ARKIVI:
5 Maj 2025

    Mos mi kujto të hidhurat e së kaluarës! 

    Shkrime relevante

    Shërim të shpejtë Vuçiqit?

    Nga: Lis Bukuroca, Gjermani ___ Sot në mëngjes lexova një shkrim në „Albania...

    Sulmi ndaj të riut Belgin Jashari është i papranueshëm, por jo arsye për politizim

    Nga: Arif Ejupi Më 21 prill 2025, gjatë ndeshjes ndërmjet SHF. Arsenal...

    Malli për ta ndëgjuar këngën e pakënduar

    Nue Oroshi, Kiell, Gjermani Rreth një fushe te gjelbruar ku cicërimat e...

    Shpërndaj

    Nga: Luan – Asllan Dibrani  

    Të shkuarat e ngjyrosura  me te zezën  mos mi kujto

    As  kohë  në qelitë  e burgut  pa ditë e diell  mos mi  kujto

    Mos mi kujto ato çaste te hidhura  edhe se ti nuk ishe pran meje

    Bukën e ngrirë qe e hanim  dhe torturat  e serbosllavisë  po mi kujtove me lëndo

    Edhe kur u bashkuam  unë e ti , acaret  dhe dimrat mos mi kujto

    Mos me kujto as shtegtimin  pa dëshirën tonë nga atdheu

    Disfatat , rrëxuarjet , humbjet  dhe kalldrëmet  e rrugës sonë  mos mi kujto

    Edhe gjumi qe s’na nxinte  ditë  e natë  për jetë a vdekje mos mi kujto !

    Të  qarat ,vajet ,lotët qe na mbulonin  faqet  tona mos mi kujto

    Kur me ke  parë të  rënë  e shtrirë për tokë  e te prangosur mos mi kujto

    Edhe atëherë kur te mungova  e te lëndova në shpirt  mos mi rikujto

    Edhe gëzimet tona  lumturinë e dashurinë qe na i vodhi koha mos mi kujto

    Zemërimet sakrificën dhe  jetën ilegale qe na përplasen e rrugëtimin  e lirisë mos mi kujto

    Shumë  perëndime të  diellit  qe i pritem e do i presim të vetmuar mos mi kujto

    Mos mi kujto edhe ata njerëz qe na urryen, mashtruan dhe braktisen  të mirat tona

    Vrasjet  e zemrave dhe varrosjet  për së gjalli , nga pjella jonë  mos mi kujto aman

    E madhe qenka  bota po iu bejka vend  në barkun  e saj edhe te këqijave qe nuk  i duam

    As këtë art të lakuriqësuar  të njerëzimit pa vizion  mos mi kujto!

    Të tilla rikujtime plagët  mi rrisin  edhe ma te mëdha deri ne vdekje pa shërim

    Mos mi kujto as ata njerëz  qe nuk dallohen , ma a janë burra apo  gra!

    Mos mi kujto as ata qe  botën e shohin vetëm  një lloj me të dashur e te dashura te një llojit!

    Atë pjellë qe prindërit  i harrojnë  dhe i braktisin  dhe vdesin  te vetmuar  mos mi kujto!

    Mos mi kujto ata u treguam  plagën tone apo do tu tregojmë, prap  në plagë do të na  godasin

    Çka vjen nga zoti duhet përqafuar as ai vet këto mposhti ,çorodi  nuk i donë edhe vet perse keqi i kujton!

    Prishtinë, korrik 2023

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu