Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Sa herë u afrohemi datave 17 shkurti 1982 dhe 17 nëntor 1994, UDB-ashët komplotistë dhe marionetat e tifozët e tyre i ndezin motorët e shpifjeve për të kamufluar komplotet që na i kanë bërë. Metoda më përfide e luftës së tyre speciale, diversioniste, është prodhimi i shpifjeve dhe hutive për datat e themelimit të LËVIZJES dhe USHTRISË ÇLIRIMITARE TË KOSOVËS.
Për ata që nuk e dinë, Emigracioni në Perëndim në Pranverën e vitit 1981 përbëhej nga pak emigrantë politikë e shumë emigrantë ekonomikë. Emigrantët politikë ishin kryesisht të arratisurit nga Shqipëria londineze. Ai emigracion deklarohej se është nacionalist-djathtist. Nga njohja ime me atë emigracion kam krijuar mendimin se ka qenë i kapur nga agjenturat (policeske) jugosllave dhe simotrat e tyre në shtetet e Perëndimit. Ai emigricion udhëhiqej nga kuadrot e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit zogist. Përcaktim kryesor e kishin çlirimin e Shqipërisë londineze nga dikatatura “komuniste”, e jo trojet e pushtuara…
Emigracioni ekonomik përbëhej nga shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Në fillim të viteve të 1980-ta duhet të kenë qenë rreth 200 mijë emigrantë ekonomikë. Ata kanë qenë kryesisht gjysmanalfabetë dhe nuk janë marrë me veprimtari politike patriotike.
Kremtimi euforik i 100-Vjetorit të Lidhjes së Prizrentit në vitin 1978 pati ndikim në formim të organizatave të para, tashmë me orientim ideopolitik “enverist”.
Me iniciativë të Jusuf Gërvallës më 5 prill 1981 ndodh marrëveshja mes protagonistëve Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Ibrahim Kelmendi, që të thirren e organizohen demonstrata të përbashkëta për ta përkrah rrebelimin e Kosovës, gjegjësisht kërkesën Kosova-Republikë! Demonstrata e parë u bë më 11 prill 1981 në Bern, e fundit më 20 qershor 1981 në Bruksel. Demonstrohej pothuajse çdo fundjavë. Gjatë pushimeve verore pasojnë bisedimet për bashkim, sepse tashmë edhe në praktikë, pos në propagandën pararëndëse, u pa se ekziston gatishmëria për bashkimin e tri organizatave që i organizuan ato demonstrata. Fatkeqësisht bisedimet për bashkim, të konkretizuara edhe me miratim të platformës ideopolitike në korrik 1981, dështuan në tetor 1981 në takimin që patën në Turqi Sabri Novosella dhe Kadri Zeka.
Fatmirësisht bisedimet për bashkim, të rifilluara më 2 janar 1982, u kurorizuan me formimin e Lëvizjes për Republikën e Kosovës më 17 Janar 1982! Protagonistë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Ibrahim Kelmendi.
Fatkeqësisht agjentura vrastare e Jugosllavisë, pos vrasjeve të protagonistëve të bashkimit të 17 Janarit 1982, Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës, duhet të kenë angazhuar marionetat e tyre, Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, të bënin komplote pasuese. Prandaj ata në Turqi simulojnë bashkimin. Më 16 janar 1982 kopjen e marrëveshjes për bashkim ia dorëzojnë Diplomatit Bujar (Kadri) Hoxha, atëherë i angazhuar në Ambasadën Shqiptare në Ankara. Për shkak të vrasjeve, duhet ta kenë shty informimin publik duke dezinformuar sikur bashkimin e kanë bërë më 17 shkurt 1982. Nga ai “bashkim” rezultoi simulimi i quajtur: LR(S)SHJ (Lëvizja për Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi).
Qysh atëherë, deri tani, UDB-ashët Avdullah Prapashtica dhe Sabri Novosella dhe marionetat e tifozët e tyre propagandojnë dezinformimin komplotist: “më 17 shkurt 1982 është themeluar Lëvizja”.
Pothuajse ngjashëm ka vepruar edhe Xhavit Haliti me bashkëpunëtorët e tij. Nga 17 nëntori 1994 deri tani gënjejnë se UÇK-ja qenkësh themeluar më 17 nëntor 1994. E vërteta historike: Mbledhja e Katërt e Përgjithme e Lëvizjes, e mbajtur më 26-27 korrik 1993 në Prishtinë, ka vendos formimin e guerilës çlirimtare, ndërsa më 17 nëntor 1994 ka ndodh emërtimi i UÇK-së.
Gjatë zhvillimeve në terren, nga 17 janari 1982 deri në qershor 1999, mendoja se komplotet ishin gabime dhe lajthitje të “natyrshme” që ndodhin gjatë veprimtarisë. Por atëherë dhe tani, UDB-ashët, mariontetat dhe tifozët e tyre, të penetruar në Lëvizje dhe në UÇK, kanë hëngër e po hanë mut më tepër se mjaft, se Lëvizja qenkësh formuar më 17 shkurt 1982, nga UDB-abshët Sabri Novosella e Avdullah Prapashtica, dhe jo më 17 Janar 1982, nga Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Ibrahim Kelmendi, dhe UÇK-ja qenkësh formuar më 17 nëntor 1994 nga Xhavit Haliti me bashkëpunëtorë dhe jo më 27 korrik 1993, nga Mbledhja e Katërt e Përgjithshme e Lëvizjes!
Kjo luftë speciale, diversioniste, kishte dhe ka për qëllim kryesor komprometimin e Lëvizjes dhe UÇK-së.
Mallkim UDB-ashëve komplotistë dhe marionetave e tifozëve të tyre!
Dhe sot pas dekadash , kur ai frymëzim rinor per mark.-lenin. eshte shuar ,kur dhe udheheqsi qe i tërhoqi si magnet drejt nje strategjie teorike ka cof me kohe dhe pas dekonspirimit te praktikes qe zhvilloi ne realitet ky udheheqes ” hero ” autori i qendron gënjeshtrave qe mjerisht vazhdon te perhape ne publik .M.q.se eshte i mangët ne historine e Partise se Ballit e te Ilegalitetit i kujtoj se ishin te vetmin qe ne programin e tyre kishin dhe bashkimi i Kosoves me Shqiperine nga 1940 e deri me sot Kur udheheqesi “heroi ” nuk e kishte ne program as me 1941 ,as me 1944 ,50 ,65 ,85 e deri me sot .Keto jane fakte . Per UCK se u krijua ,me 1982 ,84 ,94 ,. thurni legjenda sa te doni .Organizatat ,,grupet e para guerile nga vellezerer kosovare kane filluar stervitjet praktike ne kazermat e Shqiperise me 1986 – 1990 . Per kete ka dëshmi te shumta .Ne se kjo mund te quhet UCK le te quhet por ishte konspirative ,nje sekret qe dhe sot nuk thuhet .botërisht .Sikur azillantet politike dhe ekonomike te Kosoves te bashkëpunonin, te ishin nje grup e jo dy e tri me azilantet politike te Shqiperise ( nuk e kuptoj fjalen londineze qe perdorni per vitet 1980 kur ushqeheshim me triska ) historia jone do te kishte marre rruge tjetër,, bashkimi do te behej perpara rrëzimit te murit te Berlinit . Por jo .Marrëzine rinore per teorine komuniste e identike enveriste e përhapnit me filmat ,librat ,veprat e ardhur nga Tirana përmes konsullatave ne europe .Dhe aq moshe rinore nuk ishte ai brez do te thoja une . Aq leke , dollare ,marka ,flori qe ka paguar Shqiperia e diktatures per te mashtruar opinionin publik , shqiptaret e te gjithe trojeve e ne plan te pare shqiptaret e Kosoves per dekada sa asnje njeri i llogjikshem nuk e thote dot .Vazhdon dhe sot veçse jo me me ,,,,vepra e ,filma .