ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Mirënjohje pjestarëve të familjes Gjocaj për kontributin e tyre të spikatur në luftën për çlirimin e Kosovës

Shkrime relevante

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Shpërndaj

Nga: Mark Qehaja
Me rastin e 15-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Të nderuar Zonja e Zotëri –

Kënaqësi e veçantë sot pjesëmarrja e Ambasadorit William Walker në këtë datë historike për Kosovën dhe mbarë shqiptarët 15 Vjetori i shpalljes të Pavarësisë së Kosovës. Sot edhe çdo herë nuk do ndalojmë së theksuari për të mos harruar kurrë Masakrën e Reçakut, por edhe për të kujtuar e nderuar kontributin e lartë të Z.Ëilliam Ëalker. 24 vjet më parë më datëe 15 Janar të vitit 1999 ambasadori William Walker denancoi botërisht masakrimin e 45 burrave të pafajshëm e të paarmatosur në fshatin Reçak duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit. Kjo shpejtoi lëvizjen e ndërgjegjësimin e kancalerive perëndimore për ndërhyrjen ushtarake të aleancës së NATO- s dhe çlirimin e Kosovës ku Z. William Walker Ka vendin e nderit në përmendoren e lirisë. Dua të përshëndes këtu dhe pjesëmarrjen e mikut tonë dhe i të gjithë shqiptarëve bashkpunues dhe mbështetës i vazhdueshëm i shoqatëës sonë Z.David Tubiolo. Shumë të respektuar miq që na nderoni me praninë dhe kontributin tuaj të veçantë z.Fran Shkreli, Gjeneral Asllan Bushati, Z.Sokol Paja, z.Paulin Marku, z.Mëhill Velaj. Shoqata Shqiparo Amerikane Skënderbej është organizatore e këtij tubimi. I përshndes të gjithë anëtarët e mbështetësit tanë: kryesinë dhe Kryetarin e saj Imer Lacaj. Për të ardhur në këtë ditë historike që kujtojmë sot është dashur shumë mund, rezistencë e luftë të ashpëer mes armiqsh të shumtë nga ku shëndrit historia e lavdishme e luftëtarëve të lirisë ndër shekuj e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Burrat dhe gratë fëmij e tëe rritur u përfshinë në këtë betejë kundër pushtuesit barbar serb që kërkonte shfarosjen e kësaj popullsie nëpërmjet gjenocidit e masakrave më çnjerëzore që ka njohur historia e njerëzimit. Ata nderojnë sot dhe kurdoherë emrin dhe vendin e tyre, Ata frymëzojnë brezat me atdhedashurinë dhe patriotizmin e tyre të lartë. Krenarisht njera prej familjeve që i dha aq shum luftës së Kosovës dhe nuk kërkuan asgjë në këmbim të saj veç dinjitet e respekti njerëzor është familja GJOCAJ. Në ballin e të cilëve qëndron me krejt madhështinë e fisnikërinë e tij prej burri të vërtetë heroik dhe të pa përkulur nga dallgët e historisëAvdyl Gjocaj. Baci Avdyl siç dhe e thërrisnin me respekt. Avdyl Gjocaj dhe Have Gjocaj me shembullin e tyre frymëzuan dhe edukuan me ndjenjën e lirisë jo vetëm familjen, por gjithë shqiptarët që për ta liria është e shtrenjtë. Ata morën pjesë në luftë familjarisht dhe dolën prej saj fitimtarë me kokën lart. Bijtë e tyre Shpendi, Blerimi Qerimi e Astriti ishin luftëtarë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe rrezikuan jo pak duke u plagosur e gjymtuar në këtë luftë përballë bishës gjakatare serbe. Ata nderuan emrin e mirë të familjes ndër breza, Junikun, Kosovën e mbarë shqiptarët. Në librin e shkrimtarit të njohur Besim Muhadri Avdyl Gjocaj mësues dhe luftëtar është shpalosur qartazi historia e Familjes Gjocaj e në veçanti ajo e Avdylit. Nëpërmjet rëfimit autori na sjell emrat më të dëgjuar të Gjocajve që nga Abaz Zenun Gjocaj e për të mbërritur te Blerimi, Qerimi e Shpendi e luftërat për liri e betejat nga Dorbedoli në çdo kodër fushë e livadh deri te bregu Igimajve e Gropa e Amanit, sakrificat që përshkuan këta patriotë e arsimdashës të nderuar. Familja- Arsimi dhe Atdheu ishin tre shtyllat në të cilat u mbështet Avdyl Gjocaj e familja e tij vazhdon më tej autori. Familja Gjocaj me kontributin e spikatur në luftë qëndron në piedestalin e lirisë e lavdisë kombëtare. Kam patur nderin që në cilësinë e Kryetarit të shoqatës Shqiptaro Amerikane SKËNDERBEJ të nderoj me MIRENJOHJE PJESTARET e familjes Gjocaj për gjithë kontributin e tyre të spikatur në luftën për çlirimin e Kosovës Avdyl Gjocaj e Have Gjocaj. Kanë qenë momentet me emocionuese dhe prekëse dhënia e pllakës së MIRENJOHJES nënës Have dhe bashkëshortit të saj Avdylit (pas vdekjes). “Të nderuar familjarë të familjes Gjocaj! Vepra juaj e lirisë sakrificat e mëdha për Kosovën e dinjitetin e shqiptarit kanë marrë e do marrin vlerësimet e merituara nga të gjithë ato që vlerësojnë lirinë dhe çdo kontribut tuaj në fushën e Arsimit e te zhvillimit shoqëror. Në përmbushje të këtij misioni është dhe libri i Besim Muhadrit “AVDYL GJOCAJ mësues e luftëtar”. Mirënjohje për jetë luftëtarëve të lirisë Kosovës. Nder e lavdi sakrificave për liri, familjes GJOCAJ. Rroftë Kombi Shqiptar!

Libri I autorit Besim Muhadri, dedikuar mësuesit dhe luftëtarit Avdyl Gjocaj

K O M E N T E

4 KOMENTE

  1. Vrejtje dhe pyetje
    ktu ku po shkruan: ( Bijtë e tyre Shpendi, Blerimi Qerimi e Astriti ishin luftëtarë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës )
    PYETJE sa vjeqar ka qene Astriti ne kohen e luftes ?
    VREJTJE Shpendi ka qendruar ne territorin E Shqiprise ne kohen e luftes ne Kosove!

    • Shpendi nuk ka marrë pjesë në beteja, kurse Astriti ishte i ri.
      Mirpo pse spo shkruan askush për Riza. R. Ganijaj nga fshati Gjocaj aty ku ka fjetur legjentari Adem Jashari. Riza R. Ganijaj nga fshati Gjocaj i cili mbi 20 tonelata miell i shpenzojë per popullin e Kosovës dhe sot askushë
      nuk shkruan per ketë bamirës,dhe ne fund si e gjeti vdekjen, Sadik R. Ganijaj dhe kush ishte fajtori?

    • Shpend Gjocaj as nji minute nuk ka marre pjes ne beteja ne kohen e luftes kurse rrespekt per Blerim Gjocaj dhe Qerim Gjocaj qe kan kontribuar per shtetin e Kosoves,dhe shume mir ja bene V.L. se nuk e lejon as ne dhome,(Shpendi ka borxhe shume,dhe deklarohet si luftetar,kuse eshte trathtar,vllezrit e vete te mitur i ka lene ne beteja kurse vet eshte ikur ne Shqipri) kurse ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ka kerku azil politik,gjeja se eshte i rrezikuar ne Kosove,

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu