ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Mendime rreth deklaratës së Aleksander Vuçiq për deklaratat e Vesli Clark

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Gani I. Mehemti

Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në çfarë reflektohet kjo krenari kur 19 vende sulmuan një vend të vogël

Më: 14 nëntor 2024 Në ora: 17:03

Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka reaguar sot ndaj deklaratës së ish-komandantit suprem të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, i cili theksoi se Serbia duhet të shkojë në të ardhmen pa Kosovën dhe pyeti nëse Clark do të kishte të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për Ukrainën.

Clark deklaroi se ishte “krenar për operacionin që u krye kundër Serbisë, gjegjësisht në Kosovë, dhe se Serbia duhet të shkojë në të ardhmen pa Kosovën”, dhe Vuçiq theksoi se nuk e sheh se në çfarë reflektohet kjo krenari e madhe.

“Wesley Clark është krenar për atë që ka bërë, njerëzit në Serbi janë të indinjuar me atë që ka bërë. Nuk e kuptoj se në çfarë reflektohet kjo krenari e madhe kur 19 vende sulmuan një vend të vogël në kundërshtim me rregullat e OKB-së, Kartën e OKB-së dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nëse i shërben nderit dhe krenarisë së tij, atëherë flet më shumë për të sesa për ne”, tha

Ai theksoi se gazetari që intervistoi Clarkun duhet ta kishte pyetur nëse ai mendon të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për Ukrainën apo, siç shton ai, zbatohen rregulla të ndryshme.

“Ne mendojmë se duhet të zbatohen të njëjtat rregulla, prandaj ne mbështesim integritetin e Serbisë, si dhe integritetin e Ukrainës në përputhje me Kartën e OKB-së”, tha presidenti i Serbisë.

Gani I. Mehemti

VUÇIQ, A E KUPTON SHKAKUN PA SHKAK TË VRASJEVE NË KOSOVË ?

Vuçiq për deklaratat e Clark: S’e kuptoj se në çfarë reflektohet kjo krenari kur 19 vende sulmuan një vend të vogël

Jo, Vuçiq, ty nuk të kuptojmë në reagimin tuaj kaq të ulët, sikur nuk di gjë për krimet serbe ndaj të tjerëve, dhe sërish paraqitesh sikur jeni viktimë : Ti e di shumë mirë vogëlsinë tuaj, andaj përpiqesh të dalësh mbi tjerët. 

Ti e di mirë, përse u sulmua ai vendi i vogël, për të cilin e ke fjalën, Vuçiq.

Kur të vika keq për sulmin e atij vendi të vogël, përse ti sulmoje një vend edhe më të vogël ? A e di përgjigjen e kësaj pyetjeje ?

Ato 19 vende, që sulmuan atë « vendin e vogël » nuk bënë masakra, nuk vranë civilë, nuk vranë e as prenë fëmijë, duke ua marrë nga ngryku prindërve , nuk bënë gjenocid, nuk u treguan as fashiste,  Vuçiq !

Ato 19 vende nuk e ndoqën askë nga shtëpitë e as nga vendi i tyre !

Vuçiq, a e pyete veten, përse u shpall nga OKB shtet gjenocidal Serbia ?  Jo, ti nuk ke nevojë të pyesësh askë, sepse e di më mirë se të gjithë, si ministër serb i asaj kohe. Ti mund të na tregosh neve, ani që nuk presim përgjigje nga ti.

Pra, edhe pas vrasjeve të mbi 13 mijë civilëve në Kosovën e vogël për 3 muaj dhe për masakrat e bëra ndaj shqiptarëve për dy vite, 1998/1999, u sulmua ai vendi « i vogël », siç e thua ti. Se, ka vende të vogla, po sherrin e kanë të madh.

Vuçiq, deri sa nuk kërkon falje për të gjitha ato krime, ndjekje e vuajtje të popullit të Kosovës për ato dy vite, dhe, për deri sa nuik e njihni Republikën e Kosovës shtet, kuptohet se edhe ti ndjehesh krenar për krejt çka keni shkaktuar në Kosovë.

Vuçiq, edhe vetëm për një njeri të vrarë, dorasi mund të shpallet a quhet kriminel, vrasës, sepse ka vrarë. E vrasës jeni ju Vuçiq. Jeni vrasës në tri republika të ish Jugosllavisë, sepse po përpiqeshit ta bënit Serbi krejt Jugosllavinë.

Shumë ishte bre Vuçiq ! Tepër ishte ajo !

Nuk llogaritët në popuj e kombe të tjera se nuk do të pranojnë robërinë serbe, prandaj vratë e pretë aq sa mundët të pafajshëm. Ju nuk vratë vetëm luftëtarët që vërtet ua kishin kthyer pushkën për t’u mbrojtur nga Ti e rexhimi serb, por vratë edhe civilë, gra, pleq, plaka, fëmijë, gjithçka në çka u takuat, vratë.

A e di Vuçiq, se, edhe vetëm për një njeri të shpëtuar nga kushdo prej vdekjes, shpallet hero ? Po NATO, ai bashkimi i atyre 19 shteteve që thua ti, shpëtuan një popull të tërë. Pak të duket ty, pse doje t’i vrisje të gjithë, dhe tani pse ai popull shpëtoi, ti sërish nuk e lë rehat.

Klarku, pra  thot dhe ndjehet“krenar për operacionin që u krye kundër Serbisë, gjegjësisht në Kosovë, dhe se Serbia duhet të shkojë në të ardhmen pa Kosovën”, Vuçiq. E kupton tani reflektimin e krenarisë së tij të madhe ?

Vuçiq, ti mbështetesh në regullat e OKB-së, Kartën e OKB-së dhe vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është e Organizatës së Kombeve të Bashkaura, përse nuk i bindesh që ta njohësh Republikën e Kosovës ? Nuk duhet të duash dikë, vetëm kur të shkon ty përshtati një diçka, e të mos e njohësh kur ty nuk të shkon përshtati.

Vuçiq, sikur të thoshte dikush tjetër që, të paktën nuk ka marrë pjesë në krime, sikur je ti, ndoshta nuk do të kisha arsye  të bëjë këtë reagim. Por, të na mbajë ligjërata njeriu si ti, nuk gëlltitet, jo.

Sa i përket Ukrainës, edhe atje po luftohet për tërësinë territoriale të saj, kundër pushtimit Rus. Ukraina nuk bënte terror e masakra në popullatën e saj, Rusia është pushtuese e agresore e  territoreve të Ukrainës. Kosova nuk ka qenë asnjëherë serbe. K[ëtë e the edhe ti kohë më parë në mjetet e informimit.

Dhe, unë do të të shtroja ty një pyetje, z. Vuçiq : A je i një mendjeje edhe sot për krimet që ke bërë ?

Dhe, sikur të mos ishe, do e njihje Republikën e Kosovës.

Vuçiq, përse KFOR-i qëndron edne në Kosovë, për mbrojtjen e kujt rri ai këtu ?

Për të mbrojtur Serbinë nga invazioni i Kosovës, apo për të mbrojtur Kosovën nga invazioni i Serbisë ?

Përse nuk qëndron edhe në kufi të Kosovës me shtetet e tjera ? Kosova kufizohet edhe me Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, por KFOR-i qëndron vetrëm mes kufirit me Serbinë. A thua, përse ?

Përse NATO nuk sulmoi këto shtetet tjera, por vetëm Serbinë ? Keni qëllime armiqësore ndaj shqiptarëve në përgjithësi, lakmoni në tokat shqiptare deri në detin Adriatik, prnadaj mbani synmet pushtese ndaj tokave shqiptare, Vuçiq.

Kthjellohuni dhe pajtoni të qëndroni atje ku jeni, ju fleni në tokat shqiptare, të pushtuara.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu