ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Mendimtari Ngadhnjim Sopjani, poet e shkrimtar nga Prishtina: “Çdo parti ekizston për popullin, jo për vete!”

Shkrime relevante

Shpërndaj

Konrad Adenauer:“Çdo parti ekizston për popullin, jo për vete!”

Nga: Ngadhnjim Sopjani, Prishtinë

Sistemi elektoral në Kosovë duhet të ndryshoj që qytetari të jetë i përfaqësuar drejtpërdrejt nga i deleguara/i i vet.

Ky sistem sot në Kosovë është ndjelljeje dhe formësuese e klientelizmit, pasi që votat grumbullohen, kandidatët votohen drejtpërdrejtë por ata nuk përfaqësojnë askënd drejtpërdrejtë, përpos votës së përkohshme që ka arritur ta marr me emrin e vet por nën siglën e partisë. Deputeti duhet ta përfaqësoj zonën dhe problemet e saj, duhet ta njohë komunitetin prej nga vie. Shembull, nuk ka pse një pejan ta votoi një figurë karizmatike të Llapit, pse?

Çka e përfaqëson ai/ajo?

Në Kosovë mblidhen votat për tu krijuar një far parlamenti që ai parlament ta krijoj një far qeverie, lëre që koalicionet asnjëherë nuk janë përputhur ideologjikisht, por nuk janë përputhur as me elektoratin që ua ka qitë kokrrën, për faktin se sistemi zgjedhor Proporcional me listat e hapura në Kosovë, votën e ka reduktuar në ngarendje për të luftuar për sa me shumë ulëse në Kuvend, për ta mundur partinë tjetër. Kandidatët po ndërtojnë karrierë mbi një votë që nuk i obligon as detyron. Pikësynimi nuk është që të arrihet cilësia e kandidatit apo fuqizimi i demokracisë. Vet sistemi i tanishëm e shkëput qytetarin nga shtetari, e shkëput problemin nga zgjidhësi i problemit, pra deputeti. Tek ne po kuptohet çdo e ditë e më shumë se sigla e partisë, naracionet historike dhe emocionale për një parti të caktuar nuk sjellin asgjë për qytetarin. Sado që të jetë lideri i dashur për qytetarin, sado që ai apo ajo të këtë ide e vizione për shtetbërje, sistemi e bën të pa mundshëm që qytetari të participoi në shtetbërje, parti-cipoje, pjesa e parë e fjalës është pjesë, por me shtesën pjesëmarrje, kurse fjala parti i bie veç pjesë, pra, partia është pjesë e qytetarit e jo anasjelltas Një parti apo me saktë një grup parlamentar nuk e di sot çka të përfaqësoj, partinë, liderin, apo votën që e ka sjellur aty, andaj shteti ynë ka ngelur në vendnumëro.

Vota sot po përcakton një makinë votuese në parlament, thjeshte një shtytëse e verbër e vendimeve kuvendare, jo një zë i duhur që i duhet qytetarit dhe problemeve të tij. Ky sistem elektoral është lënë qëllimisht që të anashkalohet ballafaqimi i drejtpërdrejt me qytetarin dhe obligimin elektoral! Kosova duhet të praktikoj sistemin zgjedhor Proporcional, Rajonal por me listat e e hapura, çdo zonë e caktuar të garoj me numrin e caktuar të deputeteve, dhe secila zonë e Kosovës të përfaqësohet direkt në Parlament përmes kandidatëve përkatës me lista të hapura, Sot Kosova është një Mekë apo Vatikan për një sistem pa krye, që as nuk i përshtatet nevojave por as traditave të vendasve, nuk ekziston fare komunikimi votues dhe i/e votuar, votuesi është mjet kurse vota është valutë e përkohshme!

Përmes sistemit rajonal-proporcional me lista të hapura deputeti do të ishte i detyruar ti shërbej qytetarit drejtpërdrejt, do të jet i detyruar ti shërbej zones prej nga vjen, sepse ajo zonë vendos a do bëhet ajo / ai serish deputet, Kosova është e vogël, por jo edhe aq e vogël sa që të lejohet ky kaos i kontrolluar!

“Ne duhet të guxojmë më shumë demokraci, ne duam një shoqëri që ofron më shumë liri dhe kërkon më shumë bashkëpërgjegjësi”, Willy Brandt

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu