ARKIVI:
26 Dhjetor 2024

Mendime pas rileximit të letrave të Jusuf Gërvallës

Shkrime relevante

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
STATUTI I LNÇK-së (LNÇKVSHJ-së)
___
Duke rilexuar letrat që Jusuf Gërvalla duhet t’ia ketë dërguar Sabri Novosellës, zor të anashkalohet pyetja për hiarkinë e organizimit në LNÇK / LNÇKVSHJ, të cilën, rëndom, e rregullon statuti i organizatës. Fatmirësisht Baci Hasan Ukhaxha ma lehtësoj mundësinë për ta lexuar Statutin e LNÇK/LNÇKVSHJ, sepse e ka përshi në monografinë e tij “Komiteti i Deçanit LNÇKVSHJ”, botuar vitin e kaluar.
Qysh në titull të krijohet hutia, kemi të bëjmë me dy organizata, apo me një, por që në ndërkohë e ka ndryshuar emrin (kur duhet ta ketë ndryshuar emrin dhe kush e ka ndryshuar, SN e marrtë vesh!!). Pra, Baca Hasan ka rrëfye për Komitet të Deçanit në kuadër të LNÇKVSHJ-së, duke u bazuar në Statut të LNÇK-së. Gabim vetëm “teknik” ky?!
Fatkeqësisht askund në Statut nuk është infomimi, kur dhe kush e ka miratuar. Pra, nuk ka informacion nëse është miratuar nga mbledhje themeluese e organizatë apo ndonjë kuvend i mëvonshëm.
Statutit i mungon rregullimi elementar i hiarkisë organizative. Në nenin 3 shkruan: “LNÇK-në e udhëheqin Komiteti Qendror (KQ) i LNÇK-së dhe Komitetet e Qarqeve dhe Komitetet e Vendeve, të cilat janë të varura prej KQ-së të LNÇK-së.” Por, mungon rregullimi, kush i zgjedh anëtarët e komitetev, si votohen, a kanë udhëheqës/kryetar të tyre apo janë udhëheqje kolegjiale. Mungojnë edhe afatizimet e komitetetve, nëse kanë ndonjëherë rizgjedhje. Për shkak të mungesës së normëzimit të hiarkisë, sidomos për shkak se në Statut nuk është parapa funksioni i kryetarit apo udhëheqësit, ka pasuar kunfizion në rrëfime për prezantim të kryetarit / udhëheqësit të organizatës dhe paqartësia, kush dhe si i zgjedh anëtarët e Komitetit Qendror. Kjo paqartësi e fundit ia ka mundësuar Sabri Novosllës të ushtron rrolin e udhëheqësit, duke mashtruar se e kishte kryetar Metush Krasniqin (gjatë viteve kur Adem Demaçi ishte në burg, SN mashtronte se bashkëthemlues e kryetar organizate është Adem Demaçi). Njëherit po SN i ka “kooptuar” anëtarët e Komitetit Qendror, për të cilin nuk ka të dhëna se ka funksionuar ndonjëherë si organ (ka mbajt mbledhje me më shumë se tre anëtarë pjesëmarrës dhe ka marrë vendime).
Deri tani nuk duhet t’i ketë rënë në sy se Statuti i ka përcaktimin: “Personi, para se të pranohet si anëtar i LNÇK-së duhet t’i plotësojë këto kushte: (…) Të mos jetë ish-i dënuar për vepra politike” [neni 14, pika 4]. Ky përcaktim ua ka ndaluar Sabri Novosellës e Metush Krasniqi të bëhen anëtar, prandaj nuk kanë pas të drejtë të jenë kryetar/udhëheqës të organizatës.
Unë për vete edhe tani po ndihem keq që Statusi e përmban kushtëzimin për (mos)anëtarësim: “Të mos jetë emigrant nga Shqipëria”. [neni 10, pika 5]. E paara, shqiptari nga Shqipëria nuk është emigrant në Kosovë (dhe anasjelltas), e dyta, ky nen ka përplsje me nenin 4: “Anëtar i LNÇK-së mund të jetë çdo shqiptar dhe shqiptare që e pranon këtë Statut.”
I kanë munguar atëherë LNÇK / LNÇKVSHJ-së kuadrot për hartim të një statuti më të kompletuar, i ka munguar kapaciteti për të mbajt mbledhj / kuvende ku do të diskutohej e miratohej Statuti i organizatës (apo ishte produkt vetëm i terzisë Sabri Novosella dhe kryeUDBashit Ibush Kllokoqi)?!
Megjithatë, më mirë që e kishim këtë Statut, se të mos e kishim, pasi edhe duke i mbush burgjet e Jugosllavisë me të burgosur politik, është rrit pakënaqësia për t’u kryengrit kundër dikataturës moniste titiste dhe kundër pushtimit jugo-sllav e serb.
(ibrahim Kelmendi)
***
Në vazhdim teksti:
STATUTI i LNÇK-së (LNÇKVSHJ-së)
Neni I
Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës (LNÇK), lufton për çlirimin e të gjitha viseve shqiptare të robëruara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me Nanën Shqipëri, gjegjësisht për krijimin e shtetit shqiptar brenda kufijve të vet kombëtarë. Për t’i realizuar këto qëllime të larta punon në përgatitjen e masave të gjera popullore, punëtore, fshatare dhe inteligjencien përparimtare (nga të cilat doli edhe vetë), që në momentin e duhur të ngrihet në mënyrë të organizuar në Luftën Nacional Çlirimtare, të realizojë qëllimet dhe dëshirat e përhershme të popullit shqiptar për të cilat lufton që nga kohërat e largëta në mënyrë të organizuar që nga Lidhja Shqiptare e formuar në Prizren, e udhëhequr nga heroi kombëtar, Abdyl Frashëri.
Neni II
LNÇK-ja është organizatë politike, patriotike dhe revolucionare e përkohshme, ashtu që me realizimin e qëllimeve të parapara me nenin I të këtij Statuti, si e tillë pushon së vepruari.
Neni III
LNÇK-në e udhëheqin Komiteti Qendror (KQ) i LNÇK-së dhe Komitetet e Qarqeve dhe Komitetet e Vendeve, të cilat janë të varura prej KQ-së të LNÇK-së.
Neni IV
Anëtar i LNÇK-së mund të jetë çdo shqiptar dhe shqiptare që e pranon këtë Statut, i plotëson kushtet e parapara me këtë Statut, e vë interesin e kombit mbi interesin e vet dhe të familjes dhe i përmbahet me përpikëri këtij Statuti.
Neni V
Anëtari i LNÇK-së duhet ta japë betimin me këtë përmbajtje: “Betohem në Flamurin e Kombit Shqiptar dhe japë besën shqiptare se do t’i vë të gjitha aftësitë e mia fizike, mendore dhe morale në shërbim të LNÇK-së, e cila lufton për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare, të robëruara nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me Nanën Shipëri, gjegjësisht për krijimin e shtetit shqiptar brenda kufijve të vet kombëtarë. Do të jem shumë i lumtur në qoftë se e kam fatin dhe nderin me u flijua për çështjen e madhe të kombit tim “
Neni VI
Anëtari i LNÇK-së duhet të jetë i gatshëm t’i përgjigjet Lëvizjes në çdo kohë, në çdo vend, pa marrë parasysh të gjitha rreziqet që vijnë nga kryerja e asaj detyre dhe duhet gjithnjë të punojë, të mendojë dhe të jetojë me Lëvizjen.
Neni VII
Anëtari i LNÇK-së duhet të jetë konspirativ në çdo vend; për veprimtarinë e tij patriotike dhe revolucionare nuk bën të dijë askush, as familja më e ngushtë, as shoku më i ngushtë, që nuk është anëtar i LNÇK-së, ose që nuk mban lidhje direkte me të.
Neni VIII
Anëtari i LNÇK-së duhet të jetë i ngritur ideologjikisht dhe vazhdimisht të punojë për ngritjen ideologjike, duke studiuar historinë dhe letërsinë e popullit shqiptar, materialet e Lëvizjes dhe çdo gjë që botohet në Shqipërinë e lirë dhe të pavarur.
Neni IX
Anëtari i LNÇK-së duhet të punojë vazhdimisht për përgatitjen ushtarake duke lexuar literaturë ushtarake, gjatë ushtrimeve paraushtarake, gjatë kryerjes së obligimit ushtarak dhe në çdo mënyrë që i vjen përdore.
Neni X
Anëtari i LNÇK-së duhet të punojë në organizimin e anëtarëve të rinj. Personi, para se të pranohet si anëtar i LNÇK-së duhet t’i plotësojë këto kushte: 1. Të jetë shqiptar; 2. Anëtari i LNÇK-së, që e pranon anëtarin e ri, duhet ta njohë atë së paku tre vjet ose nëpërmes të ndonjë shoku që e njeh shumë më parë e në hollësi; 3. T’i ketë njëzet vjet e më tepër; 4. Të mos jetë ish-i dënuar për vepra politike; 5. Të mos jetë emigrant nga Shqipëria.
Neni XI
Anëtari i LNÇK-së duhet të ndihmojë Lëvizjen edhe materialisht, sipas nevojave të Lëvizjes dhe mundësive të veta.
Neni XII
Anëtari i LNÇK-së duhet të jetë kritik dhe autokritik.
Neni XIII
Organ i LNÇK-së është “Zëri i Kosovës”.
Neni XIV
LNÇK-ja do të pranojë ndihma morale dhe materiale për të cilat do të jetë shumë mirënjohëse, por asnjë ndihmë të kushtëzuar nuk do ta pranojë.
Neni XV
Anëtari që tradhton LNÇK-në, në një mënyrë ose në një tjetër, vetveten e dënon me vdekje.
Neni XVI
Anëtari i LNÇK-së që kryen vepra brutale, si ndaj ndonjë personi të kombit të vet, ashtu edhe ndonjë pjesëtari të popujve të tjerë, duke i shkelur normat morale dhe etike të popullit tonë, dënohet sipas nenit 15 të këtij Statuti.
Neni XVII
Anëtari i LNÇK-së që vepron në ndonjë shtet tjetër, nuk bën t’i cenojë interesat e atij shteti. Në qoftë se e bën një gjë të tillë, dënohet sipas nenit 15 të këtij Statuti.
[Huazuar nga Autori Hasan Ukhaxha, “Komiteti i Deçanit LNÇKVSHJ”, Botues: Shoqata e të burgosurëve politikë e Kosovës, Prishtinë 2022, f. 103-106.]

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu