ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Mendime për asimilimin, për Eurabia”-n, “Arnautinë”, për mosmirënjohjen dhe për zhvatjen e mëtejshme nga zhvatësit e deritashëm!

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi

Shembulli i tmerrshëm i Malmå-s së Suedisë, Eurabia e Oriana Fallaqit dhe “Arnautia” e Ibrahim Kelmendit

Malmö një ndër qytetet më të mëdha të Suedisë, sipas një analize të Document.no, është gjithnjë e më pak një qytet suedez – më shumë se gjysma e banorëve janë emigrantë. Pamja në këtë foto është prej Amiralsbron në Malmø, atje ku migrantët në shkallë të madhe e shquajnë pamjen e vendit, gjithashtu edhe përtej pjesëve tipike të banuara me të huaj deri tash. Foto: Bente Haarstad.

Popullsia e Malmø është duke u rritur në shpejtësi rekorde, por jo nga suedezët etnik. Demografia në qytet ka ndërruar në mënyrë dramatike për një kohë të shkurtër në Malmö, që në kuptimin demografik është për tu llogaritur si një qytet jo-suedez.
Pjesëz nga artikulli i gjatë i botuar sot në Document.no, Malmö blir mindre og mindre svensk – mer enn halvparten av befolkningen er innvandrere, që është i shkruar nga : Rebecca Mistereggen

Për rrjedhat e tilla me kohë ka paralajmëruar shkrimtarja dhe gazetarja italiane me famë botërore Oriana Fallaqi, në shumë shkrime e libra të saj, në fund edhe me librin “Intervistë me vetvetën”. Ajo me pikëllim e parashihte krijimin e të ashtuquajturës EurAbia në Europë, përderisa asnjë Shqiptare e Shqiptar, me përjashtim të Ibrahim Kelmendit, nuk e parashikoj krijimin e së ashtuquajturës “Arnautia” (dmth., Jo-Shqiptarija) në Gadishullin Ilirik.

Në të vërtetë, shkrimtarë, gazetarë e intelektual të fushave të ndryshme në mbarë Europën tashmë i kanë lëshuar sirenat e alarmit për vdekjen dhe shuarjen e kulturave të tyre kombëtare, por elitat pushtetore deri më tash nuk i kanë dëgjuar. Tash me gjasë është mbushur kupa, por vetëdijësimi duket se ka ardhur kur është bërë tepër vonë. Për problemet e mëdha që i ka bartur ardhja e pakontrolluar e të huajve në Suedi, për shembull, ka paraqitur të dhëna rrënqethëse shkrimtari Johan Westerholm në librin e tij Vëllazëria myslimane, Islamizmi në Suedi (Det muslimske brorskapet ISLAMISMEN I SVERIGE) etj.

Në Francë janë afër 6 milionë të huaj që, megjithëse janë shtetas francez tashmë, nuk duan të integrohen në shoqërinë franceze, por me ëndje parapëlqejnë të jetojnë në “getot” e tyre, me Ligjin e Sharia-s që “ua rregullon jetën” si dhe me “policinë e moralit”, që shkon derë më derë për të pa se a janë duke u respektuar “shenjat” që “Muslimanin e bëjnë të jetë e duket si Musliman”. Probleme të përafërta ekzistojnë në shumë shtetet europiane, në Belgjikë etj. Sikurse edhe në Kosovë, në qytetin e Mitrovicës si dhe në Maqedoninë e Veriut.

Në Norvegji po ashtu problemet me ardhjen jo aq të kontrolluar të të haujve i ka përshkruar detajisht në disa prej librave të saj aktivistja e njohur për mbrojtjen e lirive e të drejtave njerëzore, shkrimtarja Hege Storhaug. Sipas kësaj njohëseje të pakrahasueshme të islamit politik në vendin e saj, Storhaug, bazuar në të dhëna statistikore që tregojnë për lëvizjet demografike, jep parashikime jo aq optimiste nëse nuk bëhet një kthesë e duhur demokratike në integrimin e mirëfilltë të të huajve, të cilët natyrisht se janë të obliguar ti njohin ligjet dhe mënyrën e jetesës në vendin ku e kanë kërkuar strehimin, për shkak të jetës së rëndë ekonomike dhe politike në vendin e origjinës.

Ta njohin shtetin sekular e të mos “ëndërrojnë” jetesë sipas Ligjit Sharia dhe Islamit Politik në përgjithësi.

Ndër ne Shqiptarët ky problem tejet kanosës për kombin e kulturën e tij, ende nuk është kuptuar as përfaërsisht qysh e meriton si problem aq i madh. Deri tash temën e ka trajtuar ashtu siç duhet vetëm shkrimtari Ibrahim Kelmendi, askush tjetër si ai. Sidomos me librin e tij: Islami Religjion agresiv (?!).

Duke u marrë vazhdimisht me këtë temë, pasi që “më infektoj” I.K., kam ardhur deri tek të dhënat rrënqethëse për rolin e vogël, por tejet jonjerëzor dhe agresiv të “arnautëve” në synimet morbide për ti shembur kulturat e ndryshme nacionale dhe shtetet kombëtare të të tjerëve, krahpërkrah me “vëllezërit e tyre Musliman!”. Shqiptarët, deri tash, kanë heshtur ndaj veprimeve të këtyre deleve të zeza arnaute, gjë që sjellja e tillë i qet hije të zezë çdo shqiptarje e shqiptari.

Ndoshta pse jemi popupull me merita të mëdha në vetshembje, që na kanë shndërruar në një mënyrë në popull të shembur, ka bërë që të sillemi me kaq me gjakftohtësi e pandjeshmëri ndaj fatit të tjetrit, sikurse ndaj fatit vetjak.

Kur Shqiptarja e Shqiptari s’mendojnë për veten e vet, atëhere fara e keqe e dalë prej tij, “arnauti” i përpunuar në mënyrë metodike e me disiplinë nëpër xhami, u bashkohet qëllimeve panislamike, të detajuara nga Vëllazëria Muslimane:

Allahu është qëllimi ynë;
profeti është lideri ynë;
Kurani është ligji ynë;
Xhihadi është metoda jonë:
dhe vdekja për nderimin e Allahut është synimi ynë më i lartë.

(Citim nga libri i Johan Westerholm)

Pyetje: A nuk është ky ai nacionalizmi tjetër, i bazuar në një përkatësi fetare, nacionalizëm që mund të mposhtet vetëm nëse populli shqiptar ngritet shpejtë e papritur në një kryengritje kulturore paqësore për ta mbrojtur kulturën, historinë, doket, zakonet e traditat e stërlashta kombëtare, kuptohet pa i dëgjuar gjepurat e “udhëheqësve tanë” që për interesa të kobshme elektorale, janë në gjendje ta zhbëjnë kombin e vet.

Mu për këtë nacionalizëm tjetër po bëhen gjithë këto investime enorme religjioze nga ana e Turqisë neootomane në mbarë “Arnautllukun”, përderisa tek “kaurrët” po ndërtojnë fabrike e hapin vende pune.

Patriotët e rinj danez me një aksion pranë Christiansborg. Porosia është e pamundur që të keqkuptohet. Reflektorët që i shquajnë shkronjat e kanë këtë kuptim: Ndërtoje shpejt Europën. Foto: GI Danimarkë

Mosmirënjohës!

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe e jep këtë shpjegim për Mosmirënjohjen, si shprehje, sjellje, veprim, si term:

MOSMIRËNJOHËS mb.
Që nuk është mirënjohës ndaj dikujt, bukëshkalë. Njeri mosmirënjohës.
Është (u tregua) mosmirënjohës.
MOSMIRËNJOHJE f.
Mungesë mirënjohjeje ndaj dikujt që na ka bërë një të mirë. Tregoi (shprehu) mosmirënjohje. Foli (ia ktheu) me mosmirënjohje.

Në të vërtetë, une do të përpiqem që për Mosmirënjohjen të flas si një gazetar me prani të madhe në publik dhe si një opinionbërës i zellshëm, i sinqertë, qëllimmirë dhe kurrë i korruptuar, duke filluar pandërpre si gazetar i ri i gazetës Rilindja qyshkur pata filluar të punoja në gazetë prej 1 dhjetorit 1982. Eshtë një kohë tepër e gjatë që të merresh me gazetari e të përpiqesh me mendje të hapur e sinqeritet për ta ndihmuar pa asnjë prapavij joprofesionale formimin e opinionit kritik publik të një populli.

Në këtë shënim do të flas shkurtimisht për dy periudha jetësore e profesionale, që e kanë shënuar veprimtarinë time në profesion.
E para është periudha prej 1 dhjetorit 1982, e deri kur përfundoj lufta në Kosovë, kah gjysma e Qershorit 1999.

Periudha tjetër ndërkaq është ajo e veprimtarisë sime profesionale në mërgim kur përpiqesha me zemër, shpirt e vendosmëri të jashtëzakonshme që ta rimëkëmbja atë jetë të rrënuar në AtMëmëdhe, pra kur përpiqesha për ta dhënë lajmin e vërtetë dhe ndihmuar ndriçimin e mendjes së opinionit publik të Kosovës së deriatëhershme.

Në përpjekjet për rrënimin e asaj jete njerëzore-profesionale, kanë marrë pjesë edhe “gazetarë” të tashmë ish-gazetës Rilindja dhe jo vetëm. Për shkak se ishin të mashtruar apo kanë vepruar qëllimisht për shkak se mund të jenë shpirtkqinj (e pa qenë shpirtkeq nuk mund të veprosh ashtu), kjo tashmë s’është me rëndësi. Madje edhe njëri QË VDIQ ME KA KREJT para një kohe, ai për të cilin gënjenin se është gazetar, por që nuk kishte produkt gazetari në “jetën e tij profesionale!”.

Njëri për të cilin disa më kritikuan se e kisha sulmuar pa iu palue mirë dheu mbi arkivol, duke e shkelur, sipas tyre, të drejtën zakonore që buron nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, duke mos ditur apo harruar se i njejti , për së gjalli, me shokët e tij të poshtër e banditë, nuk më kishte lënë rehat (megjithëse ishte Jo-Gazetar) me dhunën e pashpirt që buronte nga “Kanuni i Aleksander Rankoviqit!”.

Ju që nuk i njihni rrugët e mija të gazetarisë, është më mirë mos të flisni fare!
MOSMIRËNJOHJA tek populli shqiptar i viseve të pushtuara nga ish-Jugosllavia, është e nxitur nga vet shërbimi sekret i UDB-ës, që e ka pasur një ndër metodata e punës, më vonë BIA, për me ia përvëlue shpirtin dhe plasë zemrën atij që pa sherr dhe larg syrit UDB-ash është munduar për lirinë e të mirën e poppullit të vet. UDB-a (BIA) as para luftës, e as disa vite pas asaj lufte, nuk ka dashur që asgjë ti shpëtoj syrit e vëmendjes së saj, prandaj gjithçka është munduar ta ketë nën vëzhgim, duke e përgjuar përmes superpatriotëve apo supergazetarëve të vet.

Si ata mutërit e fshehur pas e-mailit “bujarbukoshi@yaho.com!
Kushdo që ka pasur vesh, sy e shpirt për me pa, ka mundur deri tash ti shihte të gjitha këto që i them para e pas kësaj lufte.

Qoftë UDB e vërtetë apo bishtat e saj që janë shtirur me sjellje e veprime si UDB-a – BIA (krejt njësoj), e pati organizuar provokimin ndaj meje përmes e-mailit bujarbukoshi@yaoo.com, provokim që pati ndodhur prej 17 nëntorit 2000 e që përfundoj me 23 nëntor 2000, kur e vranë Xhemajl Mustafën.

Të gjithë ata “intelektual” dhe “gazetarë” që patën marrë pjesë në atë provokim ndaj meje, si shtinjak të vërtetë (shtihana, popullore), e vazhduan rrugën sikur asgjë të mos kishte ndodhur; sikur të mos ishte vrarë Xhemajli për shkak të bishtpërpjetës së tyre, e sikur të mos isha lënduar une që ua kisha turbulluar ujin prej vendit ku vazhdoj të jetoj.

Që nuk u bënë publik emrat e tyre DERI SOT, fajin më të madh e ka gazetaria e munguar kritike e Kosovës, e asaj gazetarie naive që sheh vetëm atë që ecën mbi dhe e që nuk ka aftësi të shoh asnjë urith që do të ketë ecur nën dhe!

Por, fajet janë edhe të Policisë së Kosovës, e cila kurrë nuk duhet të pres që une të tregoj (rrëfej) më shumë, pasi une kam kallxue mjaft, ma shumë se që duhet për ngjarjen e hidhur që ka ndodhur ATJE, mu pranë veshëve, syve e këmbëve të tyre!
Nuk ka më arsyetime për askend, pasi nëse hulumtimet e tilla janë penguar Dje, ato Sot nuk do të duhej të guxonte ti pengonte askush.

Të gjithë provokatorët e fshehur pas atij e-maili kobndjellës, kanë dashur të ma lenin këtë porosi mbi porostië: Ngacmimin, poshtërimin, pra bulizmin me emërtimin e vetëm kuptimor, se kontributi im për gazetarinë dhe vendin, sipas mendjes së atyre UDB-ashëve, paskësh qenë zero, asgjë, pra që për atë përkushtim profesional e kam merituar prej atyre “shtebërësve”, vetëm një gjë: Mosmirënjohjen!

Mosmirënjohës mund të jetë vetëm një individ dhe “popull” i pa kulturuar!
Askush tjetër …!

Si shenjë e kësaj MOSMIRËNJOHJEJE dhe sjelljeje të skajshme poshtëruese, pas vitit 1999 (Qershorit të atij viti), mu desht “ta ulja kokën” pasi më kishin qitur në gjunj dhe t’ia nisja për herën e dytë në jetën time nga zeroja që ta rimëkëmbja jetën e rrënuar familjare, që kishte pësuar si është më së ziu për shkak të idealizmin tim profesional dhe atdhedashunisë sime të pakorruptuar.

Se nuk isha NAIV , siç deshtën të më paraqisnin me zor ata UDB-ash, e tregova me ecjen time të pandalshme e të pamposhtur përpara. E ringrita jetën time ekonomike , pasi që tashmë më kishin dënuar përfundimisht edhe me varfëri, (ashtu të dënuar mos e pafsha as armikun!), dhe për t’ua plasur zemrën e shpirtin e keq krijesave të “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, e vazhdova gazetarinë time edhe në rrethanat kur isha pothuaj i gjunjëzuar e i shtrirë për toke.

Portali www.drini.us është dëshmi e angazhimit tim dhe i të gjithë atyre grave, vajzave e burrave të aftë e qëllimmirë, që shkruajnë për të.

Drini është i pakorruptuar se nuk ka si të jetë i korruptuar një portal që udhëhiqet prej një gazetari e njeriu të ndjekur, të përgjakur rrugëve të profesionit, madje të ndjekur edhe në rrethana Lirie! Drini i ka “dyert e dritaret” e hapura për këto që di të mendoj siç duhet, por jo për “krevatat intelektuale!”.

Gazetaria ime është dëshmi e madhe se ithtarët e “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, nuk arritën kurrë të më mposhtnin, përkundrazi do të isha une që kisha për ti mposhtur ata sikur të mbështetesha nga gazetaria kritike dhe Policia Profesioniste e Vendit Tim.
Më 1 dhjetor 2021 i bëjë 39 vite punë e angazhim të parreshtur në gazetari, profesion që e kam ushtruar edhe në rrethanat kur shumë të tjerëve në gjendjen time as që do tu kishte shkuar mendja të merreshin me shkrimin e një lajmi të vetëm.

Une e kam ditur gjithë kohën që “i takoj një populli mosmirënjohës”, por kjo nuk më ka zhgënjyer e ndalur asnjë herë dhe s’ka ndikuar kurrë që të përpiqesha më tutje për ndriçimin e mendjes së mu atij populli.

Temat që shqyrtohen, hulumtohen e trajtohen nga mendjet e ndritura të bashkëpunëtorëve të Drinit, nuk i gjen askund tjetër. Megjithëse është i madh numri i atyre që shkruajnë aq bukur dhe analizojnë tema “tabu”, mjafton ta përmendi temën mbi temat për islamizimin e kombit shqiptar, dhe përpjekjet gjigande të shumë atutorëve të veçantë për ti dhënë përgjigjen e duhur këtij Anti-Shqiptarizmi.

Mjafton t’i kujtojmë shkrimet e Ibrahim Kelmendit në këtë temë.
Si dhe të shumë të tjerëve.
Edhe në çastet kur i shkruaj këto fjalë dhe i rendis këto mendime, jam në dijeni se njerëzit e “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, kanë dëshirë me vazhdue të më shohin si NAIV dhe të më kallxojnë se për punën e bërë, e meritoj vetëm Mospërfilljen e Mosmirënjohjen!
Thuajse une nuk e dij se si mendojnë njerëzit e “kanunit” të Aleksander Rankoviqit, apo thuajse ata Jo-Njerëz janë aq të ndërlikuar, sa të mos i kuptoj une!

Thuase i kam harruar e nuk vazhdoj të jem në luftë të pandalshme profesionale me ta …
Përvoja në gazetari, sidomos e një gazetari të pashantazhuar hulumtues si une, është përvojë e shtrenjtë e me vlera të veçanta jetësore-njerëzore.

Dikur thoshin se pa e krye ushtrinë e serbit (shkaut!), nuk din çka me kallxue dhe se ajo ushtri “asht fakultet në vete”, ndërsa une Sot, me 19 shtator 2021 , them me bindje të plotë se pa qenë gazetar (këtë që e them e dijnë e kuptojnë më së miri vetëm ata që njëmend janë gazetarë, e të tillë nuk ka pak), nuk din asgjë për të treguar dhe se të jesh GAZETAR është si me i krye jo një, por disa fakultete, pasi një fakultet e kam të kryer qyshkur.

Kushdo që do prej “arnautëve” mund të vazhdoj me mendue se une e të tjerët si une jemi NAIV dhe që me shtetin “e tyre”, – si me atë të “bujarbukoshasve” të vitit 2000, mund të na ofrojnë Mosmirënjohjen e mëtejshme, le të vazhdojnë me mendue në atë mënyrë.
Une do të vazhdoj me punën time të deritashme, sikurse edhe të tjerët gjithandej, pasi jemi të vetëdijshëm se i takojmë një populli, procesi i asimilimit të të cilit nuk ka përfunduar edhe në rrethana të asaj që e quajmë liri kombëtare.

Sidoqoftë, ka ardhur koha që të zgjohet gazetaria kritike si dhe policia ti qaset krimit “elitar” pak më ndryshe, se më e mirë është fytyra (ftyra) ime që po vazhdoj me folë hapur, sesa “ftyrat” e fshehura pas maskës së “bujarbukoshit” të gjithë atyre burrecave të pafytyrë.

Të këqijat dhe krimet e para luftës dhe të këqijat dhe krimet e pas luftës…?!

Përpara luftës në Kosovë, isha ndoshta ndër gazetarët e pakët në vend me më shumë prani në terren, “aty ku zhvillohej jeta”, ajo jetë që ishte aq e ndjekur dhe e munduar, pra kur ajo ndiqej vazhdimisht e pamëshirshëm nga pushtuesit serbomëdhenj që
Ia patën sjellë shpirtin në fyt e si lenin shteg në jetë atij populli …!

Une punoja dhe isha i pranishëm “gjithkund”, jo që isha ndodnjë trim, por se dehja profesionale më kishte bërë të tillë që “nuk e dija se çka asht tuta!”

Në rrethana të tilla natyrisht se duhet me e ditë se si të sillesh dhe une jam i lumtur që në atë kohë e flisja serbishten pothuaj shkëlqyeshëm, gjithsesi ma mirë se që e flas sot. Njohja e serbishtes më ka pas çelur shumë “dyer e dritare” në profesion, madje ka qenë e mirëseardhur edhe “për komunikim” në postblloqet e policisë serbe, që ia kishin zënë frymën jetës (jetës së shqiptarëve!) kahdo që shkoje.

Të mos rezistoje atëhere, duke i kryer detyrat e profesionit për ta dhënë Lajmin, më dukej dezertim dhe shmangje e qëllimshme nga beteja mizore kur ose ne, ose serbët, duhej ta zotëronim e trashëgonim Kosovën.

Kam pa me sytë e mij shumë rrahje mizore të njerëzve të pafajshëm në mbarë Kosovën; rrahje të fëmijëve që zori i mbijetesës familjare i shtynte të shisnin cigare rrugëve, rrahje të bujqëve që punonin në arat e veta e që xhandarit serb ia vrisnin syrin, vetëm pse e mbanin plisin e stërlashtë në kokë etj.

Janë të pakët ata që mund ta kenë duruar dajakun dhe sjelljet tejet të dhunshme të policisë serbe në atë kohe.

Mua më kanë rrahur shpesh duke i përcjellë ngjarjet, por assesi si të tjerët, sikurse ata që i kam pa me sytë e mij se çka u kanë bërë.

Kadri Mani (Kadri Osmani) tashmë i ndjerë, me të cilin megjithëse patëm planifikuar të takoheshin dikur në Prishtinë e që megjithatë nuk munda ta takoja, ma ka pas lanë një fjalë për tu mbajtur në mend, përderisa zhvillonim biseda të shpeshta në “mesenger”: “Të rrallë kanë qenë ata të burgosur politik që kanë mundur ti qëndronin dajakut!” dhe rrahjeve aq të menduara të UDB-ës së Serbisë. “Nuk do të mund ti qëndroja as une…”, më pati thënë Kadri Mani, që ka qenë sigurisht i burgosuri ndër më të vedosurit shqiptar të Kosovës. “M a bajshin…, ” më thoshte Kadri Mani: “A e don të Shqipërinë e Madhe?”. “Po!”, u thoja. “A ke dashur ta bëje këtë …?”. “Po!”, u thoja. Natyrisht kur “ti” e pranon veprën, edhe dajaku ka qenë më i pakët, se janë ndeshur në njeriun që ska pasur mëdyshje pse është në burg dhe nuk ka pasur cka të fshihte.

Prandaj, kujtoj se duhet të jemi maksimalisht të kujdeshëm kur flasim për gjithë atë që ka ndodhur deri kah gjysma e Qershorit 1999. Ajo ka qenë një kohë tjetër, kur ne të gjithë: i burgosuri apo jo i burgosuri, ishim të pushtuar dhe nën këmbën e çizmes së policit dhe ushtarit serb.

Kjo pas lufte është tjetërgjë …

Për njerëzit që kanë bërë të këqija pas luftës, mendoj se duhet të flasim ndryshe, pa e “rrudhur” gojën fare.

Une kam qenë kritik i veprimeve të LDK në atë kohë, por mund të them me siguri të plotë se për asgjë nuk ka mund të ishte “më i mirë” Rexhep Qosja se sa Ibrahim Rugova, e kështu me radhë. Rugova ia ka ditur “hallin” vetës dhe është frikësuar shumë, sigurisht më shumë se që do të duhej të frikësohej Njeriu me ato përgjegjësi partiake apo shtetërore. Por, ma “frikacak” se Ibrahim Rugova ka mundur të ishte vetëm Rexhep Qosja me fobitë e tij të pafundme dhe me gjuhën enorme të urrejtjes, urrejtje kjo e jashtëzakonshme ndaj tjetrit që “si pëlqen”, sa nuk ka shembull tjetër për të keq sotpërsot ndër Shqiptarët e Kosovës.

Për vërejtet e disa intelektualëve të Kosovës …

Nja dy-tre intelektual të Kosovës, që mendojnë se përfaqësojnë mendime të kulturuara e largpamëse, ma kanë tërhequr vërejtjen,- njëri madje publikisht, se përse u merrkam vazhdimisht me temën e islamizimit të Kosovës …?

Vërejtjet e tilla edhe kur bëhen me qëllime të mira të vënë në pozitë të keqe, sidomos kur ti nuk do ta vësh tjetrin në pozitë të keqe me shpjegimin tënd. Sidomos, kur nuk do ta përulësh mikun e shokun që je i sigurtë se e ka gabim për vërejtjen e bërë.
E vërteta do të duhej të ishte krejt ndryshe, gjithsesi … Me temën e tillë do të duhej të mirreshin të gjithë banorët e Kosovës, pra të gjithë ata që janë shqiptarë, e jo vetëm Ibrahim Kelmendi, apo une e tjetri, që mund të flasim “prej kodre”.

Ty të ka hy “uji përfundi” e në të gjitha anët të ka rrethue flaka (jo vetëm simbolike) dhe nuk je duke e vërejtur dhe në anën tjetër të bije ndërmend me të “ardhur keq” pse dikush u merrka vazhdimisht me temën e caktuar.

Populli Shqiptar është një popull që ka filluar të asimilohet gradualisht e pandërpre në shekujt e gjatë të pushtimit turk-osman, dhe është vetëm Gjuha Shqipe që deri Sot nuk e ka lënë të rrëzohet përfundimisht.

“Ty” të ngrenë objekt kulti në vlerën 40 milionë eurosh, në kohën kur askund në botën e qytetëruar s’ta japin as përshëndetjen gratis, pa e meritue.
Cka mendon ti?
A të ngritë e ndërton kush objekt kulti apo ta jep një dhuratë pak më të vogël pa interes?

Une e kam përgjigjen për këtë, por nuk e shoh të arsyeshme të përgjigjem fare.
Ai popull që ende është duke e mbajtur gjallë Gjuha Shqipe, duhet ta kuptoj përfundimisht se bota është në shtegtim.

Janë miliona e miliona banorë të globit që po përgatiten për shtegtim, kryesisht të asaj që njihet si Bota Islame, ku po prinë Pakistani.

Pavarësisht se ata që janë nisur shtigjeve të mërgimit, nuk janë tashmë të mirëseardhur për asnjë vend, ata po të rrijnë në Kufi dhe po gjejnë mënyra e shtigje për tu futur mbrenda, tek ti.

Ne si Shqiptar është njerëzore që të tregojmë bashkëndjesi me vuajtjet e tjetrit, por njëherit duhet ta kuptojmë se ne vetëm “me fjalë e zhurmë” jemi popull “i madh dhe heroik”. Ne jemi një popull shumë i vogël (madje më i vogël se që jemi në numër), në raport me hartën globale të popujve të botës.

Une e kam tërheqë vërejtjen me kohe se ne mund të pësojmë keq nga ngashnjimet islamike, nga xhamizimi dhe islamizimi i dhunshëm i vendeve tona Shqiptare.

Ne ende nuk po arrijmë ta kuptojmë se pse na xhamizuan e islamizuan pa na pyetur fare?

Nuk po e kuptojmë se përse “udhëheqësit tonë” vazhdojnë ta përkrain islamizimin e vendit të tyre, islamizim që është interes jetik i Turqisë neoosmane dhe jo vetëmi saj. Parasëgjithash ky ka qenë dhe mbetët interes i Serbisë, që në këtë mënyrë i realizohet deshira e synimi i saj historik për të na shndërrue në një popull pa rrënjë, johistorik dhe pa tapi.
Popull “me tapi në qiell”, pra “popull i Allahut!”

Islamizimimi tashmë ka ndodhur, duke e futur Shqiptarinë pothuaj nën këmbë.
Une nuk do të flas më shumë rreth temës , se druaj se ndonjë intelektual i sapo ngritur prej gjumit, por ende pa i la sytë …, mund të më reagoj e të më idhnohet!
Sidoqoftë, çdo popull e ka fatin që e lyp, e se ai fat (i keq) e ka gjetë dhe i ka ardhur përderisa ishte tuj flejtë apo kur e kishte vetëm njërin sy të çelun, kjo tashmë nuk është aq me rëndësi.

Por, askujt mos ti shkoj mendja se jam duke menduar për atë se cilën fe (besim religjioz) e praktikon ky apo tjetri. Këto janë kotësira për mue. Nuk kam pasur e as që kam preokupime të tilla, pasi nuk i ndaj njerëzit e mij në bazë të përkatësive fetare a jofetare. Siç i ndanë ndonjë ish-Kryeministër coftan i Kosovo’s!

Kam menduar dhe po mendoj për diçka tjetër për të cilën po mendojnë edhe shumë shqiptare e shqiptarë të tjerë, e për të cilën DUHET të mendosh edhe ti.
Nëse tashmë nuk është tepër vonë!!

Kur “ty” ka me t’ra (rënë) në mend se për kë e për çka u ndërtuan gjithë këto xhami, “ti” do të jesh “vëllu” i vërtetë i pakistanezit apo ujgurit të Kinës, siç u digjet shpirti për ata “vllazën” që s’ua ka lindë nana, islamistëve politik të “Arnautllukut!”.

Pse t’u paguhen shpenzimet e avokatëve atyre që nesër mund të vërtetohet se kanë vrarë shqiptarë të partive të tjera…?

3.5 milionë euro janë shpenzuar deri tash për ata që janë në Burgun e Hagës … Nëse ata dalin të pafajshëm në fund, duke u liruar prej akuzave që mund tu bëhen, ndoshta i kanë “hallal” parat e taksapaguesve të Kosovës së varfër, por nëse gjykohen për vrasje (kryesisht të kuadrove të LDK-së), a kanë fytyrë femijet e tyre që ti shikojnë të tjerët në sy, se për ta (nese gjenden fajtorë) s’ka se çka të flitet e as të thuhet …?

Nuk ka ma zi e terr nëse nesër mund të vërtetetohet se dikush prej atyre që “ti” ua paguan shpenzimet e burgut, mund të akuzohet për vrasje ndërpartiake…, shkak i të cilave Kosova u fut në grindje dhe urrejtje të ndërsjellë që nga paslufta!

Dhe a kanë të drejtë taksapaguesit që ti kërkojnë tu kthehen paratë e tyre të keqpërdorura për ti ndihmuar ata që se meritojnë asnjë lloj ndihme?! …

Nëse pjesa më e madhe e atyre që gjenden në Burgu e Hagës, kanë pasuri së cilës nuk i dihet origjina, atëhere pse u dashka tu paguhen shpenzimet e burgut?

* * *

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se deri tani 3.5 milionë euro i ka dhënë MD për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë

“Ministria e Drejtësisë është duke kryer punën në raport me komeptencat që na i ka dhënë kuvendi. Për mua secili cent i qytetatërve duhet të jetë publik Nuk ka asnjë kuptim që taksat e qytetarëve të mbahen konfidenciale, sepse e rritë dyshimin se dicka po keqpërdoret. Deri tani janë 3.5 milionë që janë shpenzuar për këtë kategori.

Në këtë drejtim md ka kryer çdo detyrë që ka”, ka thënë Haxhiu.
Tutje ajo tha se nuk është problemi ku është fizikisht kjo gjykatë, por problemi sipas saj qëndron tek mandati që ka Gjykata Speciale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu