ARKIVI:
21 Mars 2025

“Meshari” i Gjon Buzukut, apo 470 vjet më parë nisi rrugën fjala e shkruar shqip

Shkrime relevante

Anatomia e shpirtit ballkanik

Autor: Lirim Gashi, Prizren ___ Nuk është rastësi që popujt e Ballkanit kanë...

Politikanët “pampers”…!

Afrim Caka, Gjakovë PEISAZH I POLITIKANËVE PAMPERSË... Tani pamë se, në mediat e...

Reflektim pas leximit të një libri

Ilir Canhasi, Suedi  STILI KOGNITIV ANTIDEPRESSIV - Një strategji e re për shëndet...

“Meshari” i Gjon Buzukut, apo 470 vjet më parë nisi rrugën fjala e shkruar shqip

Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari" i Gjon Buzukut, nisi...

LDK në udhëkryqin e madh politik!

Florim Zeqa Pavarësisht asaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën e LDK-së...

Shpërndaj

Gjon Buzuku

Muzeu Historik Kombëtar solli sot me rastin e këtij përvjetori një fragment nga kjo vepër në dialektin origjinal në të cilin u shkrua:

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për s~ mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë… “Ëndë vietët M.D.L.IV. njëzet dit ëndë mars zuna ënfill, e ënbarova ëndë vietët një M.D.L.V., ëndë kallënduor”, raporton KosovaPress.

Kështu shkruan Gjon Buzuku në Meshar, veprën letrare më të vjetër shqipe të botuar dhe të ruajtur deri sot.

Kuvendi i Gjilanit shpall “Qytetar Nderi” ish-ambasadorin Qemal Minxhozi

Libri përbëhej nga 110 fletë por kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe ballina me faqen kryesore.Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqip me alfabet latin.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu