ARKIVI:
19 Mars 2025

Mikrohistoria që trand një botë shoqërore e shkencore

Shkrime relevante

“Lule për Moisiun” – 90 Vjet Homazh për Kolosin e Teatrit Botëror

Nga: Sak Muji, Zvicër Kujtime për Aleksandër Moisiun, kolosin shqiptar të teatrit...

Babës tem…, atij që e ka përditë vendin e parë n’zemrën teme

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë Babës tem ...jo pse asht dita e Babës po...

Mallku qofshin gojët e liga…!

Afrim Caka, Gjakovë Orët e lavireve të liga, diçka e huaj na...

Ne jemi popull europian, Shqiptarët nuk mund të jenë tjetër përpos vetvetja

Driton Statovci Ne SHQIPTARËT jemi popull EUROPIAN! Faktet nuk mund të zhduken edhe...

Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

Nga Aurel Dasareti Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës...

Shpërndaj

Sadri Ramabaja, Prishtinë

___

(Sprovë për një recension promovues)

Sylejman Krasniqi & Luan Pallaska, “Engjëll Mazreku përballë tymtarëve të KEK-ut” , monografi, botoi “Lena”, Prishtinë, 2022
Një vit më parë kisha lexuar me vëmendje të veçantë njërin prej librave më të jashtëzakonshëm të historianit Neol Malcolm “Agjentë perandorakë…”
Isha i fascionuar se si autori kishte shfrytëzuar historinë e dy familjeve shqiptare të Ulqinit, asaj Bruni dhe Bruti, respektivisht dorëshkrimin e traktatit të Brunit, për t’u inspiruar më pas të shkruaj një libër të jashtëzakonshëm, siç është ky që mban titullin Agjentë Perandorakë dhe një nëntitull më shpjegues: Një familje shqiptare në botën mesdhetare të shekullit gjashtëmbëdhjetë.
Kisha lexuar monografi e autobiografi të shumta për rajone e personalitete të ndryshme të botës, histori ekonmike për Gjermanin e epokës së Hitlerit etj; monografinë për gazetën Frankfurter Rundschau të Frankfurtit të epokës së Hiterit e tutje, deri në vitet ‘80-ta dhe më kishte bërë shumë përshtypje që epokën e Hitlerit e kishte lënë të zbraztë, vetëm me një fletë me ngjyrë të zezë në të dy anët;
isha fascionuar me autobiografinë e Nelson Mandelës, përmes së cilës kam mësuar shumë për Afrikën e Jugut dhe politikat koloniale të Britanisë së Madhe tok me rezistenëcën e afrikanojugorëve indigjenë për tu përballë me apart’heijdin. Kisha lexuar monografinë DOSJA të historianit tonë Hakif Bajrami, kryepersonazh i së cilës është Adem Demaçi, si edhe monografi tjera për personalitete e periudha të ndryshme të historisë sonë kombëtare. Por, nuk më kishte rastisur të lexoja një mikrohistori që në qendër ka “epokën” e personalitet të madh, siç është ky i inxhinjerit Engjëll Mazreku, rreth të cilit pastaj janë përfshirë figura si ajo e Ismail Dumoshit, Sami Kusarit etj., por mbi të gjitha edhe lidhja e minatorëve dhe personelit teknik e inxhinjerëve shqiptarë me interesat ekonomike e politike të Kosovës.
Kur e mora librin si dorëshkrim nga miku im Sylejman Krasniqi thjeshtë për ta lexuar dhe për të dhënë ndonjë mendim, para së gjithash për rrënjët e familjes Mazreku dhe ndërlidhjen e saj me atë të Pjetër Bogdanit, atë figurë poliedrike me përmasa të mëdha historike, vura re se kemi të bëjmë me një monografi të veçantë që kërkon trajtim serioz në gjithë procesin e botimit. Kisha shumë dëshirë që atë ta redaktojë ndonjëri nga historianët tanë që ndërlidhet me fushën e ekonomisë e politikës, duke e i dhënë natyrshëm monografisë formatin e shkrimit akademik.
Por, ky gjakim imi mbeti në terrenin e dëshirës ndërkaq libri duhej publikuar, meqë ndërlidhej me përvjetorë të veçantë të personazhit qendror.
Sidoqoftë, meqë nuk gjetëm redaktorin që kërkonim, atëherë u pajtuam që redaktimin ta ba unë.
Tek po e lexoja librin tani me një sy edhe më kritik, nuk e pata të vështirë të vë re se monografia është shkruar me një përkushtim të veçantë edhe për faktin se bashkëautorët Krasniqi dhe Përlaska, ishin të lidhur emocionalisht me minierën e qymyrit në Bardh, ndërkaq me atë të Engjëll Mazrekut, që e ksihin si drejtues e mik, kjo lidhje emocionale ishte edhe më specifike.
Të nderuar të pranishëm,
Materien e këtij libri që po përurojmë, autorët e kanë mbarështruar të ndarë në shtatë kapituj. Ky fakt natyrisht nuk ka të bëjë me ndërlidhjen mitologjike të krijimit të botës, por ai krejt natyrshëm merrë ngjyresat e mitit mbi dashurinë e minatorëve tanë për pasuritë e nëntokës e mbitokls sonë.
Kapitulli i parë është një historik i shkurtër i minierave nëntokësore dhe sipërfaqësore të qymyrit në Kosovë. Kjo histori hedhë dritë të nevojshme për mbarështrimin e materies që ndërlidhet me këtë histori dhe atë të kësaj pjese të Atdheut tonë, që edh enë kushtet e kolonializmit, pati përpjekje për mbijetesë e ecje përpara drejt vetëvendosjes së brendshme që do të duhej të kurorëzohej me ngritjen e statusit të Kosovës në Republikë konstituive të Federatës Jugosllave.
Kjo betejë do të fillojë në minierën e Bardhit me hartimin e raporteve në gjuhën shqipe që bën heronjtë e heshtur të minierës me emrat Sahit Kurrumeli, Isak Selimi, Zymer Ismaili, Sami Kusari etj. Etj. Që ka për objekt materia e përfshirë në kapitullin e dytë.
Kapitulli i dytë me titullin emblematik: Familja e lashtë Mazreku na shpie në thellësitë e shekujve tek gjenaologjia e kësaj familje emblematike që ka nxjerrë kombi ynë.
Kapitulli i katërt dhe ai i pesti, që janë dy kapitujt qendror të librit, na e sjellin me ngjyra të plota epokën e drejtuesve të kësaj miniere – Epoka e Sami Kusarit dhe ajo e Engjëll Mazrekut. Me të drejtë këta kapituj, ku përshkruhet një histori e tërë e industrisë mineralogjike dhe KEK-ut si Kombinat, autorët I kanë vlerësuar si epoka më vete.
Për mau si pjesë e brezit të Republikës, që shenjojnë Demonstratat e vitit 1981, është mbresëlënës përshkrimi plastik i Marshit të puntorisë së miniers së Bardhit më 1 prill 1981 drejt Prishtinës dhe përfshirjes së tyre në lumin e madh që kishte krijuar populli i Kosovës atë ditë në rrugët e sheshet e Prishtinës.
Kapitulli i gjashtë na e sjell protretin e Engjëll Mazrekut jo vetëm si inxhinjer e drejtues i Minierës, por edhe si studjues e projektues të madhë. Nuk ishte e rastësishme ardhja e tij në krye të Institutit INKOS, të cilin shumë shpejt do ta ngriste në nivelin e institucioneve shkencore të Jugosllavisë.
Nënkapitujt e tij që përshkruajnë betejat politike me struktuart parapolitike e institucionale të Serbisë, e më pas edhe ato klerofashiste që do të shenjojnë identitetin e viteve nëntëdhjeta, në dekadën kur në pushtet do të ngjitej kasapi i Ballkanit (Sllobodan Milosheviqi), do të stivohen në histori si Epoka e Aparthejdit serb në Kosovë, shenjojnë faqet e rrëfimet më dramatike të këtij libri, që kalon kufijtë e të qenunit vetëm një histori e shkurëtr mbi Minierën e Bardhit.
Por ashtu si edhe netët, sado të gjata të dimrit, kanë një fund, gjithëesi edhe Nata e gjatë serbe që zgjati plot 87 vjet, pati fund të saj në qershor të vitit 1999.
Natyrshëm këtë fund e përshpejtoi dalja në skenë e UÇK-së, tek e cila Engjëll Mazreku dhe persaonazhet e këtij liri, tok me bashkëautorët Krasniqi Perlaska, kishin parë me të drejtë dalëzotësit e këtij krahu të Shqipërisë sonë që do të fillojë të mëkëmbet si entitet politik më vete me emrin Republika e Kosovës.
Kapitulli i shtatë prandaj është një kurorë e këtij libri që na sjell rikthimin e Engjëll Mazrekut nga Kroacia fill pas luftës, e që i hynë punës së rimëkëmbjes së KEK-ut po me atë entuzazëm që kishte filluar si inxhinjeri I parë shqiptar në Mihjen e Bardhit disa dekada më parë.
Ky libër shpërfaq një temë të rëndësishme dhe jo edhe aq të hulumtuar ë historinë e epokës së kolonializmit serb në Kosovë dhe dekadën pas saj. Autorët ia kanë dal jashtëzakonisht mirë të ndërlidhin për bukuri rezistencën shqiptare edhe në frontin e punës, në minierë, aktivizmi politik të lloit të vet dhe përplsjet për pushtet të rrymave politike edhe brenda korpusit shqiptar, të cilat në fund do të kontribuojnë në krijimin e shtetit të Kosovës.
Si i tillë, ky libër de fakto na vie si një mikrohistori që mund të trand një botë shoqërore e shkencore.
Për faktin se në këtë libër kemi edhe të dhëna empirike me interes për historinë moderne të Kosovës, ky libër është kontribut më vete për diskutime të mëtejme mbi rezistencën tonë në sektorin ekonomik, rritën e natyrshme të nacionalizmit progresiv që prodhoi doktrinën mbi Lirinë që gëzojmë ne sot, si parakusht i marshit të ri drejt bashkimit.
Falemnderit Sylë i dashur, ju lumtë shumë i respektuari Luan!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu