ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Mërgimi i Arbërorëve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit !

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Belisar Jezerci, historian
___
Mërgimi i shqiptarëve filloi me depërtimin e turqve në tokat shqiptare,e sidomos pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve të mërguar u strehua në krahinat e Mbretërisë së Napolit. Veçanërisht në krahinat e Kalabrisë dhe të Siqelisë u strehuan më tepër se 100.000 mijë shqiptarë dhe krijuan aty rreth 100 fshatra më popullsi arbëreshe.
Në fund të shekullit XV,që nga Venediku deri në Siqeli,,burimet arkivale përmendin në qytetet italiane dhe në rrethet e tyre bujqësore shqiptar me shumicë. Mjaft prej tyre të varfër, pa ndihmë e pa përkrahje, të mbetur rrugëve, u kthyen në lypës ose vdiqën nga uria dhe sëmundjet.
.”Nuk mund t’i shohë njeriu— i shkruante Papa Pali i II Filipit, dukës së Burgonjës- pa derdhur lot këta refugjatë nëpër limanet e Italisë, të uritur e të xhveshur, të shpërngulur nga vatrat e tyre, që rinë anës së detit, e ngren duart në qiell, e qajnë e vajtojnë në një gjuhë që s’ua marrim dot vesh”.
Numri i të mërguarëve llogaritet të ketë arritur 200.000 mijë shqiptarë…!
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. i respektuari Msc Belisar Jezerci!

    Ju lumt për shkrimin, por shkruani me disa “gaime:
    Ju shkruani, po citoj:
    “Mërgimi i shqiptarëve filloi me depërtimin e turqve në tokat shqiptare,e sidomos pas vdekjes së Gjergj Kastriotit.” Nuk shkruani asnjë datë, asnjë vit – konkretisht nuk shkruani se kur merguan arbërorët!?
    Dihet së Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ka vdekë në vitin 1468 (jetoi 63 vjet, e sipas disa faktevve historike shkruan se: Skënderbeu ka vdekë në vitin 1466!? dhe se (jetoi 63 vjet).
    Poashtu shkruani, po citoj:
    “Veçanërisht në krahinat e Kalabrisë dhe të Siqelisë u strehuan më tepër se 100.000 mijë shqiptarë”
    Këtu pas shifrës 100.000 e shkruani edhe fjalën “mijë” që e keni gabim se nuk shkruhet edhe 100.000 dhe mijë!? Êshtë dasht’ të shkruani me fjalë: ne kllapa (njëqindmijë).
    *
    Këto fakte nuk duhet t’i “harrojë” një historian!
    Sidoqoft na keni prezentuar nj먔histori” me vlerë dhe ju jam mirënjohës!

    me respekt,
    Ismet M. Hasani, Suedi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu