ARKIVI:
26 Prill 2025

Nafi Çegrani : Mendime rreth librit të Bajram Kabashit, “Rilindja, përkushtim e trishtim”, një libër me vlera të shumëta

Shkrime relevante

Die Transvaler (1982) / Në Randburg ka lindur princi i kurorës shqiptare, Princ Leka II

Burimi : Die Transvaler, e hënë, 31 maj 1982, faqe n°2 Nga Aurenc...

Pengmbajtësit e shtetit!

Florim Zeqa Repriza e gjashtë, turpi i gjashtë i deputetëve në Kuvend....

Një përkujtim për profesorin dhe atdhetarin Muhamet(Lan) Haklaj

(13.04.1955-16.04.2025) Deçan, 22.04.2025. Shkruan: Dr. Bekim Vishaj Pas ndarjes nga jeta të profesorit,atdhetarit dhe...

Loja e dogërxhikut, Kuvendi i Kosovës dhe Serbia

Gani I. Mehmeti Në lojën e dogërxhikut, kur kokrrat bijnë në atë...

Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë,...

Shpërndaj

Shkruan: Nafi Çegrani 

Rreth librit të Bajram Kabashit “Rilindja, përkushtim e trishtim”
Libri i autorit Bajram Kabashit, alias Gjergj Kabashi, me titull “Rilindja, Përkushtim e Trishtim” 1982-1999, është  një libër voluminoz dhe  me shumë vlera, një vepër shumëdimensional. Pasi lexova këtë libër ku autori përmbledh kujtime nga jeta dhe veprimtaria e tij si gazetar me përvojë, por edhe  i ndjekur dhe i përndjekur nga rrjetet e Shërbimeve sekrete antishqiptare të kohës, qofshin ata edhe si bashkëpunëtorë dhe informatorë, si kodosha e fakirë edhe  nga rrethi i kolegëve të tij që i shërbenin UDB-së famkeqe jugosllave dhe Beogradit, Bajram Kabashi u bëri ballë gjitha furtunave dhe rrëmeteve, u bëri sfidë duke ruajtur me dinjitet UNIN e tij si njeri, intelektual dhe shqiptar i denjë, duke  sjellë për lexuesin shkrime të ndryshme gazetareske gjatë viteve në profesionin e gazetarisë, dhe tani na vjen me një libër të thukët për kulturën tonë letrare në formën e rrëfimeve që janë të ngjeshura plot nuanca jete dhe sakrificash dhe nuk ka dyshim se kushdo që e ka lexuar qoftë edhe një vepër të vetme nga Bajram Kabashi ose nga shkrimet e tij, e kupton se ka të bëjë me një njeri të ditur, intelektual me një dhunti të mrekullueshme të fjalës së shkruar, thellësisht i angazhuar me problemet dhe zhvillimin e ecurisë së individit dhe shoqërisë shqiptare , veçmas në Kosovë, ose pikërisht në redaksinë e të përditshmes RILINDJA ku ai punoi vitet e rinisë së tij si gazetar hulumtues, dhe i goditur me ashpërsi karakteri i tij personal, për hakmarrje, ku edhe vitet e mëvonshme në gjë e tillë po ndodhin goditje anarkiste.
Andaj edhe them se ky libër si edhe të tjerat të cilat i botoi kohët e fundit, janë të thuktë, të shkruara me një stil të mrekullueshëm dhe mbetet si një vepër me vlerë shumëdimensionale për kulturën shqiptare.
Librin “Rilindja, përkushtim e trishtim” e kam lexuar me shumë dëshirë dhe kënaqësi. Kam ndjerë sikur Bajram Kabashi ende i ri, i buzëqeshur dhe krenar, si gazetar hulumtues, ishte aty pranë meje. Ai më fliste, unë e dëgjoja me vëmendje dhe herë-herë mbaja shënime për rrëfimet dhe udhëzimet prej një njeriu me vizion injtelektuali dhe patrioti, plot eksperienca jete kur ballin e tij ia kishin rrah stuhitë e kohës gjersa kishte punuar si gazetar në Rilindjen famëmadhe!
Dhe fusha e kërkimit këtu, është vetë shpirti i tij prej njeriu të devotshëm, i cili përmes rrëfimit të tij gëdhend dhe pasqyron sistemin e rrënuar shoqëror e politik të një epoke të Jugosllavisë komuniste, kur ai vepronte si një gazetar i kompletuar…
Por, përse ky libër dhe librat e tjerë si ai “ Me Hasan Mekulin” ose libri “Nacionalizmi” ku ngërthen bashkëbisedimin me ish diplomatin shqiptar në OKB Abdi  Baletën,  në përgjithësi janë të vlefshëm për lexuesin, e në veçanti për rininë e sotme shqiptare , sidomos në rrugën e zgjimit dhe ripërceptimit të rolit që duhet të ketë secili shqiptar në shoqërinë bashkëkohore me mendim të mirëfilltë për fatumin personal, të kombit dhe Atdheut .
Në tërësinë e librave dhe rrëfimeve të tij, janë mendime të përpjekura edhe në aspektin që të edukojë rininë shqiptare dhe brezat që vijnë me një THIRRJE të shëndoshë, nëpërmjet së cilës të jetë i vetëdijshëm për vlerësimin e tij ndaj Kombit dhe Tokës që e lindi. Karakteristikë e shkrimeve të tij është përdorimi i shembujve logjikë dhe atyre personal nga jeta dhe eksperienca, nga përplasjet e ndryshme si gazetar, nga betejat që e përcollën në jetën e tij, nga orvatjet dhe sakrificat që bëri edhe në rrëfimet e tij për të mundësuar mbërritjen e idesë tek lexuesit.
Bajram Kabashi , si gazetar  i gazetes “Rilindja” të Prishtinës që nga vitet e bujshme 1982 dhe më gjer në atë të vitit 1999, veproi duke ecur rrugës së drejtë, ashtu siç e kishte edukatën dhe kulturën e kombit që i takon, dhe mëpastaj , duke iu ikur furtunave dhe stuhive që i suleshin rrotull, u vendos dhe jeton në Norvegji.
Libri  me rrëfime nga jeta e tij ka disa kapituj dhe ka një strukturë të gërshetuar me stil e prirje, ka një  parathënie dhe  hyrjen të veçantë. Por, ajo që të fut në mendime të thella, vlenë të përmendet kaptina kua ai bën një qasje me ndjenjën humane dhe njerëzore rreth rastit të likuidimit të gazetarit patriot dhe kolegut të tij gjatë punës në redaksinë e Rilindjes, Xhemail Mustafën, vrasja e të cilit bëri bujë të madhe, ose që mund të kuptohet edhe si VRASJE E NJË  INTELEKTUALI shqiptar që ende mbetet një mister, sepse të tilla janë rastet që kurdisin specialistët e Shërbimeve sekrete, në këtë rast, me theks të veçantë janë Shërbimet jugosllave të Beogradit si UDB-a dhe KOS-i ushtarak, të cilët në Ballkan, e veçmas në Kosovë, ende davariten si hije për të turbulluar ujërat mes shqiptarëve, me burime paralele si nga Prishtina njashtu edhe Tirana, sepse kanë përvojë të stilit kriminal dhe inskenimeve , duke u ulur “këmbëkryq” në këto troje. Autori i këtij libri, si njeri që di të lexojë brenda reshtave dhe kupton situatën dhe filosovinë e jetës, e shtjellon aspektin e përndjekjeve ndaj tij, provokimet i ia kurdisin në mënyrë sistematike, pa lënë anash shtjellimin dhe apelin që bën për zbardhjen e rastit enigmatik të vrasjes së Xhemail Mustafës nga ajka e atyre të cilët e mashtruan duke e futër  tinëzisht në gracka sipas metodave konspirative, apo ndoshta si i papërshtatshëm për  KLANIN E KOSOVËS , por  që ia kishin pregatitur edhe likuidimin para derës së banesës ku jetonte…
Gjatë leximit të librin në fjalë dhe nga rrëfimet e autorit, kuptoj se betejat e nëntokës kriminale që fillet e kanë edhe nga zyrat e dikurshme të Rilindjes, ku disa persona ishin masha të ndryshkura në duartë e UDB-së dhe Beogradit, bënin luftë të fshehtë e tinëzare, luftë të ashpër duke provokuar persona të cilët Shërbimet jugosllave i mbanin në lista të zeza, kurse ata që i takonin rrjetit konspirativ, kishin mision trishtues, frike dhe tmerri, megjithatë, mbete e qartë, se edhe pas tranzicionit, nuk mund të shpëtonin nga kontradiktat që brenin shoqërinë shqiptare.
Një gjë mbetet e sigurtë, se puna që bën autori Bajram Kabashi, meriton çdo respekt dhe lëvdatë, sepse në saje të ndjenjës patriotike dhe atdhetare, reth kësak çështje ai edhe bën këtë libër, e që për fatin tragjik rreth likuidimit të Xhemajl Mustafës, mund të shkruan një kaptinë të veçantë, sepse betejat e kuçedrës egzistojnë edhe sot në Kosovë dhe Tiranë, që lidhen me subjekte të veçanta që trajtohen edhe si ziliqarë mes tyre, apo ndjellakëqinjë që kanë instruktorët e tyre perfid të Shërbimeve antishqiptare dhe si të tillë që i takojnë asaj katefgorie njerëzish të pa ciptë, të pamoralshëm dhe me shpirt kriminelësh, që ecin edhe sot me hijet e tyre në frontin e fsheftë të cilit i përkasin. Por, do jetë e qartë, do kthjellohen gjërat si qielli me diell, sapo të zërë filli i gjëndjes faktike, se ata nuk janë gjë tjetës, pos e keqja e kombit dhe shqiptarëve, të mbuluar rrejshëm me petkun e patriotizmit shqiptarë, që në fakt , janë vetëm të kamufluar si shërbetorë të Beogradit që detyrë parsore të tyre kanë intrigat, shantazhet, korrupsionin,  që shërbejnë në qarqet e degjeneruara dhe të errta komuniste , si përvojë nga e kaluara. Dhe, nuk ka si të kuptohet ndryshe fakti, sepse, në përgjithësi, personazhet kryesor dhe urdhësdhënësit për likuidimine gazetarit Xhemajl Mustafës në Prishtinë, përfundojnë në tragjedi. Këtë e dëshmojnë edhe faktet se mënyra, format dhe metodat bashkë me taktikën e veprimeve të tyre, nuk ka dyshim, janë të Shërbimeve të informacioneve sekrete të Beogradit, të cilët  edhe gjatë kohës para dhe pas Rankoviqit, janë implikuar ne lufta të errëta dhe vrasje, në inskenime procesesh gjyqësore dhe akuza të kurdisura ndaj njerëzve me dinjitet për krime të pabëra, ku involvohen specialistë të spiunazhit kominternist serbo-sllavo-rus me qendër në Beograd dhe Moskë. Këtë duhet ta dijnë gjithë shqiptarët kudo që janë, edhe ata në shtigjet e diaporës nga shtete e Europës, e gjer në Amerikë dhe Australi.
Andaj, lexuesi do të gjejë në faqet e librit të Bajram Kabashit, një sërë materialesh të vlefshme dhe jetësore ku autori pohon se me gjithë qëndresën heroike të tij si gazetar shqiptar në ato vite kur frynin shumë rrëmete, kur ai përjetoi dhunë edhe nga disa kolegë të tij të cilët shërbenin si masha të ndryshkura për interese të SDB-s (UDB-së) në Kosovë,  ka arritur ta dokumentojë me të dhëna të qëndrueshme të mbështetura në burime relevante të mendjes dhe memoareve të papublikuara deri më sot, duke sjellë një libër me shumë vlerë letrare , veçmas për kulturën shqiptare, për faktin se trajton një periudhë shumë të rëndësishme, por edhe shumë të rëndë për shqiptarët të atyre viteve të 1982 dhe më pas. Libri në fjalë, i cili për nga faqet është voluminoz, mbetet tejet me vlerë sepse është real, i bazuar në fakte e argumente që autori i ka hulumtuar duke sjellë një studim serioz të bazuar në argumentin e jetës së përjetuar nga vetë ai, përballë specifikave të asaj lufte tinëzare dhe antishqiptare të fatit tragjik të njeriut, ajo luftë e shëmtuar që zhvillohet edhe sot e sot, si luftë grupesh apo partishë brenda një shteti e cila asgjëson harmoninë njerëzore  me vite e dekada në Kosovë dhe më gjërë në trojet shqiptare. Dhe me këtë rast, dua të theksoj  se një histori tragjike e NJERIUT  apo edhe e njerëzimit, pavarsisht nga nuancat e ndryshme që merr, në thelbin e saj gjithmonë është karakterizuar nga fati i fitimtarëve dhe të mundurve… në të njëjtën kohë kur të mundurit apo viktima, ringjallet nga hiri si Feniksi !

Bajram Kabashi, përveç si  gazetar hulumtues dhe publicist, ka arritur të krijojë profilin e tij të dëshmuar edhe në aspektin letrar . Ai më mirë se kushdo tjetër i ka bërë një rrëfim të veçantë jetës dhe veprimtarisë që ka kaluar në vite, siç kam përmendur më lartë , duke u marrë viteve të fundit kryesisht rreth veprimatrisë së tij në Rilinjdje dhe gjetiu, ku si rezultat i kësaj pune përkushtuese autori ka profilizuar edhe më tej angazhimin e tij në fushën e publicistikës letrare. Të gjitha këto, janë bërë me seriozitetin e të mundshmes, i vetëdijshëm se asnjë vlerësim kritik nuk arrin për t’i shtjelluar të gjitha vlerat që i posedon ky libër kaq voluminoz si dhe veprat tjera të tij, ngërthejnë në esencën e përmbajtjes dhe qëllimit SOCIOLOGJINË AUTENTIKE TË RREFIMIT, prandaj edhe këto përpjekje, sado profesionale, duhet të kuptohen si vrojtime e këndvështrime personale apo rrëfime nga jeta e tij e përditshme gjatë viteve të bujshme në Kosovë, gjë e cila mbetet si një krijimtari jo vetëm në trojet ku flitet gjuha shqipe, por gjithandej në trojet tona dhe më gjërë. Vepra e Bajram Kabashit mbetet, padyshim edhe si një frymëzim që pasuron rrëfimin publicistik në përgjithësi në analet e letërsisë shqipe, sepse aty hasim edhe thelbin rrënqethës në këtë kohë të çmendur plot përmbysje dhe ringjallje fantazmagorike.
Libri ka 519 faqe me mjaftë ilustrime dhe fotografi, dhe është botim i Shtëpisë Botuese “Lena Grafik”, në Prishtinë 2020.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu