ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Mësimi fetar që iu imponohet fëmijëve shqiptarë nga hoxhallarët në Zvicër 

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nexhmije Mehmetaj, mësimdhënëse, Zvicër

Shqiptarët e diasporës shqiptare në Zvicër kanë qenë kurdoherë në ballin e lëvizjeve përparimtare të atdheut. Kur u çlirua Kosova kjo përvojë i shërbeu atyre si dëshmi për integrim në shoqërinë zvicerane ku vendosen të punojnë dhe të jetojnë.  

Krahas gjuhëve të vendit pritës shqiptarët vijojnë të mbajnë e ta përdorin edhe gjuhën shqipe, mbeten të lidhur me etnitetin e krenarinë shqiptare tradicionale dhe ngre zërin për njohjen e fisnikërisë dhe të vlerave të saj kulturore dhe gjuhësore.  

Për brezin e dytë të mërgimtarëve qysh në vitet ’90 -të u hapën Shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.  

Pas disa vitesh një pjesë tjetër e emigracionit pranoj edhe aspektet negative të jetës së vendlindjes. Në vend që të hapin qendra për kulturën amtare shqiptare të dhënë pas fesë kanë themeluar po thuajse në çdo cep të Zvicrës të ashtuquajtura; Qendra islame shqiptare, Xhami islame shqiptare, Bashkësi islame shqiptare, duke u mbyllur nga të tjerët. 

Nuk po hyjë se kush i themeloj, kush i trajnon hoxhallarët, kush i paguan?   

Në këto xhami pa asnjë pengesë organizojnë edhe “mësime fetare” për fëmijët dhe rininë tonë!! Mësimi bëhet në të shumtën e rasteve në stilin ndarës sipas gjinisë. Vogëlushet e gjora qe në moshën më të njomë fëmijërisë janë të detyruara të mbulojnë kokën me mbulesë.  

Siç shihet fëmijët përjetojnë disa rregulla që nuk ekzistojnë në shoqërinë ku jetojnë. Se çfarë përjetimesh ndiejnë ata në ketë mjedis e proces ndëshkues e të imponuar nga hoxhallarët.  

Fëmijët gjatë ditëve të javës përjetojnë lirinë në shkollat demokratike zvicerane kurse gjatë fundjavës, prindërit i dërgojnë nëpër xhami për të mësuar lutje arabisht.  

Në këto xhami nuk mësohet për kulturën shqiptare, nuk mësohet si duhet dashur atdheu, si shkruhet e lexohet në gjuhën e nënës në gjuhën shqipe.    

Dërgimi i fëmijëve nëpër xhami për edukatë fetare bëhet nga prindërit dhe nuk i kuptoj pse i ndëshkojnë fëmijët dhe veten me humbje kohe për një kulturë të huaj e të largët që nuk është e jona. 

Derisa në Zvicër mbrohen me ligj të drejtat e fëmijëve, të drejtat e  fëmijëve tanë shkelen nga kleri islam.   

Shikojeni këto fotografi. Nuk e besoni se janë shkrepur në Zvicër. Po. Janë  fëmijët shqiptarë në xhaminë e Aarburgut (Argau), në vend që të ulen në bankat e klasës plotësuese për të përvetësuar gjermanishten gjuhën e vendit ku jetojnë sa më mirë sepse është nevojë për suksesin shkollor ose për të mësuar germat e bukura të gjuhës shqipe… Gishtat e vegjël ndjekin germat e arabishtes krejtësisht e parëndësishme për jetën e tyre. Sa turp!  

Për këto xhami që flasin e luten arabisht që as vet ata nuk dinë çfarë thonë, kujdeset më së shumti Bashkësia Islame e Kosovës  e cila zhvillon edhe aktivitet nëpër Zvicër. Vetëm gjatë vitit 2023 këto xhami u vizituan mbi dhjetëra herë nga delegacione të BIK, ndërsa Shkollat shqipe të mësimit plotësues nuk u vizituan asnjëherë nga askush, as nga Ministria e Diasporës e as nga Ministria e Arsimit të Republikës e Kosovës.  

Presim me padurim ditën kur prindërit do të ndërgjegjësohen dhe më asnjë fëmijë shqiptar mos të shkel pragun e këtyre xhamive, ku zhvillohet kultura shkombëtarizuese. 

Nisma e “Lëvizjes të braktisim islamin “, mbajtur në Deçan më 24 tetor 2023, është jo vetëm një kërkesë e argumentuar shkencërisht, por, edhe një nevojë e ngutshme kombëtare vështruar metodat shkombëtarizuese të klerit islam politik që me aktivitetin mjeran përmes xhamive çdo ditë e më shumë rrënon kulturën e kombit tonë shqiptar si në atdhe ashtu edhe në diasporë.  

Ne shqiptarët si një popull i lashtë evropian nuk duhet të kërkojmë tjetër gjë përpos të realizojmë porosinë e Rilindësit të shquar Pashko Vasa se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”!  

***

Shkëpusim nga aktiviteti i tyre: “Më 11 shkurt 2023, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, qëndroi në Zvicër, ku mori pjesë në tribunën fetare, të organizuar nga Bashkësia Islame “El-Hidaje” në St. Gallen, me moton “Të gjithë për një xhami të re, për breza të tërë!”. Në manifestim morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, imamë, kryetarë, anëtarë e …” https://bislame.net 

Gjenevë, 31.10.2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu