Florim Zeqa
Pas politikanëve, gjykatësve dhe prokurorëve, janë mjekët ata që radhiten në listat e njerëzve më të pasur në Kosovë, të cilet pa mëdyshje janë në koordinim të shkëlqyeshëm mes tyre, në mos tjetër në riciklimin e parasë publike, të keq-përdorur nga politika kosovare tani e 25 vite më parë.
Humaniteti i mjekut shqiptar
Më funksionale ka qenë shëndetësia kosovare në periudhën e viteve të 90-ta sesa tani, në mos për tjetër, për aspektin humanitar të mjekëve shqiptar. Këtë deshiroj ta ilustroj më shëmbullin personal në janarin e vitit 1995, ku për shkak të disa komplikimeve shëndetësore, duhej t’i nënshtrohesha një intervenimi kirurgjik në repartin e ORL-s në Spitalin e Pejës.
Fillimisht shkova në ordinancen private të mjekut të mirënjohur shqiptar, specialistit të ORL-s, z. Mahir Morina në Pejë, i cili kishte konstatuar nevojën e këtij intervenimi kirurgjik. Më të kuptuar se jam punonjës i arsimit shqip, nga ordinanca e tij private më sugjerojë intervenimin në Spitalin e Pejës, për t’ma kryer të njëjtin intervenim pa pagesë, pasi në ordinancen e tij private, i njëjti intervenim do të më kushtonte hiq më pak se 400 DM të asaj kohe.
Le të shërbej ky shëmbull human i mjekut Mahir Morina, për mjekët që nuk e njohin betimin e Hipokratit, të cilët në vend që shërbimet pacientëve tua kryejnë në spitalet publike, ju rekomandojnë që këtë ta bëjnë në klinikat dhe ordinancat e tyre private, më qëllim të përfitimit nga pacientët më sëmundje të rënda dhe kancerogjene, nga të cilat përfitojnë me mijëra dhe dhjetramijëra euro për një intervenim të vogël kirurgjik.
Kjo lidhje mafioze në sistemin shëndetësor është nga paslufta e deri në ditët e sotme.
Të mos flasim me abuzimet e mëdha tenderuese në sistemin shëndetësorë, nga të cilat përfitojnë politikanët e nivelit të lartë dhe mafio-oligarkët ekonomik mbi kurrizin e pacientëve dhe qytetarëve në përgjithësi.
Pa ndaljen e këtij trendi korruptiv, nuk do të ketë përmirësime në sisetmin shëndetësorë.
I betohen Hipokratit, i shërbejnë hipokritit
Kosova 25 vjet pas lufte dhe 16 vjet pas-pavarësisë është kjo; pa arsim cilësor, pa sigurime shëndetësore, pa drejtësi, pa zhvillim ekonomik, pa siguri në investime dhe pa siguri për vetë jetën e qytetarëve të këtij vendi. Si rezulltat i korrupsionit dhe nepotizmit, arsimin e kemi në nivelin më të ulët në tri dekadat e fundit.
Përkundër shumë universiteteve publike dhe private, në vend që të kemi prodhim të kuadrove cilësore dhe kualitative, kemi fabrikim të tyre në të gjitha nivelet.
Mirëpo situata më shqetësuese mbetët tek sektori i shëndetësisë me fabrikimin e mjekëve, ku pasojat e këtij fabrikimi po barten tek popullata, e në veqanti tek shtresat më të varfëra, të cilat nuk e kanë mundësinë e zgjedhjes se mjekëve më të mirë e as të mjekimit jashtë institucioneve publike (klinika private), ku shpesh ndodhë që përveq kostos materiale, injorancën e mjekëve qytetarët e paguajnë më jetën e tyre.
E pësojnë keq kategoria e atyre pacientëve që janë në gjëndje të veshtirë ekonomike (rastet sociale), më të cilet e për të cilet nuk perkujdeset askush.
Pacientët e varfër kontollohen pa ndonjë vëmendje të duhur nga mjekët e pangopshëm, e nganjëherë injorohen fare duke i mbajtur në pritje me orë të tëra koridoreve të spitalit derisa me ta të merret ndonjë mjek praktikant më qëllim të “arritjes se përvojes profesionale”.
Mirëpo, mbetët e pa justifikueshme kur kjo ndodhë nga disa mjekë më përvojë dhe me renome ndërkombëtare, që deri dje i kanë qëndruar besnik betimit të HIPOKRATIT dhe i kanë shërbyer me devotshmeri popullit të tyre!
Mirëpo, kjo nuk është befasi për mjekët e fabrikuar pas lufte, të cilëve përveqse ju ngatërrohet Hipokrati më HIPOKRITIN, (shkollat partiake nuk i kanë mësuar më mirë) nuk dijnë çfarë të bëjnë apo ndoshta ju përzihen opcionet nganjëherë për shkakun e ngatërrimit të zanores nga ” A në I”, duke harruar se profesioni i mjekut është mision i paqes dhe humanizmit, është mision i më i shenjt i një shoqërie njerëzore.
Koordinimi i shkëlqyeshem i mjekëve më barnatoret dhe klinikat private, ka bëre që biznesi i tyre të zhvillohet në menyrë marramëndëse, varësisht prej sëmundjeve dhe gjëndjes ekonomike të pacientëve.
Mjekët “intelegjent” pasi e verifikojnë (studiojnë) mirë pacientin e tyre për gjëndjen ekonomike ose që e kanë ndonjë familjar apo të afërm në Diasporë, atëherë në bazë të këtyre kritereve ju caktohet “diagnoza”dhe iu jepet “terapia” e shërimit të ngadalëshem.
Edhe pse jemi duke bashkjetuar që sa vite me këtë të keqe, të shumtë janë ata që nuk pajtohen, por të pakët janë ata që reagojnë ndaj këtyre dukurive të shëmtuara të shoqërisë sonë.
Të kota do të jenë perpjekjet për përmirësim të gjëndjes në shëndetësi pa luftimin e korrupsionit, këtij sindromi kancerogjen të shoqerisë sonë, fillimisht më shuarjen e posteve politike të ‘sekretarëve permanent’ në QKUK që nga paslufta e këndej, përmes të cilëve është ushqyer parapolitika dhe politika e lartë në Kosovë, duke e bërë të pa vlerë e të pa fuqishëm rolin e drejtorëve të kësaj qendre spitalore.
Mana sha Zotin, shpeshhere i kam ba pyetje vetevetes teme: Athua a ka ndonje sen ose ndonje gja qe nuk e njohin dhe s´e dijne Florim Zeqa dhe patria ( partaia)- “Guxo”…?
Bujqesi, blegtori, bagesti, mjeksi, astronomi, antropokulture, antropolitike, antropohistori, antropogjeografi, epistemologji, gneseologji ( ontologji), didaktike, metafizike, akustike, oftamologji, stomatologji, baktereologji, mikrologji, minimikrologji etj…
Lume si ta!
Sha Zoten, me ua pase lakmi!
U LUMTE POCERRKA E Krese o kumar!