ARKIVI:
30 Mars 2025

    Mirjan Gruda nga Shkodra, ai që do të duhej ta ndihmonin njerëzit, shqiptarët që kanë mundësi ndihme!

    Shkrime relevante

    Mendime rreth librit të Diamant Salihut, ”Deri sa të vritemi të gjithë”

    Ilir Canhasi, Suedi  Deri sa të vritemi të gjithë ”Tills alla dör”, në...

    Morgenbladet (1932) / Intervista me Aleksandër Moisiun në Norvegji për Faustin dhe pak për gjithçka(11)

    Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932,...

    Përkujtime në ditëlindjen e Andon Zako Çajupit

    Nga: Frank Shkreli “S’ka pra m’i lehtë zanat se politika, o vëllezër...

    Bajram Curri & Liugj Gurakuqi

    Nga: Dilaver Goxhaj Para 100 vitesh, në muajin Mars 1925, Ahmet Zogu...

    Shpërndaj

    Rrëfimi është rrënqethës dhe tregon për fatet e këqija njerëzore mes nesh. Në moshën 35 vjeçare, nga një aksident në punë, Mirjani i ka  humbur të dy krahët deri përmbi bërryl. Përpos që rrëfimi i tij i trishtueshëm flet për një fatkeqësi dhe tragjedi njerëzore në vendin e punës, njëherit rrëfimi i tij flet për shoqërinë e mbrapsht shqiptare, për mospërfilljen dhe mungesën e kontratave të punës, që i sigurojnë njerëzit në rast fatkeqësishë, si kjo e Mirjanit. Jo vetëm shteti shqiptar, por edhe Kosova, nuk ua sigurojnë punëtorëve mjetet mbrojtëse në punë, madje në raste të tilla fatkeqësishë as që kujdesen për sigurimin shëndetësor dhe kompensimin për atë që e kanë humbur në vendin e punës.

    Shembulli i hidhur i Mirjan Grudës, duhet të shërbej si një “orë me zile” në jetën tonë, për t’i ndihmuar njerëzit që përjetojnë fatkeqësi të tilla me pasoja tragjike, të trishtushme. Ky shembull dhe presioni publik duhet “ta zgjoj shtetin” që të ndikoj tek vendi i tij i punës dhe tek shumë vende të tjera pune, që ta ndihmojnë njeriun në fatkeqësi.

    Andaj, ndihmojeni Mirjan Grudën, secili me mundësitë e veta.

    Nga: Redaksia e Drini

    Ja rrëfimi i trishtë i Mirjan Grudës:

    ***

    Te Ndihmojme Mir Gruden

    Përshëndetje!
    Quhem Mirjan Gruda, lindur dhe banues në Shkodër. Jetoj vetëm me tim atë. Në moshën 35 vjeçare, nga një aksident në punë humba të dy krahët deri përmbi bërryl. Ato çfarë kanë mbetur prej krahëve të mi janë dy cungje njëri 12cm dhe tjetri 13cm. Kuptohet një gjendje e tillë e bën të pamundur për mua kryerjen e nevojave më minimale. Pranë meje ka qenë babai im i cili më ka veshur, më ka larë e më ka ushqyer siç veprohet me një fëmijë të vogël. Sot ai është 83 vjeç dhe është tepër e rëndë për mua tek shikoj  përditë se si rolet tona janë këmbyer, në vend që t’i shërben unë atij, më shërben ai mua. Në fillim shpresoja se mund të gjendej një zgjidhje për mua duke vendosur proteza. Ato do të më ndihmonin të kryeja nevojat bazike, por vlera monetare e tyre ishte përtej mundësive tona, pasi pensioni prej 14 mije lekësh që përfitoj, mezi realizon nevojat minimale.
    Përgjatë rreth 12-13  viteve kam trokitur në shumë dyer, por pa sukses.
    Ju shkrova me shpresën se diçka mund të ndryshojë, se dikush mund të më ndihmojë.
    Kerkoj ndihmen e te gjithe njerzve qe mund te me ndihmojne duke kontribuar ne GoFound. Operacioni per mua do zhvillohet ne Turqi
    Ju faleminderit!
    Me respekt
    Mirjan Gruda, Shkodër

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu