ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Mërgata Shqiptare në Botë, me seli në New York, kërkon llogaridhënie për fondet e “3 përqindëshit” dhe “ Vendlindja thërret”

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË
NJU-JORK  – SHBA

Për:

-PRESIDENCËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
-QEVERINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
-PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
-KRYEPROKURORINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
-GJYQËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Kërkesë

Mërgata Shqiptare në Botë, më Seli në Nju-Jork, kërkon llogaridhënie për fondet e “3 përqindëshit” dhe “ Vendlindja thërret”.
Të nderuar, Shkëlqesia e juaj, Mërgata Shqiptare në Botë, më Seli në Nju-Jork, kërkon me këmbëngultësi hapjen e procedurës së hetuesisë për Fondet e “ 3 përqindëshit” dhe “ Vendlindja Thërret”.
Ky kontribut financiar, i ndarë nga mërgimtarët, për ta ndihmuar Vendlindjën dhe Luftën në Kosovë në baza vullnetare – shumë e nevojshme për kohën.
Nga mërgimtarët kontribuan kush si e sa mundi, kush me financim dhe pjesëmarrje në luftë, kush vetëm me pjesëmarrje në luftë dhe kush vetëm me ndihmë financiare.
Dihet mirë se pa një financim çfare ka qenë, nuk do të mund të zhvillohej as lufta me sukses, prandaj, u jemi mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan. Mirëpo, me sa është thënë, dikush edhe ka keqpërdorur, për çka jemi tepër të zhgënjyer, jo pse është financuar, por pse nuk kanë shkuar ku e si duhet, dhe, krejt kjo është ajo që na detyron të kërkojmë zhvillim të hetimeve se ku e si kanë shkuar mjetet financiare.
Faktet janë, njerëzit përgjegjës janë në jetë, andaj kërkojmë urgjentisht të hapet procedura për hetimin e mjeteve të lartshënuara, të bëhet ekspertizë nga ekspertë të lëmisë përkatëse, dhe, keqpërdoruesit – përgjegjësit të hetohen, të ndiqen penalisht dhe të dënohen sipaë ligjit keqpërdoruesit.
Kërkojmë që çdo cent i paguar nga këto fonde nga mërgata, të gjenden dhe të arsyetohen në mënyrë transparente.
Deri atëherë Mërgata Shqiptare në Botë nuk do të ndalet së kërkuari dhe nuk do të heqë dorë nga kërkesat e veta për kontributin e vetë financiar për ta ndihmuar Vendlindjen dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hetimi dhe ndjekja penale e përgjegjësve të këtyre dy fondeve, rritë përkushtimin e Mërgatës që në çdo rast që do të paraqitet nevoja ta ndihmojë Vendlindjen dhe Atdheun në të ardhmen.
Me shpresë se kërkesa jonë do të realizohet, sinqerisht, ju përshëndesim!

Bahri Ramadani

Nju-Jork Për Mërgatën Shqiptare në Botë,
Më 31 Maj 2022
________________________
Bahri Ramadani

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Shumë me vend. Të përgëzoj zotëri Bahri Ramadani. Do të ishte jo vetëm e ndershme por edhe shumë e arësyeshme që të hetohen paratë e grumbulluara nga Mërgata Shqiptare, kudo që kanë jetua e punua, atje ku janë mbledhur paratë për Atdhe e Vendlindje.
    Fakte për vjedhjen e parave ka sa të duash. Vetëm ti shikojnë pasuritë e “komandantëve” me shtëpi shumë katëshe, me pishina, hamame, hotele, pushomore në male e në det, tokë pune, të punueshme deri në 220 kektarë kur dihet se asnjë fshatar në Kosovë as në kohën e turkut nuk ka pasur tokë me tepër.
    Unë dua të tregoj se në Suedi, ai që nuk ka pagua për 3%-ishi, sshqiptarët asaj familje nuk i kanë folur ….
    Pastaj bënë edhe një fon tjetër, ate te “Vendlindjes” pranonin se ka dy fonde, të “Sevapit”, për 3% dhe të “Xhevapit”, për “luftë ndërsa nuk pranonin se ka FARK por vetëm uck, (lexo “lpk”).
    Sinan Kastrati, Suedi

    • Përshëndetje i nderuari miku Sinan Kastrati,
      Mërgimtarët dëshirojn të jen në dijuni se ku shkuan dhe se a janë keq përdorir paraja e dhanun, sepse egzistojn dyshime te shumta per keqperdorime, prandaj iu eshte drejtuar institucioneve shtetrore per tu marur me këte qështje.
      Ju pershendes miqësisht,
      Gjitha te mirat me familje,

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu