SAMI FRASHËRI PËR DREJTËSINË
1. LIGJI ËSHTË EKUILIBRI I SHOQËRISË NJERËZORE.
2. VETËM DREJTËSIA NDIHMON TË VËRTETËN, NDËRSA GËNJESHTRËN E GJITHË BOTA.
3. MASHTRIMET E MASHTRUESIT I PËRBALLONI ME DREJTËSI, SEPSE GJITHÇKA MËNJANOHET ME TË KUNDËRTËN.
4. ATA QË TREGOHEN TË DREJTË ME QËLLIM LARTËSIMI, PASI TË ARRIJNË QËLLIMIN, S’NDJEJNË MË NEVOJË PËR DREJTËSI.
5. GYKATËSI I GJYKON MË ME LEHTËSI ARMIQTË E TIJ.
6. RRUGA E JETËS ËSHTË DREJTËSIA, MOS U NDAJ NGA RRUGA PËR TË HYRË NËPËR RRUGICA.
7. PADREJTËSIA ËSHTË SI BARUTI, SIGURISHT QË NJË DITË MERR ZJARR DHE ZHDUK EDHE SHTETIN.
8. ME SHUMË VËSHTIRËSI JEPET E DREJTA KUR E KËRKON ME RRUGË TË DREJTË DHE JO ME ANË TË DHURATAVE E TË RRYSHFETIT.
9. MË MIRË TË MBETET I AKUZUARI PA U DËNUAR, SE SA TË DËNOHEN TË PAFAJSHMIT.
10. DETYRA E PARË E QEVERISË ËSHTË TË MOS BËHEN PADREJTËSI NGA ANA E GJYKATAVE.
11. SHTETIN NUK MUND TA RUAJË NGA SHTHURJA ASKUSH VEÇSE DREJTËSIA.
12. ËSHTË E SIGURTË ZHDUKJA E NJË VENDI KU NJERËZIT MPOSHTIN LIGJIN, E FORCA MPOSHT TË DREJTËN.
13. AQ SA E DËMTON NJERIUN NJË DENTIST, I CILI NË VEND TË NJË DHËMBI TË DËMSHËM I HEQ NJË TË SHËNDOSH – EDHE GJYKATA QË DËNON NJË TË PAFAJSHËM, PO NË ATË SHKALLË E DËMTON NJERËZINË.
14. GJYKATËSI QË NUK I NDËSHKON FAJTORËT, MUND TË NUMËROHET PËR NEGLIZHUES, POR NJË GJYKATËS QË NDËSHKON TË PAFAJSHMIT ËSHTË VET NJË KRIMINEL DHE GJAKPIRËS.
15. GJYKATËSI QË NDËSHKON TË PAFAJSHMIT, NJOLLOS EMRIN DHE FAMËN E VET.
16. BASHKIMI I MËSHIRËS DHE I FORCËS NË NJË VEND SJELL DREJTËSINË DHE LIRINË
17. NË PESHOREN E DREJTËSISË, I DOBËTI ËSHTË GJITHMONË MË I LEHTË ATJE KU MBRETËRON PADREJTËSIA.
18. VETËM DREJTËSIA NDIHMON TË VËRTETËN, NDËRSA GËNJESHTRËN E NDIHMON E GJITHË BOTA.
19. KUSH FORMULON NJË LIGJ JO TË DREJTË, BËHET VRASËS I MILIONA NJERËZVE.
20. MERITA DHE TALENTI FILLOJNË TË NDRIÇOJNË PORSA LIND DREJTËSIA.
21. DREJTËSIA SADO QË E HEDH NJERIUN NË SHUMË BELA, MË NË FUND E NXJERR NË DRITË.
Shkëputur prej: Sami Frashëri: Vepra 3: “FJALË TË URTA”, Rilindja, Prishtinë,1978)
Përzgjodhi Dilaver Goxhaj