ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Mos ti përserisim gabimet nga historia!

Shkrime relevante

Qeveritë Kosovë-Maqedoni e Veriut mbledhje të përbashkët nesër në Prishtinë

-Qeveria e Kosovës sot miratoi nisma para mbledhjes me Qeverinë e...

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë të tjerë shqiptarë

E shtuna e 16 nëntorit është një ditë historike për Kishën...

Letra nga Janjeva të vitit 1782

Dr. Nusha Zhuba , Romë Letra nga Janjeva Më duhen lekët  për të...

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Shpërndaj

Nga Skënder MULLIQI

Kan kaluar më shumë së 20 vite nga lufta.Shtrohet pyetja logjike , a ekziston mundësia që luftërat të mbësin mbrapa? Përgjigjen në këtë pyetje mund të parashikojmë .Kjo mund të bëhët kur Serbia e cila shkaktojë luftën të bëhët e sinqertë, e të pranojë së shkaktojë gjenocid mbi shqiptarët. Kjo nga ana e Serbisë nuk po ndodhë, sepse drejtuesit e shtetit serb, nuk janë liruar nga ultranacionalizmi, nuk janë liruar nga apetitet për ripushtimin e tokave shqiptare. Serbisë nuk po i dukët problem së regjimi i Millosheviqit ka vrarë aq shumë njerëz të pafajshem.

Edhe presidenti actual në pushtet, Aleksander Vuçiqi , është duke e legjitimuar politikën ekspansioniste të tij. Më kërcënime të vazhdueshme që po i bënë ndaj Kosovës më luftë, po kthehet në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar.Serbët nuk po shkëputën nga mitët e rreme të tyre .Regjimet në Serbi bashkë më Kishën Ortodokse Serbe , dhe Akedeminë , po e mbajnë peng popullin serbë. Lufta ka lënë shumë trauma, ka lënë shumë probleme që jetën ende po e bëjmë jo të mirë. Shoqëritë e reja duhet të krijojnë përspektiva për popujtë e tyre , por më kusht që të shkëputën nga mitologjia. Kjo vlenë për popullin serb, i cili po lejon në krye të shtetit ti këtë ende forcat e ultranacionalistit, Vojsllav Sheshel.

I shkrova këto radhë , për faktin , se shteti i pa reformuar i Serbisë , sërish po bëhët factor destabiliteti në rajon. Po na kërcënon më luftë , të cilën njëherë e humbi në vitin 1999. Po na kërcënon edhe për faktin së fakori politikë shqiptarë nuk është unik sa duhet .Nuk po është unik në Kosovë dhe as në Shqipëri, e këtë dobësi të madhe tonën , po e shfrytëzon shovinisti , Vuçiq, për ta faktorizuar Serbinë në rajon. Po të ishim unik sa duhet , sigurisht së Vuçiqi do të hezitonte të luante më zjarr, në veri të Kosovës, më rastin e vuarjës të reciprocitetit për targat serbe, nga ana e Kosovës. Pa përgjegjësitë politike kur bëhët fjalë për Serbinë , duhet lënë mbrapa, së mund të në kushtojnë keq. Ende duket së elementet ideologjike po vihen para interesave nacionale , dhe kjo nuk fletë hiq mirë.

Kjo është ide fataliste për komb! Mjaftë gjatë më gabimet tona kemi dërguar ujë në mullirin e serbosllavëve pushtues .Nuk guxojmë të lejojmë të na përseriten gabimet nga historia.Kjo sigurisht së nuk do të kishte asnjë kuptim…!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Por mik ne keto gabime nuk jemi ne shqiptaret fajtore te vetem.ASPAK.Eshte ajo europe qe mbidhet e stermblidhet me leksione,diskutime,mbledhje e takime te pafundme permujore e pervjetore pa kuptuar gabimin e saj taktik apo te qellimshem.T’i behet qarte Serbise se nuk ka pranim ne BE pa njohjen reciproke te Kosoves si shtet i pamvarur e pastaj le te vendose c’te doje Serbia se po don me shku drejt Siberise apo europes.Kete gabim fatal te europes po paguajne shqiptaret e dy aneve te kufirit.Eshte kjo europe qe perfiton kohe e justifikime nga politika shume ftyreshmme e politikaneve te te dy shteteve shqiptare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu