Nga: Fehmi Ajvazi, shkrimtar, Prishtinë
MONOLOG NË VIJEN E TEODOSIT
1. Luftëra politike dhe fetare.
2. Kombe politike – të panatyrshme.
3. Shtete politike – të panatyrshme.
4. Burime të pashterrshme konfliktesh.
5. Beteja me mullinjtë e erës.
6. Maksima gjithnjë aktuale: divid et impera.
7. Kombi që i mbeti flamuri i përkatësisë në pragun e shtëpisë.
8. Dy luftëra ballkanike dhe një luftë botërore – bonus i heartlandit.
9. Plotë luftëra lokale.
10. Plotë ëndrra mitike dhe një perandori ballkanike që s’bëhet…!
11. Nga Aleksandri i Madh – te eunukët, beglerët, murtatët, hafijet, kumbarët, fashistët, zboristët…
12. Toka e heronjëve dhe martirëve.
13. Minierat e arta dhe raca e tradhtueme nga fuqia e natyres.
14. Fati sipas “Abilit e Kabilit”.
15. Robi nuk i beson as vetës së tij.
16. Gjuha shqipe, është gjuhë kodike: i jepni asaj fuqinë që e ka !
17. Beteja vazhdon: nuk është mbyllur konflikti në vijen e Teodosit.
18. Pse po përpiqeni t’i shërbeni ligësisisë e propagandës: jeta u rikthye pas kataklizmës ( kiametit ) në viset më të larta, dhe jo në lugina e ultësira sepse, uji ishte kudo…
19. Dy shenjtorë që e shkatërruan Ilirinë: ata, kanë pasur të njejtën origjinë.
20. Dashuria është e natyrshme, interesi është politik dhe material. Nuk ka tjetër…!
21. E vërteta, është shkencë, e pavërteta, propagandë dhe injorancë.
22. Skizma, është bërthana fatkeqe në vijen e Teodosit.
23. Krijuam qytetërime, shkencë, shtete, ligje, urbanizëm, libra e arkiva, gjuhë e kombe, armata e shtete, por e humbëm sensin mbi kujtesën dhe veten. Shumëçka, u kthye kundër dalëzotësve…
24. Sa e vështirë të jetosh në vijën e Teodosit, njësoj si mbi “kanalin e zjarrit” që e mbështjellë botën.
25. Ia kemi dalë të mbijetojmë në robëri e luftëra, me paqe nuk po mësohemi të vetqeverisemi.
26. Ka shpjegim: bëjeni Kosovën një “piramidë” të lartë, më të lartën të mundëshme…!
27. Forca, është ligji i natyrshëm i egzistencës, por ajo nuk arrihet kurrë pa sferë unike materiale.
28. Turmat, janë të rrëmujshme, pakicat të artikuluara.
29. Inteligjenca, është mjeti i vetëm, por i dyzuar: edhe pozitiv, edhe negativ.
30. Pse i dua shqiptarët e mi, sepse i kan të dyjat. Por, ka ardhur koha t’ua heqin skizmën !
31. Beteja në vijen e Teodosit mbyllet kur shqiptarët hyjnë në aleancë të përjetshme me veten e tyre.
32. Jemi asimiluar skajshmërisht, jemi shprëndarë shumë por, gjithmonë gjenden formula bashkuese.
33. Pse i duam armiqt tanë ? Sepse, ata jemi ne !
34. Kush vazhdon të na robërojë dhe të na përqesh ? Janë ata që vet i krijuam.
35. Barabarësia jonë gjinore, është kulmore: ne kishim mbretëreshë ! Cilën luftë e bëm ne, pa i pasur në krah të djathtë nënat dhe motrat ! Civilizimi, nuk zhvillohet mbi letra që e durojnë të zezen mbi të bardhë…!
36. Nëse kjo tokë e lindi Aleksandrin, Konstandinin, Pirron, Skënderbeun, ishte logjike të lindëte një Nanë Tereze, një Adem Jashar, një Rugovë, një Kadare etj.
37. Anarkia, i ka arsyet e veta: vjen si pasojë e propagandes dhe e luftes speciale.
38. Sa shumë heronjë individual, sa pak heronjë kolektiv. Mos e besoni vetëm të shpenzueshmen- materialen, vetëm të vdekshmen. Janë ligje që s’kan ndryshuar kurrë. As, s’do ndryshojnë..
39. Dallimet janë pasuri, heshtjet arë, dijet të domosdoshme.
40. Troja, ka ekzistuar me 7 qytete. Këndej pari: lexojeni me kujdes Homerin.
41. Pse kemi gjithë dallimet e mundëshme ? Sepse, kemi pasur aq pak dallime dikur kur ishim shumë, e zotërues !
42. Mëso: rruga e vetme e fuqisë.
43. Energjia e dritës është e pafundët, ajo që e siguron ardhmërinë njerëzore…
44. Perëndia dëshpërohet, jo duke mos e kujtuar orë e çast, por duke e gënjyer orë e çast…
45. Jetojmë mbi një tokë përrallore: sa pak dimë për te !
46. Vija e Teodosit, është një mallkim i çuditshëm. Një varr ! Ajo, do shërim inteligjent.
47. Shqiponja në flamurin tonë ka dy koka. Është shenja që duhet të na e kujtojë fatkeqësinë e hershme të ndarjeve tona.
48. Në fillim, është fjala. Në fund, vepra…
20.01.2022