ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Mevludin Dudiqi dhe misioni i tij serbomadh për islamizimin e Shqiptarëve

Shkrime relevante

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Arbër Gashi mbrojtës i identitetit kombëtar, luftëtar i vendosur i islamizimit të kombit !

Luan Dibrani, Gjermani  Arbër Gashi është një figurë e njohur dhe aktivist...

Halil Geci ia përkujton Kryeministrit Kurti se ende nuk e ka pranuar në takim për të biseduar rreth “Komunikatës 59”

Halil Geci, Skenderaj Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Datë:...

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbajtën mbledhjen e dytë të përbashkët

Prishtinë, 18 nëntor 2024  Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria...

Shpërndaj

Nga: Saim Tahiraj

___

Deklerata e Mevludin Dudiqit, misionarit serb se nuk është shqiptar, po musliman dhe se po punojnë për islamizimin e gjithë Ballkanit, është treguesi më i mirë se Islami Politik në Kosovë dhe trevat mbarëshqiptare po lulëzon. Megjithëse e thënë në vitin 2018, gjashtë vite më parë, Dudiqi , që tashmë ka një vit që është Kryetar i Meshihatit të BI të Serbisë, qëkur me të madhe po shpërndanë helm gjithandej në opinionin publik.

Sëfundmi ai ishte edhe në Prizren dhe e shpalli këtë qytet historik të shqiptarëve, “qytet musliman”!

Ky agjent serb dhe pinjoll i Vuçiçit, që nën petkun e hoxhës, po e kryen misionin e ti të dalura nga elaboratet serbe për shkatrrimin e identitetit kombëtar shqiptarë dhe zavëndsimin me identitet fetar islam. Ky agjent i shërbimit sekret serb, nuk ndalon vetëm me këtë deklerat raciste kundër Kombit Shqiptar në Luginë të Preshevës, por vazhdon edhe në qytetin Historik të Prizerenit, ku në vendë që të gjuhet me gurë mbi te, i duartrokasin me të madhe, fatkeqsisht edhe shqiptarët. Si ka mundësi ta lejoj shteti i Kosovës, të lëvizë i lirë nëpër Dardanin tonë të dashur dhe të vjell vnerë racizmi kundër Kombit Shqiptarë? Ky emisarë faqezi duhet të arrestohet dhe të burgoset bashkë me bashkëpuntorët e tij në Kosovë dhe gjetiu.

Mevludin Dudiq, duke folur në maj 2018 në Preshevë. Shih videon:

(5) Facebook

Kjo veprimtari e këtij agjenti serb, i maskuar si hoxhë faqezi, së bashku me shumë misionarë tjerë në Kosëvë, nën masken e hoxhallarëve faqezi, po veprojn hapur pa kurrfar frike për ta shkatrruar çdo gjë që është shqiptare. Hapur, pa fije frike në rrjete social, në portale dhe television, në xhamia dhe vende publik; fyejn flamurin Kuq e Zi, Kryeheroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin, figurat më të rëndësishme historike të kombit tonë, humanisten e madhe, nobelisten Nëna Terezë, Kanunin e Lekë Dukagjinit si pjesa më e rëndësishme e kulturës dhe traditës sonë, muzikën tradicional shqiptare, instrumentin tonë tradicional Çiftelinë, e shumë e shumë gjëra tjera të kulturës dhe traditës sonë.Të gjitha këto bëhen për të zhdukur çdo gjë që është shqiptare dhe për ta zëvendësuar me kulturën, traditen, zakonet turko-arabe dhe me sheriatin arab. Me ligjëratat e tyre famkëqija, këta misionarë-hoxhallarë faqezi e kan infektue thellë rininë tonë shqiptare dhe po e kthejnë kundër kulturës, traditës dhe zakonëve të bukura shqiptare.

E kan ndryshuar edhe pamjen e individit, veshjet e tija, sjeljlet dhr edukatën tradicionale shqiptare.

E kan ndryshuar pamjen e Dardanisë sonë të bukur me aq shumë xhamia të ndërtuara pa leje dhe plan urbanistik.

Kur i shikon të krijohet përshtypja që nuk je në Dardani, porë në ndonjë shtet arab! Jam shumë i habitur dhe zhgenjyer me institucionet përgjegjëse të shtetit tonë të cilat heshtin dhe me një qetsi të quditshme dhe e lejojnë këtë shkatërrim kombëtar.

Gjithashtu pyes veten, i habitur se ku janë shkollat tona, univerzitetet, institutet, akademia dhe shumë intelektual; pse heshtin dhe janë dorëzuar para këtij shkatërimi kombëtar? Jo vetëm që jan dorzuar , por disa janë kthyer në shërbëtorë dhe zëdhënës të këtij shkatërrimi që po e bënë Islami Politik. Duke e par këtë rrugëtim që po na dërgon në vetvrasje kolektive si komb, lindi „Lëvizja e Deçani“ e cila në shenjë revolte doli haptas në Deçan me 20.10.2023, duk ju kundërvën këtyre deformimeve fetare dhe shkatërrimeve kombëtare që fatkeqësisht dhe pa fije etike, po bëhen në emër të Islamit dhe Allahut. Në ball të kësaj lëvizje është dashur të dalin elita intelektualët e kombit tonë, si në vitet e 90-ta më në krye profetin Rugova. Jo vetëm që nuk po dalin dhe përkrahin, porë disa nga ta dolen dhe e sulmuan paftytyrësisht „Lëvizjen e Deçani“, duke u rreshtuar me vetshkatrrimin, Islamin Politik.

Mevludin Dudiq, duke folur lirshëm për islamizimin në Prizren:

(5) Facebook

Ata shkuan aq largë në pafytyrsi sa që na akuzuan se po na financuaka Serbia. Të mbroshë flamurin Kuq e Zi, figurat madhore kombëtare, gjuhën e bukur Shqipe, kulturën, Historinë, traditat, zakonet tona kombëtare, po dashka me na finacue Serbia!

Vërtet është fatkeqësi kombëtare që kemi kësi soji të pseudointelektualëve dhe pseudohistorianëve.

Në Deçan dolën burrat më të mirë të kombit për t’i thënë ndal të keqës, ndal vetshkatrrimit, ndal vetvrasjes kombëtare. Si më parë kur filluam para katër dekadadave, në vazhdimsi pa u ndalur kurrë, në shërbim të atdheut dhe kombit. Po vazhdojmė tutje, më të vendosur se kurë me moton: „Fe mbi fe është SHQIPTARIA“, nuk ka fuqi që na ndalë deri në fitoren përfundimtare të saj.

Po i kthejmë përgjigjëje këtij misionari serb dhe të gjithë misionarëve tjerë të maskuar si hoxhallarë, Sanxhakun do e shqiptarizojmë për të vazhduar tutje ku kishte ShQIPTAR prap do ketë SHQIPTARI.

Islamizimi i juaj proserb do të dështoj turpshëm përballë SHQIPTARISË, do kthehehet aty nga ka ardhur.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu