Pak fjalë për diasporën
Ne shqiptarët jemi populli i dytë në botë që e duan atdheun në mënyrë të organizuar. S’ka në botë këso dashurie të organizuar. Ky dimension i dashurisë është magjik dhe i pakuptueshëm. Është dashuri nga zoti që rritet nga largësia.
Prandaj, dashuria e shqiptarëve ndaj atdheut duhet të studiohet.
Për mua diaspora shqiptare është e shenjtë (është dashuri që ia kalon secilit libër të shenjt), sepse vetëm jep dhe nuk merr asgjë nga vendlindja.
Ndërtojnë shtëpi në atdhe, e jetojnë në mërgim. Çdo shtëpi e tyre për mua është vend i shenjtë.
Ata e mbjellin dashurinë në oborrin e shtëpisë, mbjellin lule e trëndafila verë më verë, mbjellin pisha e pemë, të cilat nuk i mbjellin për vete, se ata shkojnë nga këtu, nuk i presin t’i shohin kah rriten, nuk i presin t’i hanë për vete, as të pushojnë nën hijen e tyre.
Të neveritesh nga dora që të jep bukë -është mallkim për ty.
Të fyesh djersën e punëtorëve që kurrë nuk ngopen gjumë, është mëkat i madh;
T’ua prishësh pushimin atyre që kurrë nuk pushojnë përveç një herë në vit kur vijnë në Kosovë – është krim;
T’u bësh zullum të mërziturve-mos pyet për ty;
Të thuash se ‘ata shesin mend’, është budallallëk, sepse shume ne kosove jeni ata që shesim mend, e ata janë sponzorët e mendjemadhësisë sonë.
Të thuash se ata nuk e duan Kosovën më shumë se ne – është gabim i madh logjik, sepse ata krejt paret që i kanë i sjellin në Kosovë!
kurse krejt paret që i ka Kosova i keni vjedhur dhe shpenzoni Ju, kurrë pa punu kush kurrgjë, veç tuj filozofu!
P.S.
Ka shumë prej tyre që nuk e kanë askend këtu, nuk i pret askush, ata vijnë për t’i vizituar kujtimet dhe varret e tyre.
Sa herë vjen fundi i verës, Kosova lahet me lot. Ju kam parë, e di. Çdo përqafim i ndarjes me të dashurit t’u përjetohet si përqafimi i fundit.