Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
Më ka pas pyet një funksionar gjerman, nëse kisha informacion, kush, kur, duhet ta kishte projektuar kombinimin e rezistencës pacifiste, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova, më luftën e armatosur çlirimtare, të organizuar nga LPK-ja (Lëvizja Popullore e Kosovës) dhe organizimet tjera, meqë është treguar kombinim shumë i suksesshëm?
Po përpiqëm telegrafisht me rrëfye si ia kam paraqit hamendësimin që e kisha atëherë, të cilin fatkeqësisht vazhdojë ta kem ende, meqë nuk ka ofruar askush prova që do më bindnin ta korrigjoj.
Qysh kur Mbretëria e Serbisë e ka pushtuar Kosovën gjatë viteve 1912-1913, Beogradi ka pas përcaktim serbomadh, imperialist, ndaj popullit shqiptar. Për ta realizuar pushtimin ka përdor taktika. Ndër to ishin edhe komplotet, të cilat në gjuhë popullore i quajmë kurtha.
Beogradi serbomadh pothuajse përherë ka ngrit kurtha të sofistikuara, për ta ushtruar më kollaj sundimin. Ndër to ka qenë formimi i organizatave e partive klandestine, të cilat në Jugosllavi quheshin ilegale e armiqësore. Ato shfrytëzoheshin si mjet preventiv që të pengohej organizimi i rebelimeve çlirimtare kundër pushtetit monist e pushtues.
Beogradi sebomadh, pasi e zhbëri autonominë e Kosovës më 23 mars 1989, u përqendrua për ta mbajt të nënshtruar popullin shqiptar të Kosovës me sa më pak dhunë fizike. Prandaj duhet të jetë sajuar projekti për formim të partive luajale politike, të cilat quheshin legale, sepse u legalizuan me regjistrim në Beograd. I suksesshëm rezultoi formimi i LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës). Nisma për formimin e saj qe ndërmarrë nga gazetari, shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi, i cili nuk ishte individ i pavarur. Bile, nga Sekretati i parë i Ambasadës në Jugosllavi, njeri nga ish-kryeshefat e UDB-së, të KSA e Kosovës, Shefqet Hashani, në prani të Jusuf Buxhovit, aksidentalisht, në Panair të librit në Frankfurt, më tha të kemi kujdes nga Jusufi, “sepse është kuadër i shërbimit të UDB-së të Beogradit serbomadh”. Jusufi ishte edhe protagonisti që e katapultoi Ibrahim Rugovën në krye të LDK-së. Ibrahim Rugova ishte marionetë e Beogradit, moti i penetruar në institucionet e Lidhjes Komuniste të Kosovës. Përmes Ibrahim Rugovës u simulua “rezistenca pacifiste”, e cila duhej të harxhonte në mënyrë të kontrolluar revoltën shqiptare.
Grupime të vogla të shqiptarëve të guximshëm, të organizuar në LPK, e kuptuan komplotin që po bënte Beogradi përmes kuislingut klandestin Ibrahim Rugova, prandaj u përcaktua për rezistencë aktive dhe luftë guerile çlirimtare. Ky organizim e angazhim qoi deri të shpërthimi i Kryengritjes së armatosur çlirimtare, në mars 1998. Në këtë proces LDK dhe LPK ishin armike mes tyre, pavarësisht taktizimeve që përdornin.
Ky luftim mes LDK-së e LPK-së kulmoi në Konferencën që u mbajt në Rambuje. Aty Beogradi millosheviqian dhe Parisi serbofil e imponuan kryetar të Delgacionit të Kosovës marioneta Hashim Thaçi, bile edhe e imponuan edhe “marrëveshjen” në mes të Rugovës dhe Thaçit për formim të “qeverisë së përkohshme”, me kryeministër Thaçin…
Fatkeqësisht Aleanca e Veriatlantikut, bashkë me Rusinë, ishin përcaktuar ta viktimizonin Kosovën në Rambuje. Fatmirësisht presidenti serb Sllobodan Millosheviq e kundërshtoi qëndrimin përkrahës të BE-së, USA-ve, Rusisë, ndaj Serbisë, prandaj më 23 mars 1999 ndodhi mrekullia: politika përkrahëse ndaj Serbisë ndryshojë për 180 shkallë.
Nga ai moment i kthesës historike për Kosovën, Alecës NATO i hyri në punë angazhimi “pacifist” i Ibrahim Rugovës , për ta përdor për arsyetim të bombardimeve, sepse në shtete të Aleancës NATO popullatat ishin tejet pacifiste. Ato popullata pacifiste e kundërshtonin bombardimin që NATO tashmë po ia bënte objekteve ushtarake e policore të Serbisë. Pra, nga ai moment edhe kuislingu Ibrahim Rugova u bë i dobishëm për Kosovën dhe për Aleancën NATO. Që do të thotë, kurthi i quajtur “Ibrahim Rugova pacifist”, i prodhuar nga Beogradi millosheviqian, iu kthye bumerang Beogradit, duke u bërë i dobishëm për procesin që qoi deri të bërja e Shtetit të Kosovës.
***
I rash trup nga Kina, për të dal të KM Kurti, nëse është apo nuk është “produkt” i Beogradit serbomadh, siç ishte Ibrahim Rugova?
Nëse nuk do ta njihja Kurtin nga afër, do bazohesha kryesisht në metodikën e punës që kanë praktikuar shërbimet serbe: rekrutimin e marionetave edhe me dhunë fizike, pos me joshje mercenare. Tolerimi i Kurtit të ishte në staf të përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi, në Prishtinë, gjatë lufte (gusht 1998-prill 1999), dhe “kidnapimi” i tij (më 27 prill 199), pasi dezertoi nga ai shërbim, më bëjnë të dyshoj se Kurti është “kidnapuar” të mos i ndodhte gjë, as aksidentalisht, në Prishtinë. Atë donin ta kishin në Serbi që t’i bënin dresurë për ta (sh)përdor për intersa të Serbisë në momentin që u duhej. Ky dyshim m’është përforcuar qysh kur Kurti është kthye në Kosovë (7 dhjetor 2001). Fatkeqësisht nga fillimi deri tani, angazhimet e tij më rezultojnë të jenë angazhime të një marionete e kuislingu të Beogardit serbomadh.
Deri sa ishte në opozitë ky ishte protagonisti kryesor që e pengonte konsolodimin e Shtetit të Kosovës. Ndërsa që kur Vuçiq dhe Erdogan e imponuan si kryeministër, ky zbatoi shpejt e më efektivitet detyrimet që ia ka imponua Beogradi: shfajësimin e Serbisë në raport me Kosovën, dhe fajësimin e njëanshëm të Kosovës, për çka Kosova u sanksionua me masa ndëshkuese nga BE, Anglia dhe shtet tjera. Në të njëjtën kohë, KM Kurti është urdhëruar nga Beogradi serbomadh të manifeston dhunë policore në Kosovën veriore, po vetëkuptohet, ndaj popullatës serbe, që edhe BE dhe USA të binden se minoriteti serb është viktimë e agresivitetit kurtian. Kjo është bërë që të legjitimohej kryengritje serbe kundër diskriminimit kurtian, siç rezultoj më 24 shtator, por që, për fat, rastisi t’u dështon planifikimi që kishin bërë, për shkak të trimërisë apo naivitetit që dy policët u konfrontuan me ata kryengritës, gjatë momentit, rreth orës 02:30 pas mesnate, kur ata po vendosnin kamionët si barrikada në rrugë…
Fatmirësisht edhe kjo kurthë që duhet ta ketë inskenuar Beogradi sebomadh dhe e ka vënë në jetë përmes kuislingut Kurti, iu kthye Serbisë bumerang, sepse gjatë fillimit të kryengritjes u ndodhi gabimi organizativ – vranë para kohe policin fatkeq Fatmir Bujupi, i cili nuk ishte i vetëdijshëm se po ballafaqohej me kryengritës paramilitarë serbë. Ai gabim aksidental ia mundësoi policisë së Kosovës të ketë kohë, nga ora 3 e pasmesnate deri në agim, të mobilizohej e ta zëntë në befasi bandën e kryengritësve, që kishin epiqendër koordinuese Manastirin në Banjskë.
Uroj edhe nga ky komplot i Beogardit serbomadh Shteti i Kosovës të dal i fituar, me sa më pak pasoja!
Uroj, edhe KM Kurti të guxon të çlirohet nga marionetizmi!
***
Hamendësimi tjetërfare:
Alternativë e këtij skenari komplotist është naiviteti skizofren i KM Kurti, i cili në shtator 2021 e (sh)përdori Policinë speciale për hir të votave në zgjedhjet lokale, sidomos për hir të fitores se “paçurkës” në Mirtovicë të jugut. Me atë rast Kurti shpërtheu digën dhe prej atëherë ne po merremi me vërshimet që i shkaktoi ai shpërthim, duke mos pas kohë të merremi me KM Kurti si minues i diges.
Cialdo varianti që të jetë e vërtet, po të kishim shtet ligjor, Kurti moti është dashtë me qenë në burg dhe me u përball me hetime e gjykim për dëmet që ia ka shkaktuar Shtetit të Kosovës.
***
Fatkeqësisht jam i detyruar të përballëm edhe me lukunitë e kurtianëve, siç i kam vuajt përballjet me lukunitë rugoviste e thaçiste…
[Teks i pa redaktuar e i pa korrktuar drejtshkrimisht.]
Mendoj qe nuk eshte e drejte qe per dr. Rugoven te thuhet se ishte marionete e Beogradit.
Ne e patem fatin qe ne kohen me te veshtire ta kemi nje udheheqes te rangut te dr. Rugoves. Ai me qetesine, mencurine, vizionin e tij arriti qe pothuajse te gjitha shtetet e botes t’i kthejë dhe t’i beje per vehte. Pa dr. Rugoven Kosova nuk do te arrinte suksesin e krijimit te shtetit.