Shkruan : Xhemaledin SALIHU, Preshevë
Më 22 e 23 tetor 2022 në Preshevë u mbajt Konferenca shkencore: “Festat kalendarike tradicionale të vitit në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare”, ku morën pjesë 33 studiues nga Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës, me 36 punime shkencore.
Konferencën shkencore e udhëhoqi BORDI, në përbërje: Prof.dr.Drita HALIMI-STATOVCI-etnologe, Prof. dr. NEBI ISLAMI, filolog, Prof.dr. Agron XHAGOLLI-kulturë popullore/folklorist/, Prof.dr. Nebi DERVISHI, historian dhe Xhemaledin SALIHU, profesor, studiues.
Organizues i Konferencës shkencore ishte Këshilli drejtues i SHTKK-së.
Konferenca shkencore punoi në disa séance, seancën solemne e udhëhoqën drejtuesit: prof. dr. Drita Halimi Statovci, Prof. dr. Agron Xhagolli dhe Phd Shpëtim Memishi, kryetar i Kuvendit të SHTKK-së.
Konfer encën shkencore zyrtarisht e shpalli të hapur Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së, me një fjalë rasti, ku përshëndeti pjesëmarrësit, studiuesit dhe delegacionin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, e cila ishte edhe financuese e projektit të Konferencës shkencore, në krye me Vjollca Aliun, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë kulturore në MKRS.
Znj. Vjollca Aliu e përshëndeti Konferencë shkencore dhe uroi punë të mbarë dhe mbështetje financiare pë SHTKK-në, punën dhe veprimtarinë e saj.
Në pjesën e ndarjes së shpërblimeve sipas Rregulloresë mbi ndarjen e shpërblimeve të SHTKK-së, me shpërblim më të lartë të SHTKK-së u shpërblye Akademik Rexhep Ismajli, me ANËTAR I MERITUAR, ndërsa me ANËTAR NDERI u shpërblyan: Prof.dr.Drita HALIMI-STATOVCI-etnologe, Prof. dr. NEBI ISLAMI, filolog, Prof.dr. Agron XHAGOLLI-kulturë popullore/folklorist/, Prof.dr. Nebi DERVISHI, Hysen Këqiku, redaktor teknik, Xhemaludin Rexhepi, lektor, Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, donator dhe me Mirënjohje u shpërblye Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës.
Shpërblimet i ndan: Remzije Jusufi, Rexhepi, Phd Shpëtim Memishi, Xhemaledin Salihu, Limon Kadriu…
Seancën e parë të Konferencës shkencore e drejtuan: Prof. dr.Drita HALIMI STATOVCI, Prof. dr. Agron XHAGOLLI.
Në seancën e parë me kumtesa-punime u paraqitën: Adelina XHAFERI, Festat kalendarike dhe ritet e tyre, Av. Belkize (MALAJ) GJEDIA, Modeli i festimeve në monizëm, Ma.sc. Argjira UKIMERI, Festat kalendarike dhe fetë, Msc. Diana BAJRAJ, Msc. Rajmonda BERISHA, Festat kalendarike në lirikën popullore, Prof. dr. Drita HALIMI-STATOVCI, Gjurmëve të riteve kalendarike, Dr. Fejzulla GJABRI, Festat kalendarike tradicionale të vitit në Lumë, Hysen KËQIKU, Festat e motmotit në Velegllavë, Malësia e Gallapit-Kosovë,
Ismet TAFILI, Festat kalendarike tradicionale shqiptare në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, Prof. dr. Izaim MURTEZANI, Gjurmë të hierogamisë (“martesës së shenjtë”) në kremtet kalendarike te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Dr. sc. Mustafë HAZIRI, Festat e motmotit në traditën shqiptare, Nehat RAMIZI, Këngët e motmotit, element mirëkuptimi mes popujve, Rini USEINI, Përfshirja e vajzës së fejuar në ritet kalendarike, Dr. Rovena (VATA) MIKELI, Festat kalendarike tradicionale të vitit në veprën e Mitrush Kutelit, Prof. dr. Shefki SELAMI, Festat kalendarike në Tetovë, Prof. dr. Zejnepe ALILI-REXHEPI, E përbashkëta e festave dhe riteve të motmotit në rrafshin kombëtar dhe Prof. Neshat Mehmedi, Rite dhe praktika magjike që ndërlidhen me midisdimrin-doksanin.
Drejtues të seancës së dytë të Konferencës ishin: Prof.dr.Izaim MURTEZANI, Mr.sc. Erodita QORKADIU-HAXHIU dhe Dr. sc. Mustafë HAZIRI, ndërsa punimet e tyre i lexuan: Prof. dr. Agron XHAGOLLI, Dita e verës dhe Lef Nosi , Drita MEMETI, Hiriet ZIBERI, Ardita ABDULI-REKA, Aspekti socio-kulturo i shënimit të ditës së verës në qytetin e Kërcovës dhe rrethinë, Mr.sc.Erodita QORKADIU –HAXHIU, Verojkat në ditën e verës (verzës). laboruar në qytetin Elbasan, Fitim FLUGAJ, Verëza, festë tradicionale në Opojë të Prizrenit, Prof. dr. Lutfi ALIA, Dita e verës shqiptare, Prof. dr. Nebi DERVISHI, Dita e verës në Strugë, dikur dhe sot, Dr. Nexhat ÇOÇAJ, Dita e verës në Prizren dhe rrethinë.
Drejtues të seancës së tretë ishin: Dr.Fajzulla GJABRI, Prof. dr. Shefki SELAMI dhe Docent dr. Minir ADEMI, ndërsa punimet e tyre i lexuan këta studiues: Av. Agron ISA GJEDIA, festa e plisit të bardhë” tani “festa e plisbardhëve”, Arbnora KOLGJERAJ REXHAJ, riti i buzmit në Zym të Hasit, Arta MAKOLLI KADRIU, Remzije MAKOLLI AHMETI, Festat e Bajramit dhe kremtimi i tyre te shqiptaret, Dr. sc. Besim MORINA, Kremtimi i festës se Shën Gjergjit në fshatrat e komunës se Drenasit, Edibe SELIMI –OSMANI, Riti i shiut dhe ndalimi i breshërit në Tetovë e Gostivar me rrethinë, Hajrullah HAJDARI, Dita e Shën Gjergjit në Krajë, Jeton SALLAHU, Rasti i festes se Shën Gjergjit dhe objektit të tyrbes në Vushtri, Prof. dr. Lutfi ALIA, Festa e karnevaleve, Doc. dr. Minir ADEMI, Festa e Shën Gjergjit në fshatrat e komunës së Likovës, Rahim AZEMI, Kremtimi i festës së Shën Gjergjit në fshatin Stançiq, komuna e Gjilanit , Xhafer CAKOLLI, Kulti i gjarpërit, Xhahit RAMADANI, Dita e Shëngjergjit në Bujanoc dhe Xhemaledin SALIHU, dita e Shëngjergjit në Preshevë.
Pas mbarimit të leximit të punimeve në Konferencë shkencore u zhvillua një diskutim lidhur me tri seancat dhe punimet.
Fjalën përmbyllëse e pati mbi Konferencën shkencore Prof. Dr. Agron Xhagolli.
Në mbrëmje të 22 tetorit 2022 u shfaq një film dokumentar mbi Ditën e Verës, me autor dhe regji të Shaban Shabanit, të cilin në Prizren e shfaqën SHKASH “ Gurra” e Gjilanit.
Pas shfaqjes u diskutua për filmin dhe studiuesit dhanë mendime për Konferencën shkencore që ndodhi dhe pati edhe propozime lidhur me Konferencën shkencore të ardhshme, sidomos pati propozime lidhur me temën e Konferencës së ardhshme. Në fund dominoi mendimi dhe këtë e shprehën edhe shumica e diskutuesve që Bordit të Konferencës t’i lihet në kompetencë për ta përcaktuar temën e saj.
Në fund tëdiskutimeve, Xhemaledin Salihu, kryetar propozoi që për anëtar Bordi të kooptohet edhe Prof. Dr. Izaim Murtezani nga Maqedonia e Veriut. Propozimiu aprovua një zërit.
Konferenca shkencore vazhdoi punimet e saja edhe të dielën, më 23 tetor 2022, me
hapjen e Ekspozitës: Fotografi të objekteve të trashëgimisë kulturore të Luginës së Preshevës/Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë/, e cila u bë në koridoret e restorantit “BICI’. Menaxhimin e Ekspozitës e bëri Agim Arifi, mësimdhënës i artit dhe
me përurimin e dy librave të SHTKK-së, botime të saja: “Zejtaria dhe Tregtia në Luginë të Preshevës dhe në viset shqiptare” dhe “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera shqiptare”, drejtues të përurimit të librave ishin Prof. dr. Agron XHAGOLLI, Prof. dr. Drita HALIMI-STATOVCI, Xhemaledin SALIHU, profesor, ndërsa referues: Prof. dr. DRITA HALIMI-STATOVCI, Prof.dr. Agron XHAGOLLI.
Në Tribunën shkencore: “Toleranca ndërfetare në Luginë të Preshevës dhe në viset tjera shqiptare” ligjëroi Dr. sc. Veton ZEJNULLAHU, marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, ndërsa drejtues ishin: Prof.dr. Agron XHAGOLLI, Prof.dr. Nebi ISLAMI, Xhemaledin SALIHU, profesor
Në pasditën e 23 tetorit 2022, SHTKK organizoi vizitë disa vendeve të trashëgimisë kulturore në Nesalcë të komunës së Bujanovcit: Teqesë, ku na priti dhe na njoftoi me historikun i nderuari dhe i palodhshmi u.d. Sheh Afrim Agushi dhe Plaku i Teqesë,
Kacipupit, ku ligjëroi bachelor i arheologjisë, Musli R. Emini, Teqesë së Preshevës dhe Varret e Krushqëve në Bukurovc, ku ligjëroi Xhemaledin Salihu.
PROJEKTET I FINANCOI: MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, ndërsa Konferencën shkencore e ndihmuan edhe Qenan Haxhi Vlora HAMDIU, Gjymshit SAQIPI
PROJEKTET I REALIZOI : SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË
FALEMINDEROJMË STUDIUESIT, PJESËMARRËSIT, FINANCUESIN DHE TË GJITHË ATA QË NDIHMUAN FINANCIARISHT DHE NË FORMA TË TJERA Konferencën shkencore që të jetë me karakter dhe vlerë shkencore e kulturore.
PRESHEVË, MË 30 TETOR 2022
Xhemaledin Salihu, kryetar