Nga: Lirim Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Një gazetare televizive gjermane, të cilën e njoh mirë nga jeta e natës në Berlin, më shkruajti një ditë :
I lexova disa shkrime, që m’i kishe dërguar në Email, e që fatkeqësisht nuk i kisha parë, sepse i marrë më së paku nga njëmijë mesazhe në ditë.
Mirëpo ajo që pashë dhe lexova më shtyri të mendojë thellë.
Çuditërisht, madje as temat e hidhura, nuk ma krijuar një shije të hidhur në gjuhë.
Përkundrazi, ma krijuan një shije të ëmbël në ….!
Thashë më të ëmbël sesa takimi ynë në Berlin-Charlottenburg në vitin 2005 kur ti ishe yll i gazetarisë televizive ndërkaq unë yll i hulumtimit dhe analizimit të ekosistemit femëror nën fustan.
Tha, nga kjo distancë kohore kënaqësia e hulumtimit tënd të drejtpërdrejtë më duket e shkrirë si akullore së bashku me moshën time rinore.
Ia ktheva :
* MOS U DORËZO CHRISTIANE
Mos iu dorëzo moshës Christiana ime !
E as veseve të pleqërisë, sepse dhoma jote ende është e ngrohtë, me orendi të këndshme dhe dekor mahnitës.
Ke pasur shije më shumë se unë!
Dhoma jote?
Mrekulli !
Gjithmonë je dalluar prej shoqeve, madje edhe për nga përzgjedhja e ngjyrës së lapsave për përshkrimin e ndjenjave në letër.
M”përcolle në orën nëntë të mëngjesit te stacioni!
Dhe autobusi i gjelbër me të cilin u nisa, u rrokullis si një gjeth i tharë fiku, nga stuhia e vjeshtes në një tatpjetze të Berlinit.
Jam i veshur në kompletin e mbrëmjes dhe i rrethuar nga vështrimet kurreshtare të kalimtarve të rastit.
Mos u dorëzo rinia ime, mos u dorëzo Christiane.
Shumë kohë para se të takoja m’u shfaqe në ëndërr.
E pastaj rastësisht edhe në realitet, për t’më dehur pesë fish më shumë, sesa shishja e rakisë që mbaja në dorë.
I kot ishte tentimi yt për t’i fshehur epshet si mjaltë, pas bebzave të lëshuara për toke dhe çepallave lozonjare gjysmë të mbyllura.
Pas frymarrjes së rënduar dhe gjinjeve të gufuar.
Po natyra jote zonjare dhe mollëzat e skuqura fshatare?
Ah çapkënja ime fshatare dhe fisnike!
Po gjinjët tua të ëmbla plotë nektar?
Po dhoma ime e pezulluar në ajër dhe krevati si portokall?
Si një portokall i zjarrtë, që qëndron pezull në ajër mbi lumin e gjelbërt të Berlinit.
Mbi rrugën e lagur nga shiu dhe jehonën e tramvajve të pasditës.
Mbi çastet e rralla hyjnore të nostalgjisë, dashurisë dhe ndjenjave!
Dhe nëse mosha pyet për ty, mos iu dorëzo rinia ime.
Mos iu dorëzo Christiane !
Qe po ngrihem në këmbë për t”a ndërruar pllakën e gramafonit, por a nuk është mëkatar çasti?
Mocarti, Rekuemi
, Agnus Dei…
Mua më dukët i duhur.
Disponojë me një milionë ndjenja magjike të shkëmbyera në rini, e cila para syve tanë po na tradhton, vjedhë dhe ikë.
Mos u dorëzo rinia ime, mos u dorëzo Christiane.
Shkyje ftesën, shtyje darkën,
tradhëtoje vetminë me kujtimin në mua, lakuriq para pasqyrës me krehër në dorë dhe flokë të lëshuara deri në brez .
Më prekë të lutëm nën tavolinë me gjunjët e djersitur nga nektari i dashurisë. Moshatarja ime! Dashnore!
Unë e di që s”do të ndalët kurrë rinia, por asnjëra ma nuk do t”i ngjajë asaj të vitit 2005.
Por edhe sikur të ngecja i ri, ç’më duhet rinia pa ty?
Ç”më duhet rinia në ishullin e braktisur nga njomësia e rinisë sate?
Sërisht do bie shi ashtu siç bie gjithnjë në tetor në këta ishuj të bekuar të bregdetit.
Qielli ngjyrë plumbi, deti ngjyrë gështënje, jehona e zërave të largët, zëri i nënës, mikut, vashës së llastuar, dashnorës së përmalluar, vëllaut, anijës.
Rrobët e mbledhura me shpejtësi para shiut. Edhe pak shëti rreth detit në bardhësinë e mbrëmjes dhe mbaroi gjithçka.*
-Tha, e ke shkruar ti?
-Thashë jo vetëm e kam përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe dhe gjermane nga kantautori kroat Arsen Dedić.
Në fakt lirika quhet “Mos u dorëzo Ines”.
Tha qenka hulumtues mrekullibërës jo vetëm nën fustan, por edhe në zemër.
E pastaj kur ia dërgova interpretimin tim të kësaj lirike në gjuhën kroate dhe gjermane më shkruajti.
Tek tani më shërove nga sëmundja pleqëri dhe më ktheve 100% në rini.
_____