ARKIVI:
24 Dhjetor 2024

„Mini-Schengen“ eskaloi në „Open Ballkan“

Shkrime relevante

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Hajgarja e vitit nga Qeveria: pensionistët e diskriminuar mbeten në harresë!

Nga: Zeqir Bekolli, Drenas ___ Qeveria këtë fundvit vendosi të bëjë një tjetër...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar nga Gjermania
Një (b)analist në tv-emisionin „debat plus“ (më 28 korrik):
„Ideja për mini-shengen nuk ka lind në Evropë, por në Novi Sad…!!“
Fatkeqësisht, në të shumtën e rasteve, nuk po bëhet dallimi në mes të BE-së dhe Kontinentin të Europës, prandaj edhe ky (b)analist broçkullis, sikur qyteti i Novi Sadit të mos ishte në Europë!
IDEJA ZANAFILLORE
Sa mbaj mend, në vitin 2011 apo 2012 (truri më është bërë „mall i skaduar“), gazetari, analisti dhe Miku Ekrem Krasniqi (i Këpuzit të Klinës, i ram në Bruksel), më luti ta bind ministrin e Makedonisë për të përkrah IDENË për formim të një lloj „federate“ ekonomike, të ngjashme me atë të quajtur BENELUX (në mes të Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, e vitit 1960), vetëm në mes të Makedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Në pyetjen time, ide e kujt ishte imitimi i BENELUX-it, nga Ekremi mora sqarim bindës se ishte ide austriake, që përkrahej edhe nga BE-ja. E besova, e pëlqeva, u angazhova ta përkrah.
Ministri i ekonomisë në Makedoni ishte nga Partia shqiptare BDI. Ia paraqita idenë dhe e luta ta përkrah. Fatmirësisht e mirëpriti. Pas ca kohëve ai ka takuar kolegët e tij në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Më pat njoftuar se ministri i ekonomisë i Malit të Zi e kishte mirëpritur idenë. Fatkeqësisht ministri i Shqipërisë (i komanduar nga kryeministri Sali Berisha) e kishte kushtëzuar gatishmërinë e qeverisë shqiptare me anëtarësim edhe të Serbisë dhe Bosnjës. Nga ai moment unë jam tërheq nga ai angazhim përkrahës.
Fatkeqësisht ajo ide është „përtyp“ shumë vite, për të dëgjeneruar në përcaktimin për „mini-shengen“ të Vuçiqit, Ramës dhe Zajevit, që tashmë eskaloi në OPEN BALLKAN, me marrëveshjen që u nënshkrua në Shkup (më 29.07.2021).
MJERIM: kështu po afirmohet emërtimi pezhorativ BALLKAN (nga osmanishtja: „zezanë“), i imponuar nga fundi i shekullit 19-të, në vend të emërtimit gjeografik Gadishulli i Europës Juglindore, i cili përpara është quajt ILIRI…
Ky ish „mini-shengen“, siç po spekulohet, po përkrahet edhe nga Vashingtoni dhe Brukseli. Presidenti Trump pat krijuar mundësinë për anëtarësim edhe të Kosovës. Për këtë kryeminstri Hoti pat firmos në Vashington gatishmërinë e Kosovës për anëtarësim në „mini shengen“. Në „marrëveshjen“ e nënshkruar në Shtepinë e bardhë nga KM Hoti, me 4 shtator 2020, në prani të Presidentit Trump dhe presidentit Vuçiq, në pikën përkatëse shkruan:
„Të dyja palët do t’i bashkohen ‚zonës së mini-Schengenit‘, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vtit 2019 dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet nga ajo.“
Kryeministri Kurti, ndoshta për shkak të kompleksit se nuk ishte as ideator, as kreator e faktor, si kundërvënie trilloi marrëveshje të ngjashme me atë të EFTA-s, siç është akronimi për marrëveshjen për tregti të lirë (3 majit 1960), në mes Danimarkës, Austrisë, Portugalisë, Suedisë, Anglisë, Zvicërs, Norvegji (me seli në Gjenevë). KM Kurti nuk pat ofruar sqarime, përse akronimit EFTA ia vuri një S përpra dhe cilat shtete do të duhej ta përbënin SEFTA-n e tij!!
KM KURTI edhe tani po shfaq kryeneqësi për të mos pranuar lutjet për anëtarësim, që po e përserit Kryeminstri Edi Rama dhe po „fizkulturon“ edhe për ta anashkaluar „marrëveshjen“ e 4 shtatorit 2020, e firmosur në prani të Presidentit amerikan në Shtëpinë e bardh…
QERSHIA MBI M*T
https://www.youtube.com/watch?v=A5hcf46s_R4
Në „debat plus“ u kyç edhe Sali Berisha. Ata që ende kanë dilema për atë kuisling, ia vlen ta përcjellin parqitjen e tij vulgare anti-amerikane…
https://www.youtube.com/watch?v=A5hcf46s_R4&fbclid=IwAR25ZleCuw65FJFIlJlhrHiXiI9u9dmYNv7wa97oQ0SAJEOtAhEjeVL9Lcw

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu