ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Mitet islamike në territorin izraelit të Palestinës 

Shkrime relevante

Historia dhe mesazhi tradicional i presidentëve dje dhe sot për gjendjen aktuale në SHBA dhe Presidenti TRUMP

Klajd Kapinova, New York Gjendja e Unionit (ndonjëherë përdoret në mënyrë të...

Mickoski: Gjuha shqipe nuk po rrezikohet, nuk i pengon askujt

G.K/RTKlive “Askush nuk është kundër gjuhës shqipe, as në Maqedoni, askush nuk...

52 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Nga: Edlira Ruzi 20/11/2024 TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Më 20 nëntor 1972, u mbajt...

210 vjet nga lindja e Jeronim de Radës, ideologut arbëresh të Rilindjes Kombëtare

Nga: Edlira Ruzi TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Më 19 nëntor të vitit 1814...

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Shpërndaj

Xhamia Al Aksa …

Gjergj – Skender Jashari

Sikur serbët që kanë krijuar mite për “Kosovën si djep të tyre” e njejta gjë ka ndodhur edhe me arabët gjegjësisht islamikët, të cilët kanë krijuar mite për tokën Izraelite. Shkaku i miteve të renditura më poshtë, që Islamizmi dhe Kurani i ka përvetësuar dhe përshtatur, mbi bazën e të cilave fashizmi teokratik islamik1 pretendon sundimin mbi territoret, popullatat, sisteme juridiko-politike, në emër të fesë.  

Mitologjia ishte tejet e përhapur në lashtësi dhe atë në të gjitha hapësirat( Amerikë, Oqeani, Europë, Azi, Afrikë), sa që kishte ndërthurje në mes aspekteve mitologjike dhe teologjike të religjioneve antike, duke derivuar shumë elemente fetare prej mitologjive,2 e që mitet pothuajse gjithmonë kanë lidhje me ndonjë fe,3 e që të gjitha mitet janë fetare dhe të shenjta dhe nuk mund të ekzistojnë të ndara,4 në rast të humbjes së kësaj ndërlidhje, atëherë humb edhe relevanca e një miti për komunitetin dhe  rëndësinë e shenjtërisë duke u bërë në  legjendë ose folklore.5   

Përgjithësisht mitologjia konsiderohet si një ndër komponentet e fesë,6 apo përgjithësisht është komponenti kryesorë i fesë krahas riteve.7 Shumica e feve kanë edhe mitologjitë e tyre. Mitet janë krijime popullore, që kanë të bëjnë me karakteret kryesore si hyjnit, gjysmëhyjnit ose njerëzit mbinatyrorë dhe demonët.8  

Edhe mitet janë miratuar nga sundimtarët, priftërit a prifteria dhe kanë qenë të lidhura ngushtë me religjionin dhe përshpirtërinë, e që shumica prej miteve konsiderohen si të vërteta në një të kaluar të largët.9   

Shumica e feve, qoftë antike a moderne, ndajnë elemente të përbashkëta, të tilla siç janë edhe mitet fetare, të cilat përfshijnë: 

  1. Parajsën fillestare në fillim të krijimit të botës; 
  1. Historia e një zoti-hyjnie që i nënshtrohet vdekjes dhe rilindjes;10 
  1. Mitologjia gjeografike e Axis mundi ose qendrës së kosmosit;11 
  1. Miti mbi krijimin e botës;12 
  1. Hyjni supreme, në shumicën e mitologjive dhe 
  1. Udhëtimi heroik/i heroit.13

Mitet në islamizëm  

Për dallim Kurani dhe Islami është më shumë kanë të bëjnë me rendin social dhe ligjin sesa me ritet fetare dhe mitet.14 Legjendat kuranore, ndajnë tema të njejta me ato legjendat të krishtera dhe judaike.15 Pothuajse shumicën e miteve që janë përfshirë në Besëlidhjen e vjetër të krishtere, janë përfshirë edhe në Kuran,16 ku përfshihen më shumë se 50 të figurat qendrore,17 të krishtera dhe judaike si: Jezusi( Isa), Maria( Mejremi),18 Jozefi( Jusufi), Abrahami( Ibrahimi),19 Mojsiu(Musa)20 etj. Në Kuran janë shkurtuar, duke marrë vetëm poentat moralo-fetare,21 kurse më gjerësisht shpjegohen në hadithe. Prandaj një numër i legjendave të përvetësuara në islamizëm, nga  karakteret biblike judaike dhe të krishtera, i ndryshojnë në disa detaje.22 

Mitet e tilla si dhe tregimet për subjektet judaike me origjin hebreje, të përvetësuara në islam, janë marrur nga burime jashtë islamike( isra’iliyyat-Izraelitët). Isra’iliyyat-i derivonte nga fetë tjera si krishterizmi dhe zoroastrianizmi,23e që shumica e të cilave të përfshira në “tregimet  e profetëve”( Qisas Al-Anbiya) apo edhe në “ekzegjetën-komentimin e Kuranit”(Tafsir), edhe përveç adaptimit të shkrimeve biblike judaike dhe të krishtera, islamizmi i adoptoi shkrimet Apokrife dhe Midrash-e.24 Një nga transmetuesit më të njohur islamik  të Isra’iliyyat-it( Izraelizmit), ishte Vahab ibn Munabbih( 655-732),25 i cili ishte pasues që ndjeku shokët e Muhamedit,26 i cili jetoi në kohën e “sahabëve”( shokëve të Muhamedit), po ashtu edhe Ka’b al-Akhbar( që vdiq më 652),27 pastaj edhe Abdullah ibn Salam,28 këta dy të fundit ishin hebrenj që u konvertuan në islam.29  

  1. Mitet për krijimin e  botës 

  Miti për krijimin e botës, i përvetësuar nga mitologjia Mesopotameze,30 e përshtatur besimit në një Zot, të popullit izraelit,31 që kritikon teologjinë mesopotame të krijimit politeist dhe afirmon monoteizmin,32 i treguar në Librat e Zanafillës. Studiuesit kanë gjetur shumë përvetësime që hebraizmi ka bërë nga mitet Mesopotamase si:  

  1. Kapitulli 1-11 i Zanafillës,33 ku përfshihet miti Enuma Elish nga mitologjia mesopotamase;34  
  1. Ngjajshmëritë me Rrethin Baal të Ugarit( Latakias së sotme në Siri);35  
  1. Enuma Elish( Zanafillës 2:6)që Eva zëvendësonte  “Nënën e Hyjnive”(Zanafillën 4:1);36  
  1. Kapitulli 2-11 i Zanafillës ka paralelizëm me  mitin Mesopotamian të Atra-Hasis-it, në lidhje me përmbytjen, pasojat shumë detaje të ngjajshme.37  
  1. Gjashtë ditët e krijimit( Zanafilla 1:3-2:3), si dhe paralelizmi Enuma Elish dhe kapitullit 38 të Librit të Jobit,38 krijimin e botës në ditën e parë( Zanafilla 1:3-5);39 ditën e dytë( Zanafilla 1:6-8) në lidhje me krijimin që trashëgohen nga mitologjia Egjiptiane dhe Mesopotamiane,40 e kështu me rradhë.  

Miti për krijimin e botës nga asgjëja( ex nihilo), në ditët e sotme është thelbësore në islam, krishterizëm dhe  judaizëm, vetëm në mesjetë filozofi hebre Maimonides, e futi si koncept në tre këto religjione,41 e që nuk ka bazë as në Zanafillën e Besëlidhjes së krishtere e as në Biblën hebraike.42  

  1. Mitet në lidhje me krijimin e Adamit dhe Evës( shkaktar i diskriminimit gjinorë) 

Disa studiues theksojnë që sistemi patriarkal, lëshoi rrënjë rreth 6.000 vjet përpara gjegjësisht në vitet 4000 para Krishtit, kur koncepti i atësisë lëshoi rrënjë mund të merret si fillimi i shpërndarjes së sistemit patriarkal.43 E që ideologjia patriarkaliste u rrënjos edhe në fetë monoteiste. Adami dhe Eva, konsiderohen sipas mitologjisë herbreje, njerëzit e parë në tokë,44 e që është përvetësuar dhe ndikuar nga mitologjia babilonase.45 Ky mit trajtohen në të tre fetë monoteiste abrahamike.46 Në Librin e Zbulesës, kapitulli 1 deri në 5, shpjegohet ky mit,47 kurse në Kuran ky mit, shpjegohet në Nenin El Bekare 2:31 deri 2:37; neni El A’raf 7:19-7:36.  

Në kuadër të feve, ka dallim gjinor, qoftë i klasifikuar si dallim i brendshëm a i jashtëm,48 e që në çështjet e brendshme religjioze, trajtojhen nga perspektiva që feja i jep të drejtat dhe rolin në shoqëri, qeverisje, edukim dhe adhurim, në lidhje me hyjnitë dhe figurat fetare, por edhe në lidhje me origjinën dhe kuptimin e gjinisë etj. Kurse në çështjet e jashtme religjioze, trajtohet nga një prizëm më i gjerë, ndikimin, diferencën dhe mes pikëpamjeve në çështjet sociale etj.49      

Ndasia gjinore, predominimi dhe dominimi mashkullor, është tejet i thellë, nuk është e lehtë të gjenden fillet. Shkurtimisht:  

  1. Miti i krijimit të njeriut- burrit së pari, e pastaj në krijimin e femrës prej brinjës së burrit-e që këtë version e kanë të gjitha fetë monoteiste abrahamike. 
  1. Miti i Mollës së Ndaluar dhe rënijes( fajësimit) të gruas për rënije në mëkatin e Parë. 
  1. Armiqësi ndërgjinore me terme shumë më të qarta shprehen në Kuran, por kjo armiqësi është trashëguar në një masë edhe në Biblën hebraike dhe të krishtere. Vërejmë: 
  1. “Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit,…”-Neni El Bekare 2:36( burri e gruaja do jenë armiq mes vete-autori)”. 
  1. ”Ai (Allahu) iu tha: “Zbritni prej aty, që të gjithë do të jeni armiq të njëri-tjetrit.”-Neni Ta Ha 20:123. 
  1. “O ju që besuat, vërtet disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmijët tuaj janë armiq tuaj,…” Neni Et-Tegbun 64:14. 
  1.  Kurse të njejtën frymë, është edhe transmetimi që Muhamedit që ka thënë se nuk ka lënë mbrapa vetes “fitne” më të madhe sesa gruan për burrat.50
  1. Miti për kopshtin e Edenit 

Miti për kopshtin e Edenit, poashtu i ngjajshëm me mitin Babilonas.51 “Pema e Jetës” është motiv i përvetësuar nga Epi i Gilgameshit, ku heroit, i jepet një  bimë, emri i së cilës është” njeriu bëhet i ri në moshën e vjetër”, por gjarrpëri ia vjedh atë,52 kurse sipas mitologjisë hebraike, Zoti ia ndaloi Adamit dhe Evës, që mos të hanin vetëm nga një pemë( Pema e jetës).53 Si mallkim nga Zoti, gruaja do pësoj dhimbje në lindje të fëmijëve dhe do jenë e dëshiruar për burrin e saj dhe do të sundohet nga burri i saj,54 mashkulli dënohej me vdekje.  

Teologjia  islamike mitin për  kopshtin e Edenit,  e përshtat në disa aspekt, si Adami ishte dërguar na majën e malit al-Safa dhe Eva në al-Marvah, ku qau 40 ditë dhe u pendu, e që Zoti e dërgoi në Haxh( tek Guri i zi), për t’u bashkuar me Evën në rrafshinën e Arafatit-afër Mekës.55  

  1. Miti për Sodomën dhe Gomorën 

Miti për Sodomën dhe Gomorën, i shtjelluar në tre fetë monoteiste: Urtia 10:6-8, 19:17; 3 Makabenjët 2:5; 2 Esdra 5:1-13, 7:106, në Besëlidhjen e Re, është përfshirë edhe në: Mateu 10:1-15, 11:20-24; Luka 10:1-12, 17:28-30; Romakët 9:29; 2 Pjetri 2:4-10; Juda 1:7; Zbulesa 11:7-8),poashtu edhe në Kuran( përmendet në:Kuran 26:170-171) dhe traditën(hadithe) e Muhamedit.56  

  1. Miti për përmbytjen e madhe 

Miti për përmbytjen e madhe, e që është i ngjajshëm me mitin për përmbytjen e madhe antike, që rrëfehet në mbarë botën. Ky mitështë tek Epi i Gilgameshit, e që asirologu George Smith në shekullin XIX e përktheu versionin që është shumë i ngjajshëm me atë që përfshihet në Zbulesën e Biblës hebreje( kapitulli 6-9).57 Shumica e studiuesëve besojnë që versioni i tillë është kopje e njejtë me  Atra-Hasis, e cila daton rreth shekullit XVIII para Krishtit,58  prej së cilës edhe Epi i Gilgameshit përmban pjesë të saj.59  E që këtë mit, e kanë përvetësuar të tre fetë monoteiste.  

  1. Miti për kullën e Babelit 

Miti për kullën e Babelit, është e regjistruar në Librin e Zanafillës 11:1-9.60 Miti asirian besohet që daton nga shekulli VIII para Krishtit, e që ka shumë ngjajshmëri më mitin biblik.61Mit ka ardhur edhe nga sumerët, në Enmerkar dhe Zoti i Aratta-s,62 i cili ndërtoi një zigurat të madh në Eridu të Mesopotamisë. Zigurati quhej Etemenanki, që në gjuhën sumere do me thënë tempulli i themelit të tokës dhe parajsës, i cili i dedikohej Marduk-ut në qytetain e Babilonit.63 Sipas disa studiuesëve, tregimi biblik për kullën e Babelit, është influencuar nga Etemenanki gjatë robërisë babilonase të hebrenjëve.64 Zigurati i tillë, ishte rindërtuar edhe në shekullin e VI para Krishtit, na dinastia e sundimtarit Nabopolasar dhe Nabukadanazor II, ndërsa është shkatërruar me qëllimin për t’u rindërtuar sërish nga Aleksandri i Madh, në vitin 323 para Krishtit,65 por vdekja e tij e ndërpreu rindërtimin.66 Të tre fetë monoteiste e përvetësojnë këtë mit. 

Tradita islamike nuk e përmend në Kuran, me emër kullën e Babelit, por ka tregim të ngjajshëm, të cilin e zhvendos në Egjipt. Në nenin( suren) 2:102, të Kuranit përmendet me emër “Babil” ku tregohet që dy engjuj Harut-i dhe Marut-i, i mësuan magjinë disa njerzëve në Babiloni dhe i treguan të tillëve që  maqia është mëkat dhe se i kishin mësuar për t’ia testuar besimin. Për tregimin për kullën e Babelit, në islamizëm ka shkruar Jakut-i(Yāqūt Shihāb al-Dīn ibn-‘Abdullāh al-Rūmī al-Hamawī 1179–1229) si dhe Lisan al-Arab(Lisān al-ʿArab Ibn Manẓūr 1233-1311/1312)  pa përmendur kullën. Kurse vetëm teologu islamik Al-Tabari, në  shekullin IX, në librin e tij, “Historia e profetit dhe mbretit”, e jep versionim më të  plotë, ku thotë që Nimrod-i kishte ndërtuar Babil-in, por Zoti ia shkatërroi dhe gjuhën siriane që e kishte dikur njerëzimi, ia ngatërroi duke i bërë 72 gjuhë tjera.67  

  1. Parajsa dhe ferri 

Teologjia judaike, ka zhvilluar dhe përshtatur një konglomerat mitesh në lidhje me jetën pas vdekjes, eskatologjinë, engjëllogjinë etj. E që të njejtat janë përshtatur edhe në fetë tjera monoteiste. Në lidhje me parajsën dhe ferrinm, jetën në varr, ferr dhe në parajsë, seksualitetin në parajsë etj janë të stërmbarsura me mite, e që çdo ditë edhe në vendin tonë dëgjojmë përralla, tregime, mite për këto tema.  

  1. Engjujt  

Engjujt, janë krijesa që ekzistojnë edhe në besimet e tjera fetare  në regjionet  e Mesdheut, mirëpo më shumë dhe lloje e emërtime të ndryshme përmenden në islam, pasiqë engjujt për islamizmin janë burimi primar.68  

Zanafilla e engjujve a e shpirtërave që ndërmjetësojnë mes Zotit dhe njeriut, është përvetësuar nga popujt tjerë semitik,69 gjegjësisht gjurmët na dërgojnë në Babiloni. Çdo hyjni e madhe Mesopotame a Hitite, kanë pasur shërbyesit-ministrat e tyre( të quajtur sukkallu) dhe bartës të fronit( të quajtur guzalu), ndërsa hyjnitë kryesore( të mëdhat), komunikonim  mes vete përmes lajmëtarit hyjnorë( të quajtur ml’km).70 Në teozofinë babilonase, për herë të parë hynë engjujt( sukallin),71 prej nga shihet paralelja mes engjullit të Zotit në Nebo, që ishte si lajmëtar( i dërguar) ose interpretues i Merodak-ut,72 madje engjujt quheshin edhe “bijë të hyjit” që e zëvendësonin dhe i ekzekutonin urdhërimet e tij, e që Ninip-i ishte “shef i engjujve,73 i cili ishte lajmëtar(i dërguar) i En-lilit.74 

  1. Krijesa mitologjike  

Disa figura mitologjike, të cilat janë shtuar si primesa në islamizëm, e që nuk i përkasin as judaizmit, e as krishterizmit, por që vijnë drejtëpërdrejt nga mitologjitë antike, mes tyre janë edhe: Krijesat shpirtërore, në Kuran dhe islamizëm zënë një vend të rëndësishëm, të njejtën rëndësi apo edhe më shumë në jetën e përditshme, folklorin  e tyre etj, arabët  beduinë besojnë në mite, bestytni, krijesa mitologjike etj, të cilat sipas tyre banojnë në shkretëtirë, e që vendet shumë të shkreta, luajnë rol shumë të rëndësishëm në imagjinatën e njerzëve.75 Të tilla si: Kiraman Katibin;76Maalik, është engjulli që është roje dhe administrues i ferrit;77 Munkiri dhe Nekiri( i mohuari dhe mohuesi),78 të përvetësuar nga Zoroastriane;79 Haruti dhe Maruti, janë dy engjuj tjerë të përmendur me emër në Kuran,80 e që besohet që janë Haurvatat dhe Ameretat, që janë dy kryeengjuj të Zoroastrianizmit;81 Xhinët( Jinn) sipas teologjisë islamike, thuhet që janë krijuar nga përzierja e zjarrit dhe ajrit, zjarrit patym( marigin min nar),82 e që krijesat e tilla janë të ngjajshme në mitologjinë e shumë vendeve të lindjes së mesme të periudhës paraislamike: Sumerët besonin në Pazuzu,83  apo Mesopotaminë antike, ishte edhe galla,84  Babilonasit besonin në Utukku,85  kurse në Judaizëm përshkruhet xhini pothuajse plotësisht njejtë me emërtimin shedim, që vje nga mitologjia hebreje, madje disa studijues, kanë vërejtur ngjajshmëri siç xhinët ndjekin ligjin e sjellë nga Muhamedi, të njejtën  bëjnë edhe shedim-ët që ndjekin ligjin e Mojsiut.86  

Më: 10.12.2023 

 

Skender Jashari, është i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Ma se e vertete çka thote autori:
    Sikur serbët që kanë krijuar mite për “Kosovën si djep të tyre” e njejta gjë ka ndodhur edhe me arabët gjegjësisht islamikët, të cilët kanë krijuar mite për tokën Izraelite. Shkaku i miteve të renditura më poshtë, që Islamizmi dhe Kurani i ka përvetësuar dhe përshtatur, mbi bazën e të cilave fashizmi teokratik islamik1 pretendon sundimin mbi territoret, popullatat, sisteme juridiko-politike, në emër të fesë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu