ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Mendime për ish-UDB-ashët

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Opinion

Ish-UDB-ashi Mehmet Loci: “Neve vepruam në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës se Kosoves 1974. Ne mbrojtëm Kushtetutën nga grupet irredentiste të cilat nxiteshin nga Shqipëria e Enver Hoxhës! Sot të thonë çfarë të duan ata që u burgosen, por ne u sollëm komfor atyre ligjeve që i kishim atë kohë!” [Citim apo përifrazim sipas një postimi të pardjeshëm në; fatkeqësisht nuk është më në internet intervista që Mehmet Loci i ka dhë KTV-së, më 29.01.2024.]

Vetëkuptohet që arrestimet duhet të kenë qenë ligjore, sepse organizimet klandestine kundër pushtetit, kanë qenë të kundërligjshëm, bile edhe kritikat që i bëheshin titizmit monist diktatorial, ishin të kundërlishme, meqë ai pushtet kishte miratuar ligje për ta mbrojt sundimin e tij. Por të kundërligjshme kanë qenë edhe dhuna dhe torturat fizike që i kanë ushtruar UDB-ashët Mehmet Loci & Co ndaj të burgosurëve politikë për t’i detyruar ata që të pranojnë edhe veprat që nuk i kishin bërë, apo edhe të viktimizonin shokë duke i spiunuar e shpifë, siç ua kërkonin hetuesit e SDB-së (siç quhej UDB-ja pararëndëse).

Shpifjen e Mehmet Locit se “ne mbrojtëm Kushtetutën nga grupet irredentiste të cilat nxiteshin nga Shqipëria e Enver Hoxhës”, dua ta demantojë me një përjetim rastësor. Duhet të ketë qenë viti 2007 kur në një lokal buzë rrugës Vitomiricë-Radavc, pata shkuar aty i ftuar nga Demë Nikçi. Ai e kishte mysafir gjyqtarin Ukë Muça. Sapo u informova nga Dema se Ukë Muça ka qenë gjyqtari që ka gjykuar shumë të burgosur politik, bëra pyetje pa takt: “Cilit gjyqtar ia qiva nanën dhe e lëshoi nga burgu hetues vrasësin mercenar nga Tropoja, i cil është kapë në flagrancë duke vra në Pejë pjesëtarë të UÇK-së, i paguar nga… Bile, po thuhet se ai gjyqatar ka marrë ryshfet 250 mij Euro që t’ia mundëson atij vrasësi mercenar të arratiset nga Kosova që të mos zbulohen vrasjet që i kishte bërë?!” Uka qetësisht u përgjigj: “Unë jam ai gjyqtar…” (në ndërkohë, për shkak të atij krimi duhet ta kenë dëbuar nga Gjykata në Pejë).

Në bisedë e sipër në lokal erdhi Malush Ademaj nga Katuni i Ri (rreth dy km largësi nga lokali ku ishim). E thirra të na ulej në tavolinë. Gjyqtari Muça ironizoi: “Je bindur që kam pas të drejtë që të kam dënuar katër vjet si enverist?” Malushi, pasi shfryu me të shame, i tha: “Mos rrej, nuk më ke dënuar për enverizëm, por për kërkesën Kosova-Republikë. Më duhen 15 minuta më shkua në shpi me e marrë aktgjykimin që të bindesh se po i rrenë Ibrahimin dhe Demën…”

Tani një sqarim, meqë edhe njëherë mediat e rikthyen fushatën diskredituese kundër UDB-ashëve, duke i lënduar UDB-ashët që kanë qenë korrekt me ligjet e kohës.

Që të mos i bie trup nga Kina, po e theksoi faktin: të gjithë UDB-ashët e SDB-së të KSA të Kosovës kanë pas funksion më të ulët zyrtar në atë sistem titist, se sa ministri Ukshin Hoti, Sekrtarët e Lidhjes Komuniste Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Ibrahim Rugova… Që do të thotë, SDB-në e Kosovës e ka udhëheq Lidhja Komuniste e Kosovës, në krye me kuadrot që i përmenda.

Racional është (dis)kualifiki i angazhimeve kriminale të ayre UDB-ashëve që kanë shpërdoruar përgjegjësit që i kishin. Edhe SDB-ja institucion i KSA të Kosovës ishte, siç ishin të gjitha institucionet tjera. Nuk ishte institucion ilegal. Pas vitit 1966 në Kosovë gufoi euforia nacionale për ta dominuar me shqiptarë edhe SDB-në, e cila deri atëherë quhej UDB, që të jetë në proporcion me raportin etnik në Kosovë, prandaj kishte shqiptarë që mendonin se është patriotike të angazhoheshin në SDB…

Në KSA të Kosovë duhet të jenë shquar rreth 40 UDB-ashë të cilët i kanë torturuar të burgosurit politikë gjatë hetuesisë, por duhet të ketë pas edhe UDB-ash që kanë qenë korrekt, për të mos tejkaluar kompetencat ligjore. Po e konkretizoj këtë me njërin nga ata. Ish-krye-UDB-ashin Shefqet Hashani, – kryeshef i Drejtorisë së 5-të të SDB-së krahinore gjatë viteve 1974-1977, i emëruar pastaj Sekretar i parë në ambasadën e RSFJ-së në Gjermaninë perëndimore, nga fundi i vitit 1977 deri në maj 1981, kur e kanë burgos në Beograd dhe e kanë dënuar 8,5 vjet burg, – e takova para ca viteve për të bërë intervistë për monografinë që po e përgatisja për Klubin Shqiptar në Dyseldorf. Në fillim po bënim bisedë “të lirë”, pa e paralajmëruar se bashkëbisemin po e incizoja fshehurazi. Në pyetje time, nëse ai ka torturuar të burgosur politik dhe nëse po, a u ka kërkua falje, ai u përgjegj: “Jam i gatshëm të paguaj RTK-në që ta pësërit disa herë thirrjen time që të paraqiten ata që kam maltretuar fizikisht, me përjashtim të një rasti: vetëm Selatin Novosellës “aksidentalisht” i kam ra flakareshë, kur në vitin 1975 erdhe në SDB në Prishtinë dhe shpifi, kupto, shpifi e nuk spiunoi:

Baci Adem ka formuar përsëri organizatë ilegale…” Shfryva: “edhe shpif edhe i thua bacë, bre…. Të paralajmëroj, po të pash duke hy edhe njëherë në këtë objekt, kam për të sajuar kurth që të fusim në burg hetues dhe do ta bëjë shpinën ma butë se barkun!”

Pra, Zotëri Hashani ishte këmbëngulës, se gjatë gjithë angazhimit të tij në SDB, vetëm asaj radhe i ka ra shpullë Selatin Novosellës.

Kur ndodhi Pajtimi i Gjaqeve, i inicuar nga të burgosurit politikë (Xhemajl Fetahaj me bashkëveprimtarë), pat ndodh edhe FALJA që të burgosurit politikë e bënë ndaj ish-UDB-ashëve të “tyre” dhunues, ndaj prokurorëve e ndaj gjyqtarëve. Një simbolikë e tillë e pata përjetuar në një tubim në Kopehagë. Aty, duke qenë në podium, Ibrahim Xhemajli demonstrativish e fali xhelatin e tij, i cili kishte qenë krye-gjyqtar kur është dënuar Ibrahim Xhemajli me shokë…

Ajo FALJE e pa merituar nga ata kriminelë, dhunues të kundërligjshëm, bëhej për hirë të çlirimit të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk kam dëgjuar ndonje UDB-ash të ketë shpreh kërkimfalje për krimet që i kishin bërë e as falënderim për atë falje që ua bën të burgosurit politikë!!

Pas çlirimit të Kosovës ish-të burgosurit politikë vazhduan me fisnikërinë e tyre, duke iu përmbaj motos tradicionale: “Trimi ose të fal, ose të vret”; meqë i kishin fal UDB-ashët dhunues nuk ndërmorën hakmarrje. Bile as nuk ngriten padi kundër tyre. Përjashtim ishin vetëm ato të dy rasteve: vrasja e krye-UDB-ashëve Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi. Në këtë rast pata dyshuar se ato vrasjet duhet t’i ketë urdhëruar RDB-ja (pasrëndësia e UDB / SDB) e Serbisë (nga viti 2002 e riemërtuar në BIA), meqë RDB-ja duhet t’i kenë urryer UDB-ashët e SDB-së se KSA të Kosovës si armiq të Serbisë millosheviqiane.

Ky dyshim m’u forcua kur rezultoi se vrasja e krye-UDB-ashit Ibush Kllokoqi duhet të jetë urdhëruar nga kUmanadanti Azem Syla, të cilin e dyshoja se ishte marionetë e RDB-së (?).

Për momentin, racionale më duket, të vazhdohet me publikim të krimeve që i kanë bërë UDB-ashëve kriminelë, duke u përmbajtë nga fushata diskredituese kolektive ndaj të gjithë UDB-ashëve që kanë praktikuar vetëm angazhim ligjor, e sidomos duhet të ndërpritet fushtata kundër fëmijëve e familjarëve të tyre. Tani duhet të përqendrohemi për të zbuluar e diskredituar marionetat e BIA-s edhe me ndihmë të ish-UDB-ashëve patriotë…

***

Meqë më ngjau interesant komenti që ka bërë udhëheqësi numër dy i PKMLSHJ-së (njëshi ishte kryeUDBashi Avdullah Prapashtica), në vazhdim po e sjell reagimin e tij.

OSMAN OSMANI:

Zyrtarët shqipfolës në kuadër të sistemit jugosllav, si pjesë përbërëse e mekanizmave të pushtetit, në luftën e tyre speciale kundër kërkesës këmbëngulëse për Republikë të rinisë, studentëve e shumicës së popullit shqiptar, herë hapur e herë fshehur, aludonin se p.sh.: demonstratat e shqiptarëve për Republikë i kanë organizuar herë UDB-ja e Serbia, herë KGB-ja e Rusia, e deri edhe Bullgaria. Ata ndonjëherë theksonin gjoja njëfarë rreziku nga “armiku i brendshëm reaksionar në bashkëpunim me atë të jashtëm imperialist”, duke sjellë njëfarë përfundimi, siç thoshin ata, se ishin të nxitura e të organizuara nga Shqipëria dhe PPSH-ja.

Udhëheqësve shtetërorë e partiakë jugosllavë kur ua lypte puna, me dhelpëri, në vendet që dominoheshin nga politika të djathta, atakonin kërkesat dhe lëvizjen tonë politike e sociale si ultra të majtë, ndërsa në vende që dominoheshin nga politikat e majta, këtë lëvizje e quanin si reaksionare e ultra të djathtë. Madje për këtë qëllim ata bënin publikime e shkrime të veçanta, të cilat i shpërndanin sipas këtyre nevojave.

Pas qëndrimeve përkrahëse të protestave në Kosovë, që kishte bërë udhëheqja politike e Shqipërisë, udhëheqësit e Jugosllavisë fajësuan edhe Shqipërinë se kishte nxitur demonstratat irredentiste në Jugosllavi. Kjo mbështetje nga shteti shqiptar kontribuoi, që grupet e organizatat e rezistencës të unifikonin deri diku qëndrimet në kërkesa. Udhëheqësit politikë shqiptarë të Kosovës, edhe përkundër faktit se ata karshi kërkesave të drejta për barazi nacionale e politike u treguan oportunistë, madje edhe u dënuan dhe u përpoqën t’i luftojnë ato, por megjithatë, nga qeveria e udhëheqësja partiake jugosllave u detyruan të japin dorëheqje ose edhe u shkarkuan. Demonstratat e mars-prillit 1981 u mbytën në dhunë, por rezistenca nuk ndaloi. Përkundrazi, ajo u intensifikua. Kërkesa për republikë u shndërrua në një lëvizje politike e popullore, që krijoi edhe mekanizmat e saj çlirimtarë.

Të gjitha dokumentet e kohës flasin se këto organizime lindën në mënyrë latente e spontane, pa ndonjë nxitje nga jashtë dhe u rritën e u zhvilluan në përputhje me rrethanat e kohës, falë edhe veprimtarisë të gjithanshme e luftës këmbëngulëse për një jetë më të mirë kombëtare e shoqërore. Lënia jashtë vëmendjes e problemeve më thelbësore që shqetësonin shqiptarët atëkohë, krijonin terren pjellor, prej të cilit lindën organizime ilegale, ku shumë prej tyre u dekonspiruan dhe u zbuluan me kalimin e kohës nga organet e rendit dhe të sigurisë së Jugosllavisë. E gjithë kjo rezultoi me një kosto shumë të lartë edhe për të gjithë federatën dhe të ardhmen e saj, që së fundmi çoi edhe në shkatërrimin e saj.

Më më 01.08. 2024 .

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu