Ja se çka deklaron ambasadori i Turqisë në Oslo, në një intervistë për VG, pra përfaqësuesi i shteti me mbi 70 minoritete (në mesin e të cilëve edhe atë arnaut), që e përbëjnë kombin turk, të cilin pa asnjë mëdyshje e bënë unik vetëm religjioni islamik, fe që i lidhi të palidhurat me shekuj.
Ambasadori i Turqisë në Oslo, Fazh Corman :
“– Është fakt që në Suedi, Finlandë dhe Norvegji PKK-ja ka gjetur një strehë të sigurt. Këtu ata mund të veprojnë, të bëjnë para dhe të abuzojnë me lirinë e shprehjes – sikur të ishte një organizatë interesi, thotë ambasadori Fazh Corman për VG.”
Ajo se çka e si deklarohet ambasadori i Turqisë është në realitet politika panturke-islamike, që nuk njef kombe, pasi islami është komb në vete. Pra nuk i njef as Kurdët, as “Arnautët” e Boshnjakët, asnjë popullatë tjetër që jeton në Turqi.
Jo vetëm në Norvegji, por në mbarë Europën kurdët me përjashtime shumë të vogla (si rasti i islamistit kurd Mullah Krekar, që pas arrestimit e mbajtjes në burgje për shumë vite në Norvegji, para një kohe e morën italianët për disa vepra të tjera penale që i kishte bërë atje), janë njerëz shumë të përparuar dhe lojal ndaj vendeve mikpritëse.
Personalisht kam takuar disa kurd mjaft të ngritur dhe prej bisedave të shkurtëra me ta e kam kuptuar që Kemal Ataturku “ynë” për kurdët e armenët kishte qenë një MIlosheviq i kohës. Njeri që ka ushtruar gjenocide ndaj kurdëve dhe armenëve.
Që i ka largue nga vendi i vet e që Serbia me xhaminë e Mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq në Shkup (që ishte me prejardhje shqiptare) e ngriti xhaminë e madhe që “shqiptarët” kurrsesi mos ta harronin islamin dhe që prej aty të përgatiteshin hoxhallarët-agjent (spiuj) , që duhej t’ua bënin shqiptarëve lule e xhenet Turqinë, ku duheshin shpërngulur si Musliman apo si Turq!
Ti shpërngulnin dhe vendosni në vatrat e braktisura me dhunë e gjenocid të kurdëve dhe armenëve! Të ndjekurit e dëbuarit me gjenocidin serbomadh i vendosnin si “musliman-turq” në shtëpitë e tokat kurde dhe armene!
Natyrisht se prej politikës panturke-panislamike, nuk mund të pritet asgjë më e mirë, pasi kreu i shtetit turk praktikisht është kryeislamisti politik i botës , që, po të kishte mundësi do ta “çlironte” edhe Jerusalemin e xhaminë Al Aksa atje!
Kjo puna e ndërtimit të xhamive është punë me bisht, së cilës herdokur “i del duçi”, sado që neosmanlinjt i tejkaluan vitet e pushtimit të gjatë turk-osman me meremetimin e ndërtimin e xhamive në “Arnautlluk” në tridhjetë vitet e fundit.
Përmes tyre mendojnë që të na sundojnë…
Merre me mend?!
Politikanët inferior ose na i blenë ose i shantazhuan, por ajo që është për tu çuditur është heshtja e popullit shqiptar, heshtja e familjes shqiptare?!
Pse heshtin shqiptarët ndaj gjithë këtij shfytyrimi dhe asimilimi që i janë nënshtruar?
Me Blerim Gjonin në promovimin në Oslo të librit Eskadronët e vdekjes së Bardhyl Mahmutit
____
Para disa ditësh isha në promovimin në Oslo të librit të madh Eskadronët e Vdekjes të shkrimtarit Bardhyl Mahmuti.
***
Fakti që merrja pjesë në promovimin e librit të një miku që dallon prej të burgosurve të tjerë politikë për dijen politike, kulturën e përgjithshme dhe erudicionin e rrallë më gëzoi, aqsa më zhgënjeu promovimi i librit në një lokal ku ishte edhe xhamia.
Të gjithë u desht të zbatheshim që në katin e parë, për të shkuar në sallën e promovimin të librit një kat më lartë. Nuk e dij a ishte gabim i rastësishëm, por me një zë të ulët para se të fillonte promovimi u dëgjua një “Allahu Akbar”. Natyrisht se s’kam pse të jem kundër nevojës së njerëzve për të besue në religjionin që e duan, as kundër imamit që linte përshtypjen e njeriut të arsyeshëm nga biseda e shkurtër që pata me të, por më zhgënjen e shqetëson mua e këdo tjetër fakti se pse aty-këtu shqiptarëve “xhamia u dashka tu vij pas”, si në Oslo.
Shqiptarët janë një komb i veçant që praktikojnë disa fe e një pjesë jo e vogël e tyre janë afetar, andaj është e pa drejtë dhe qëllimkeqe që “xhamia” apo kisha të jetë me çdo kusht aty ku është shkolla fillore apo në kryeqytete europiane – aty “ku është populli!”.
I kujt është ai popull?
Une jam vetëm një individ dhe mund ta shprehi lirshëm pakënaqësinë time pa pasur mundësi të ndikoj për të mirë, por befasohem në Radio Rilindja në Oslo dhe me shumë intelektual jo të pakët e të aftë që janë në Norvegji , të cilët nuk janë kujtuar me kohë se këto gjëra nuk duhet të shkojnë së bashku, të përzihen pa nevojë e arsye me njëra-tjetrën në një kryeqytet europian të njohur me kulturën e tij të madhe, popull që i ka dhënë njerëzimit 12 nobelistë e dhjetëra bashkënobelist.
Para se të fillohej të bisedohej për librin, me mikun me të cilin kishim shkuar në promovim meqenëse ishim të ulur në rendin e parë , patëm rastin të bisedonim me një person që ishte i ulur afër mikut tim, i cili lente përshtypjen e njeriut mjaft të ditur, por me një rrëfimtari të çuditshme, që ia nisi të fliste me kënaqësi edhe për historinë e formimit të turqëve si popull që ndërkohë e formuan Perandorinë Osmane.
“Ma i bardh se bora” apo më i bardh se skandinavët, ai kishte qenë ambasadori shqiptar i Maqedonisë (nga Shkupi), në Oslo.
E dëgjoja me vëmendje se çka thoshte dhe me ç’farë entuziazmi fliste për mënyrën se “si i trajton” Turqia shqiptarët e boshnjakët. Turqia, tha ambasadori, i trajton shqiptarët e boshnjakët ashtu sikurse që trajtohet vëllau i vogël… Edhe kur nuk tregohet i sjellshëm, “Vëllai i Madh” Turk (po them une, duke e gjetur kuptimin e asaj që e thoshte ai), “nuk idhnohet në vëllain e vogël!”.
Kuptimi është i qartë: Shqiptarët, për shkak të një përkatësia fetare të njejt me turqit (që e kanë një pjesë e shqiptarëve), i paskan “vëllezër” turqit. U mundova ti them se ajo që e thoshte nënkuptonte identifikim në baza fetare me turqit, duke u munduar ti sqaroja me disa mendime të nobelistit turk Orhan Pamuk nga libri i tij Stambolli ku flet se si kombin turk e lidh “si ind” Islami, por e vërejta se ishte e padobishme. Meqenëse ishte prej Shkupit, i shtrova dy pyetje të shkurtëra:
1. A është shtuar numri i “turqve” në Shkup…?
2. A është përmirësuar gjendja e shqiptarëve pas luftës në Shkup?
Në pyetjen e parë më tha “Jo”, ndërsa në të dytën me tha që është më e mirë se sa që ishte. Merre, si të duash por gjendja e shqiptarëve jo vetëm në Shkup, nuk mund të thuhet se ka shënuar përparim.
Në të vërtetë shqiptarët kanë “të drejtë” të islamizohen e turqizohen sa t’ua merr mendja e të kenë deshirë si dhe kur ta shohin se e gjithë kjo theqafje “su jep bukë me hangër”-të shpërngulen si islamist apo turkoshak prej vendit të vet.
Ambasadori turk në Oslo, është ambasador i Turqisë, por duhet ta pyesim vetën se disa ambasadorë tonë në vendet të ndryshme të botës, athua se të kujt mund të jenë dhe interesat e kujt i përfaqësojnë e mbrojnë …?
Dua të të kundërshtojë, por nuk mundem! Sepse, ti ke të drejtë! Kombi ynë ka rënë aq poshtë sa që shpëtim nuk ka! Vetëm Zoti, Zoti ynë shqiptar mund të na shpëtojë! Por, sa shqiptarë janë që besojnë në këtë Zot! Duke parë gjendjen(nëse nuk ndodh diçka magjike) Kombi ynë eshë në zhdukje! Kaq!
Nje analize me sfond teper te gjere per vete problemin kryesor ,ate te asimilimit qe shtron autori .Dhe per cdo kujtese e pershkrim te situates se sotme qe pershkruan ai si me lart me mbetet vetem te jem dakord me gjithcka.Permenden Serbia ,Greqia e Turqia dhe pse nuk e kemi fqinj kete te fundit.
Dy te tjeret i kemi fqinj duam s’duam e perjete te jeteve do t’i kemi e s’mund as t’i shporrim e as t’i cojme ne ndonje kontinent tjeter.Ajo fotografia e mesiperme ,me faljen e Namazit me ben pershtypje dhe pse jam
e besimit Musliman. M.q.se jam rritur ne nje shtet ateist si Shqiperia ( ne klasen e pare apo te dyten me ka kap ateizmi i imponuar nga diktatoret e atij pushteti ) ne shtepi ritet fetare i kryenim ne fshehtesi te plote .Por ate falje ne mes te rruges as prinderit e mij qe per hir te vertetes ishin fanatike nuk e kane praktikuar as kur Xhamite ishin te hapura e as ne rregjimin e Mbretit Zog.Ne Tirane kur ndodh kjo me habi pyes familjaret e mij mbesat , e me pergjigjen qe s’ka vend per te gjithe ne Xhami.E shoh jo normale nje falje te tille ne mes te rruges .Besimi eshte krejtsisht privat .Po te pyetem se kujt besimi i perkas as s’do te fshihem e as s’do te hesht
por pohoj te verteten.
Ketu ku jetoj vec Xhami turke kam prane e asnjehere s’me ka shkuar mendja te shkoj sepse gjuhen s’e dij e s’e kuptoj.E duhet vec me u duk e tregu se jam Muslimane ? Besoj ne Zot , Allah e kjo me mjafton.Ne mbyllje nje falenderim per Autorin z. Kabashi se shkrimi i sotem eshte i sakte. E tepert dhe sa shkruajta se ai ka permbledhur bukur ne titullin ‘ ,,,, po shkojme ne asimilim . Fatkeqsisht.