ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

Mero Baze, e mbronë Hashim Thaçin!

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Idriz MorinaNga: Idriz Morina, kryeredaktor i Bota sot

Gjaku nuk mund të lahet me para Mero Baze!

Ministri i Luftës Ahmet Krasniqi, si civil, në luftë dhe i vrarë

Prokuroria e Gjykatës speciale në Hagë ka njoftuar se do të ketë 327 dëshmitarë në gjykimin e ish-komandantit të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe tre të bashkakuzuarve të tjerë.

Sipas informacioneve të besueshme ndërkombëtare të gazetës “Bota sot”, shumica absolute e tyre janë shqiptarë, kryesisht prej tyre për viktimat e vrasjeve politike.

Pretendimet e ngritura nga Mero Baze, dhe kolegë të tjerë, më shumë bëhen për qëllime komerciale të tyre, dhe si pjesë e strategjisë mbrojtëse të të akuzuarve nga gjykata speciale.

Po ashtu këta ndodhen në këtë përpjekje, gazetarë si Mero Baze dhe të tjerë, meqë sot, në një mënyrë direkte apo indirekte janë pjesë e ekipit mbrojtës të Thaçit dhe të grupit të tij, për shkak se dikur ishin kontribuuesit apo kundërshtarët më të mëdhenj të Thaçit. Prandaj, tash janë më agresivë se të gjithë, madje se edhe familjarët e këtyre të arrestuarve.

Viktima të vendimeve të Thaçit janë shqiptarë

Madje Mero Baze në shkrimin e tij mbrojtës për Thaçin, nuk e thotë asnjë fjalë për vrasjet politike, përkundrazi mundohet ta paraqesë si një patriot të madh, që po viktimizohet nga Serbia, dhe në nëntekst nga shqiptarë të komprometuar.

Një kopje të listës që kishte 101 emra shqiptarësh në krye me Presidentin Rugova për tu likuiduar, e ka botuar gazeta “Rilindja” në Shqipëri. Në krye të saj ishte presidenti Ibrahim Rugova. Vetë Mero Baze, e ka ngritur në lartësitë më të mëdha Ibrahim Rugovën, si politikan, ndërsa ky ishte caku kryesor i sulmit të Hashim Thaçit dhe klanit të tij.

Në pamundësi të asgjësimit të tij si njeri dhe si politikan, u vranë shumë bashkëpunëtorë të Rugovës për vite të tëra, u keqtrajtuan, kërcënuan, shantazhuan, u përndoqën, u izoluan dhe madje u lanë pa bukë me vite!

Familja e kolonel Ahmet Krasniqit, e gazetarit Uka, familja e Ilir Konushecit, familja e Behajdin Hallaqit, familja Ramqaj, familja Maloku, familja Mustafa, familja Imeri, Kastrati, Dajaku, Manaj, Bytyçi, Rraci, Ajeti, Ukëhaxhaj (e Ademit), Popova, familja Zemaj, familja e komandant “Drinit” etj., atentatet si ndaj intelektualit të shquar Sabri Hamitit me plagosje të trefishtë nga “njeriu me leninkë”, pastaj ndaj Adem Salihajt, ndaj vëllezërve Geci në luftë e pas saj, … e deri tek familja Rugova, që mund të dëshmojë për kërcënimet që ua ka bërë Thaçi dhe grupi “ndërmarrja kriminale”, asnjë prej tyre nuk janë jo shqiptare dhe as nuk ishin njerëz të komprometuar nga regjimi i Serbisë.

Ndoshta ju Baze dhe të tjerët keni menduar se “gjaku mund të lahet me para”, dhe jeni mbështetës të kësaj vepre mbeturinë e sistemeve të komprometuara të drejtësisë së Mesjetës,

Sikurse që mund të dëshmojë edhe Albin Kurti së bashku me Glaukj Konjufcën, kur Hashim Thaçi duke shfrytëzuar aparatin shtetëror ndërtoi aktakuzë të rrejshme, se këta qëndronin prapa një përpjekje për vrasjen e tij dhe të shumë të tjerëve, për të cilën gjë pas publikimit të skandalit, është arrestuar së paku një agjent i AKI-së, për deklarime të rrejshme në gjykatë. Gjë të cilën, deklarimin e rrejshëm nën betim, e pat bërë edhe Hashim Thaçi.

Dëshmitarë kundër Hashimit edhe shokët e tij

Po ashtu edhe të shumë nga ata, që kanë mbledhë prova, madje edhe gazetarë ka në media që sot mbajnë hapur anën kinse të Thaçit, dhe që kanë dhënë dëshmi nëpër institucione të ndryshme për inkriminim të Thaçit apo edhe të tjerëve, madje shumë prej tyre edhe kanë dhënë fakte publike.

Pra, vetëm këto pak raste të përmendura mund ta çojnë numrin që qindra dëshmitarë, që të gjithë shqiptarë.

Edhe ti vet z.Baze ke thënë se Azem Syla, ka dashur vrasjen tënde në Rambuje. Azem Syla është daja i Hashim Thaçit, dhe përveç kësaj, ata ishin në krye të grupimit që akuzohet për vendimmarrje për likuidime.

Pra, ju që dikur keni bërë shkrime me fakte kundër, sot po përpiqeni ta mbroni Thaçin, por cila është fytyra juaj e vërtetë, tash që po e bëni këtë me shumë vonesë, madje pa treguar pendesë publike.

Nëse analizohet si tekst, dhe si informacion, kjo që shkruan Mero Baze, në pamfletin e tij, sigurisht të paguar tepër mirë, zbulohet kontradikta, madje ai ia ndërton një akuzë të re Hashim Thaçit.

“Si një Gjykatë e krijuar për të balancuar ndëshkimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ndaj ish- zyrtarëve Jugosllavë për krime lufte, Gjykata Speciale e Kosovës e krijuar nga vetë Hashim Thaçi, duket se nxitoi të hante kokën e themeluesit të saj”, shkruan Mero Baze.

Nuk mund të jetë një rrëshqitje gjuhësore, përkundrazi është një tekst argumentues i mbështetur në informacion. Derisa e komenton, përkatësisht vlerëson se gjykata speciale u krijua për të balancuar ndëshkimet që pat bërë Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për Ish-Jugosllavi, duke ndëshkuar tash drejtues të luftës apo udhëheqës të shtetit të Kosovës, ai më tej informon se po kjo gjykatë u krijua nga Hashim Thaçi: “Gjykata Speciale e Kosovës e krijuar nga vetë Hashim Thaçi”.

Pra, e para në këtë mesele dhe ankesë të Bazes dhe të tjerëve, askush tjetër nuk del fajtorë më shumë se sa vetë Thaçi, derisa ia njeh atij meritën absolute të krijimit të saj.

E dyta, meqë kjo gjykatë qenka në esencë antishqiptare, pse e krijoi Hashim Thaçi, edhe një instrument antishqiptarë!?

Pra, ju z.Baze po e njollosni Thaçin, edhe me një vepër antishqiptare!

Gjykata speciale është një shans për drejtësi për mijëra viktima qe 23 vjet të vrasjeve politike dhe të tjera. Është një shans për ta zbardhur fytyrën e tij, nëse e ka pas të tillë, edhe Hashim Thaçi me të tjerë!

________________

  • Dy-tre fjalë të portalit Drini. Mero (Baze), a mos të ka pas rrahur Milaim Zeka në Rambuje, që në atë kohë ishte i afërt me Hashim Thaçin dhe Azem Sylën? A e ke dëgjuar a jo atë duke treguar se të ka rrahur… E ka thënë publikisht, i ftuar në studio! Ne nuk kemi se si ta dijmë me siguri ndodhinë, por ai e ka thënë publikisht dhe e ka pranuar se të ka rrahur në Rambuje. Secilit gazetar duhet ti vije keq nëse të ka rrahur, megjithëse ti nuk je e as që ke qenë ndonjë herë gazetar i vërtetë, pasi shpesh i ke dalur dhe i del përkrah krimit dhe atyre që mund të kenë bërë krime. 

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. Pyetja intriguese eshte pse Xhavit Haliti, kryesori per armatimin qe vinte ne Durres e per Lufte mbrojtese ne Kosove, e armatimi vinte nga shume burime dhe shtete, pse Xhavit Haliti nuk eshte i akuzuara ne Haag, e per vrasje, urdhera per vrasje te shume shqipetareve, oponentve te tij dhe luftarve qe ishin “te padegjushem” ndaj Tij, Xhavit Halitit dhe Hashim Thacit. Xhavit Haliti pucisti mbenda UCK-se qe e pruni Hashim Thacin ne skene si kryesorin te UCK-se i cili ishte injorant i papare dhe keshtu dhe pre i lehte dhe plus person narcistik, dhe keshtu me keto veti behet dhe pre i lehte i francezeve per te e zvarrit nenshkrimin, dhe e bene ate akt ne Rambuje, Zvaritje te nenshkrimit perderisa Madeleine Albright e luste Thacin te nenshkruan ate Dokument duke i thane se ai nenshkrim eshte kyq dhe se NATO menjehere do te bombardon Ushtrine serbe dhe paramilitaret qe ishte mledhur afer kufirit me Kosove. Si qe dihet Thaci mer pushim dhe shkon te kshillohet me Adem Demacin, por ai keshollohet edhe me dikend tjeter nga shqipetaret ne Lubjane, e me kend, le te meret dikush tjeter me ate me kend u keshillua Hashim Thaci, por kjo ishte puq edhe ndaj Adem Demacit. Sidoqofte Tragjedia e zvarritjes te nenshkrimit te Thacit rezulton me hymje te 40 mije vrasesve serb ne Kosove dhe masakra te njohura e ne stil te serbeve dhe me do akte shume te ndyta nga vullnetare nga Romania, si dhe nga te burgosurit te burgjeve serb per vepra te ndryshme, e cilit i leshuan nga burgje me premtim qe “sa ma shume shqipetaret i vrajne aq i shkurtohet denimi te burgut. Plus aradha Škorpioni, Frenkievci, Crvene Beretke dhe te tjere, kryesisht te nentokes serbe dhe vullnetaret nga Romania. Perderisa mbrojtesit te Kosoves, vullnetaret te UCK-s, mbeten pa armatim dhe maltretoheshin ne veri te Shqiperise derisa prisnin armatimin dhe vijen komanduese, rogneristet Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti e si kryesori per armatim, mbajshin pazare me njerez te caktum te Partise socialiste te Fatos Nano, e nga SHIK sidomos e ate armatim e kontrabanduan neper Bote, ne Afrike dhe gjetiu dhe i ndajne miliuna dhe miliuna dhe miliuna marka gjermane dhe euro, i ndajne ne mes vehti. Ai armatim, 95% te atij armatimi KURRE nuk ka mbrri deri te mbrojtsit te UCK-se ne Kosove. E per kete Xhavit Haliti nuk eshte ne Haag, ngase e mbron ate shteti shqipetar POR dhe Njerez nga Hija, e te fuqishem ne Bote, qe e muaren pjesen e tyre te kulaqit nga kontrabandimi i armatimit per mbrojtje te Kosoves. Kuptohet qe zyrtaret e SHIK-ut ne Shqiperi si dhe disa politikanet nga PS ete Shqiperise e mbrojne dhe Thacin se edhe ai ja u pruni para, por me se shumti qendrojne mbas Xhavit Halitit qe ja u pruni pasurime personale e qe veshtire nje qytetar i rendomt dhe i Shqiperise dhe i Kosoves mund te imagjinoje sa para jane ne pyetje. Per ate si “vija e kuqe” mbrrohet nga akuza dhe ndeshkimi ne Haag pikerisht “burimi i art” i parave Xhavit Haliti. Sepse kontrabandimi i armeve ende vazhdon. Sot e kesaj dite ende vazhdon.

  2. Idriz, qenke kthye ne shtepine e vjeter?
    Shkrimin pasi e lexova, e pash emrin tend.
    Shpresoj se ke hy me kembe te mbare (te djathte).
    Pune te mbare !
    Sinan Kastrati, Suedi

  3. Edhe une dy fjale per Mero Bazen. Mero Baze, ne vitin 1998 apo 1999 e akuzonte Milaim (ai q quan ”Melaim”) Zeken se si ne prezemce te Azem Syles e ka kerenua …. prandaj Mero Baze del me nje shkrim panegjerik, bombastik ”Serbet flasin e UÇK-ja vrasin dhe UÇK-ja flasin e serbeg vrasin”.
    Po ky Mero Baze me ”Temen”, qitke flake per goje kur dikush guxonte ta krtikoj Berishen, ndersa tash, me krye e me kembe eshte kunder Sali Berishes, eshte ulur ne preherin e Edi Rames.
    Sinani, Suedi

  4. Argatet e dreqit kish pase shqiprija
    Trashigim iau la partija
    Bereqet me u pase tradhtija
    Me faqe te zeza me rrnu shqiprija
    Mero Baze kulufegji
    Flet e shkruen si pishmangji
    Harron rrenen dje cka ka thane
    argumentit kurr vend si gjane
    po del rrenen e ka burreni !
    Kesi lahperash kish boll shqipri
    Kesi lahpera rrite veq shqiprija
    I tille ish edhe ai Bedrija
    Bedri Islami djali i Zenelit
    Mesue shpijun nparti t`Enveri
    Lpk-ist u ba ne Gjermani
    E bane kryetar klubi mafi
    U zgjodh Bedrija nparti Kryetar
    Pa e njofte nkosove populin shqiptar
    Bedrine kryetar e zgjedhen xhavitat
    Populiit shqiptare me ia rrite qivitat
    Me i lidhe lahperat me sigurim te pare
    Ajken kombetare me i shpalle tradhtar
    Bedri Islami u ka ndihmu
    Me klosa te shqiprise me bashkepunu
    fondet e kosoves mire me i zapu
    Ibrahim Rugoven duhej me e rrexu
    Njerzit e tij me i shpalle anmik
    Me i vra e hupe si munaafik
    Hashim Broja me do shoke
    Kurgja mare nuk lan mbi toke
    Me vonese i thrret drejtesija
    Me ballafaque me punet e keqija
    Me u knaqe populli kur ndahet drejtesija
    Kurr liri mos paqin Mafija !

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu