhe “asaj Erdoganiste”, në realitetin përjashtimore të ambasadorës turke, pra të dehjes krijuese dhe të euforisë së shkatërrimit, ose nevoja e pamposhtur për botën e egërsisë islame, që sundon dhe tërheq pas vetes gjithçka, duke ua nënshtruar vetë të vërtetën kërkesave të kësaj energjie negave.
Në këtë vetëndërgjegjesim të popullit, e konceptoj madje të vërtetën si një mjet të jetës, dhe vetëm duke filluar nga jeta, pra nga “vullneti i fuqisë”. E pra, mendimi im është kaq shumanshëm në drejtime në të cilat zhvillohet, sa që unë kam argumente të mjaftueshme me të cilat mund të shpjegoj karakterin apelues të mendimit tim, për ta luftuar (kangrenën turke), dhe në veçanti të (Organiazatës Famkeqe të TIKAS) në Prishtinë. Tek kjo e fundit e cila mundohet ti afrohet gjithnjë e më shumë kulturës shqiptare, derisa pothuajse njëjtësohet me të! Themeluesit (ose Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava), qenë dy burreca të “urtë” të rëndësishëm turk dhe themeluesit e një destabilizimi kulturor me anë të islamit politikë. Këta në njëfarë mënyre zhvillojnë radikalizmin islam dhe janë bërë simboli i betejës mes ditës dhe natës, mes së mirës dhe së keqës. Këta përpiqen ta komentojnë në një kuptim tjetër, në pa mundësi për ta shpjeguar fenomenin!
Pyesim veten! Cila është vërtet baza për një vetëndërgjegje të mirfilltë? Pse nuk është pushteti mbi të tjerët, por… puna: të dish është diçka tjetër, kjo është ajo që na bën të pandërgjegjshëm për vetveten dhe ndajë kombit. Të gjithë ne e dimë këtë. Në vitet e paqëndrueshme në shtetin tonë, vetëndërgjegja është e dobët, luhatet mes një arrogance të papërmbajtur dhe një vetëpërdëllimi po aq të tepruar. Kush nuk e njeh karakterin e pasigurt të hoxhallarëve të pas luftës! Por, ne e dimë se pak nga pak zhvillohet një anti ndërgjegje për veten dhe kombin, një pa aftësi për t’u orientuar.
Duhet të mundohemi për ti edukuar ata të cilëve u është tharë truri, shkruaj shpesh për këto gjëra, madje, në vend që të flas për to, përpiqëm të rizgjoj te të rinjtë vetëdijën për aftësitë e tyre, e cila kthehet pikërisht në një hapje të ngadaltë të vetëndërgjegjes, që nuk kujdeset mënarcizisht, vetëm për vetën, siç është tipike në këto vite të një shthurje politike e fetare.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I respektuari Afrim Caka!
    Këtu në portalin DRINI.us të cilin e udhëheq i respektuari Gjergj Kabashi, lexova shkrimin juaj, në ciln – përveç tjerash shkruani, po citoj:

    “…mund të shpjegoj karakterin apelues të mendimit tim, për ta luftuar (kangrenën turke), dhe në veçanti të (Organiazatës Famkeqe të TIKAS) në Prishtinë. Themeluesit (ose Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava), qenë dy burreca të “urtë” të rëndësishëm turk dhe themeluesit e një destabilizimi kulturor me anë të islamit politikë.
    Shkrimin e përmbyllni me fjalët:
    “Duhet të mundohemi për ti edukuar ata të cilëve u është tharë truri, shkruaj shpesh për këto gjëra, madje, në vend që të flas për to, përpiqëm të rizgjoj te të rinjtë vetëdijën…”
    *
    Më la përshtypje fjalia e juaj lidhur me themelimin e (siçi quani ju) “Organiztës Famkeqe te TIKAS” në Prishtinë, themeluesit e së cilës janë (ose Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava) dhe fjalia e juaj: “…përpiqëm të rizgjoj te të rinjtë vetëdijën…”
    Ju lumt!
    *Lavërtari plak nuk mësohet në pleqni sesi duhet përdorur pllugu që ta lavërojë arën”
    Sa i përket “Organizatës Famkeqe të TIKAS” në Prishtinë, me themeluesit e saj duhet të mirren Oraganet e hetuesisë dhe të zbatojnë procedurën lijgjore….
    Sa i përket brezit të ri duhet t’ua mësojmë historinë tonë se:
    1. E kaluara ka qenë tmerr!
    2. Të djeshmën e kuptojmë nesër!
    3. Për të ardhmën nuk di’ askush… po presim!?

    me respekt,
    Ismeti

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu