ARKIVI:
24 Janar 2025

Mesazh i Evis Kushit, Pandeli Majkos dhe Vaxhid Sejdiut për arsimin shqip në “Takimin e Mësuesve në Diasporë”

Shkrime relevante

Vuçiqi në Davos shprehet i shqetësuar “për politikën europiane për Kosovën!”

Gani I. Mehmeti A kishte këtë shqetësim Vuçiqi deri sot? Përse sot është...

Dëshirat dhe mundësitë reale të opozitës!

Florim Zeqa Ashtu sikurse pushtetarët edhe opozitarët, tubimet e para elektorale i...

Atë që i ka mësuar gjyshi, nipërit duhet ta fshehin si një thesar në zemrat e tyre

Nga: Aurel Dasareti «Nipërit dhe mbesat janë pemët e jetës», na thoshte...

Albin Kurti kundër Trumpit, Glauk Konjufca e akuzon Barac Obaman dhe Jo Biden për mospërkrahje të Kosovës!?

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan ___ I pari i ekzekutivit z Albin Kurti...

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Shpërndaj

Tiranë, Prishtine, Cyrih 23 qershor -Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ishte pjesë e “Takimit të Mësuesve në Diasporë”, ku morën pjesë gjithashtu Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës Znj. Arbërie Nagavci, kreu i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, Vaxhid Sejdiu si dhe mësues të shumtë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit dhe të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kushi takim me mësuesit e diasporës: Synimi ynë madhor, ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar tek diaspora

Kryefjalë e këtij takimi ishin ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar tek diaspora, si dhe sfidat e nevojat e ndryshme që paraqiten për arsimin në diasporë.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Kushi e konsideroi diasporën një aset dhe gjithmonë e gatshme për të kontribuar në fushën e arsimit:

Diaspora është një aset, gjithmonë të gatshëm për të kontribuar në fushën e arsimit. Ruajtja e gjuhës shqipe, ndërgjegjësimi i prindërve shqiptarë mbi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës e zakoneve janë në qendër të vëmendjes sonë, sepse identiteti kombëtar që ruan diaspora është qëllim i madh i yni”, tha ministrja Kushi.

Ndër të tjera, ajo nënvizoi se “Ne e shohim diasporën shqiptare si një vlerë të shtuar kombëtare, fëmijët jashtë trojeve shqiptare si një pasuri të madhe, ndërsa mësuesit kanë një vlerë të çmuar për sa i përket mbajtjes gjallë të gjuhës dhe traditave shqiptare”.

Në këtë kuadër, u shpreh ajo, “ne do të vijojmë të punojmë dhe bashkëpunojmë me përkushtim maksimal, për të qenë sa më efikas në punën tonë në fushën e arsimimit për brezat e rinj shqiptarë që po rriten përtej kufijve”.

Ndërsa kreu i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë, Vaxhid Sejdiu foli për përpjekjet e mësuesve në Diasporë për të unifikuar shkollat shqipe çka solli dhe krijimin e KKAD-së. Qëllimi sipas tij është që të bashkërenditen problemet reale për të gjetur zgjidhje.

“Falë përpjekjeve të ministrit Majko dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me QBD morëm një VKM nga qeveria duke u bërë palë konsultuese rreth problematikave të shkollave shqipe në mërgatë” citon z. Sejdiu gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Ai u shpreh për më shumë pika shkollore dhe më shumë nxënës në shkolla shqipe teksa renditi dhe disa problematika.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu