ARKIVI:
13 Janar 2025

Milionat e partive, “rrush e kumbulla” në fushatë!

Shkrime relevante

Thirrje e Mërgatës Shqiptare në Botë për votimin në Zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK T H Ë R...

Milionat e partive, “rrush e kumbulla” në fushatë!

Florim Zeqa Çështja e auditimit të financimit të partive politike mbetet njëra...

Derusifikimi i Ukrainës

Eshref Ymeri Rusia cariste, kështjella e errësirës shumëshekulore, si edhe sundimi i...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Çështja e auditimit të financimit të partive politike mbetet njëra nga problemet më delikate përgjatë këtyre viteve të fundit. E gjithë kjo po ndodh shkaku i mbajtjes peng, i fshehjes dhe abuzimit nga mafio-oligarkët partiakë të aspekteve financiare të subjekteve politike.

Fshehja e burimeve financiare të partive politike

Shpërdorimet më perfide të parasë publike kanë ndodhur në vazhdimësi pas 17 shkurtit 2008 e këndej, nga zgjedhjet në zgjedhje nga mafiozët partiakë për blerjen e votave nga qytetarët e varfër e të nëpërkëmbur të këtij vendi.

Fshehja e burimeve financiare të partive të mëdha politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë, është bërë me qëllim të mbulimit të gjurmëve të burimeve të pista të financimit nga bizneset e inkriminuara, për të zhvatur fondet publike në blerjen industriale dhe kriminale të votave.

Vjedhja kriminale e votave askund në botë, përpos në Kosovë, nuk ndodh, që në pika të caktuara të votimit, përqindja e votimit të kalojë mbi 100 %, (deri mbi 125 %), gjegjësisht e fryrjes së listave të votimit, gjegjësisht e rritjes së numrit të votuesve siq ka ndodhur në këto zgjedhje, ku nga 1 milion e 600 mijë banorë na dolën të jenë mbi 2 milion votues!

Ndërsa në anën tjetër, dalja e qytetarëve në zgjedhje do të mbetet në kuotat e 40 %-shit. “Ky fakt i vjedhjes përmes blerjes kriminale të votave nga qytetarët e varfër ishte vërtetuar edhe nga monitoruesit ndërkombëtarë të dy-tre palë zgjedhjeve të fundit nacionale.

Bllokimi i qëllimshëm i auditimit

Për këto dhe arsye të tjera u mbuluan abuzimet financiare të partive politike për disa vjet rresht duke i lënë ato pa auditime. Bllokimi i qëllimshëm i auditimit, në radhë të parë ndodhi nga mafiozët e Kuvendit dhe bosët e partive të mëdha në pushtet dhe në opozitë, për të sunduar me pushtetin, me votën e vjedhur dhe të kontrabanduar të qytetarëve të vendit.

Me një zonë zgjedhore, siq e ka Kosova, gjithmonë zgjedhjet do të jenë të manipuluara dhe do të ketë vjedhje industriale të votave siq ka ndodhur në vijimësi, nga njëra palë zgjedhje në tjetrën.

T’i besosh një politikani kur ai premton është e njëjtë sikur t’i besosh një prostitute kur ajo thotë se është e virgjër!

Me 13 Janar 2025

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu