ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Mosmirënjohja është më e liga e poshtërsive

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Kur u shpallën përfundimet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit 2021 në Kosovë, dhe u bë e qartë se shumica e komunave do kalojnë në balotazh, interesimi i opinionit në Kosovë (si edhe për mua) u përqëndrua më së shumti për rezultatin e votimeve në komunën e Skënderajt (Drenicë). Nuk u ndjeva mirë kur mësova se në komunën e Skënderaj dolën në balotazh kryetari i deritashëm i kësaj komune, z.Bekim Jashari, me kandidatin e PDK-së. Ky i dyti madje është shumë më përpara se Bekimi në sasinë e votive të mara!
Por kjo ishte gjysma e së keqes. Ajo që tronditi jo veç mua, por besoj edhe shumicën e opinionit në Kosovë, (parë kjo nga reagimet nëpër media), ishin disa deklarata tronditëse nga deputëtë e militantë të PDK-së, njëra më skandaloze se tjetra. Deputeti i PDK-së, MËRGIM LUSHTAKU, u shpreh: “E respektojmë çdo familje, i respektojmë pa kushte, sigurisht që dëshirojmë që ata me qenë jashtë politikës, respekt për gjithkënd, por votën vetëm PDK-së”.
Ky zotëri , me këto fjalë, kërkon t’u thotë Jasharajve: “Detyra e juaj ishte që të na bënit trima e të ngriheshim në luftë. Me kaq e mbaruat detyrën. Politika dhe pushteti na takon ne, jo juve!”

Mosmirënjohja, ka thënë Emanuel Kant, është më e liga e poshtërsive.

Menjëherë pas këtij deputeti dëgjuam gëzimin e shfrenur në një video-film në Skenderaj nga dy militantë të PDK-së, duke thënë: “Ooo, mos të punon asgjë PDK-ja, e rrugët me lloçë le t’i lenë , se nuk e kemi dert, veç a ka fitu PDK-ja! Gëzim ma të madh nuk ka më! “
Nuk vonoi shumë dhe në Facebook lexuam entusiazmin e papërmbajtur të deputit tjetër të PDK-së, znj. GANIMETE MUSLIU, e cila na bëri me dije se këtej e tutje Drenica është e Presidentit Thaçi: “Ju përshëndet Drenica e PRESIDENTIT THAÇI!” (!!!)
E pyesim këtë zonjë njëkohësishtë dhe deputete: Për Ju zonjë kush është lavdia dhe krenaria e Drenicës dhe e gjithë Kosovës, Hashim Thaçi apo familja e Adem Jasharit që u flijua e gjitha duke lindur prej atij flijimi të pashoq në botë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës? Kjo deklaratë e kësaj zonje deputete të PDK-s, na detyron t’i themi: Peshkaqenëve iu shmangëm, ujqërit i vramë, por ja që po na grijnë pleshtat.
Dëgjo ti deputetja e Hashim Thaçit: Lavdia e Drenicës dhe e Kosovës janë Adem Jashari dhe familja e tij që hodhën themelet e lirisë së Kosovës. Të zevendësosh Jasharajt me Hashim Thaçin do të thotë që t’i mohosh Jasharajt. Por kjo do të thotë edhe tjetrën: të jetoi Kosova pa lavdi.

“Të jetosh pa lavdi, do të thotë të vdesësh çdo ditë nga pak”, ka thënë Napoleon Bonaparti.

Këto tre deklarata që reshtova, (por faktikisht pati edhe shumë të tjera nga anëtarësia e PDK-së), vërtetuan atë që “Lavdia gjithmonë do të ketë edhe hakmarrjen e injorantëve!”, sikundër shprehet poeti kombëtar Arben Duka, Dhe faktikisht PDK-ja, e ndjekur në koalicione nga LDK, AAK e NISMA, me veprimtaritë e tyre politike dhe korruptive kanë 22 vjet që po e vdesin lavdinë e Jasharajve dhe të UCK-së çdo ditë e nga pak. I tillë ishte edhe rasti i votimit në Skënderaj në datën 17 tetor 2021. Dhe kuptohet që këtë PDK-ja ia ka vënë vetes qëllim.
Nëse këto parti, përfshi edhe LVV, do të kishin menduar sesi ta ngrinin edhe lart e më lart lavdinë e Jasharajve dhe të Kosovës, (kur u mësua se Bekim Jashari rikandidoi për kryetar komune), do të thotë që ai kishte krijuar bindjen se do ta fitonte përsëri këtë funksion, bazuar në punën e ndërgjegjëshme që kishte bërë këta katër vjet. Prej atij momenti, më e ndershme do të ishte që të gjitha partitë e tjera të mos paraqesnin kandidatura për komunën e Skënderajt. Por, duke ndodhur e kundërta, do të thotë se udhëheqjet e këtyre partive janë pa ndjenjë kombëtare, arsyetimin ua ka errësuar etja për pasuri (se pushteti të pasuron) por dhe për lavdi; por kam bindjen se këtë logjikë të paarsyeshme ua ka errësuar edhe hieja që u bën lavdia e Jasharajve.
Kjo vërteton faktin tjetër, se këta që luftuan e që komanduan formacione të ndryshme të UCK-së, në çast, nga njerëz të paqortueshëm u shndërruan në njerëz të pakëndshëm për popullin, gjë që e treguan zgjedhjhet e 14 shkurtit të këtij viti.
Këto deklarata tregojnë edhe tjetrën, se këta të paqortueshmit e Qershorit 1999 i ka kap frika se humbasin privilegjet, prandaj bënë të pamundurën të fitonin kryetarin e komunës së Skënderajt, duke përfituar nga pasiviteti i Jasharajve, të cilëve nuk ua lejon dinjiteti të merren me makinacionet që u muar PDK-ja në komunën e Skënderaj.
Pse ndodhën ato makinacione? Këta individë-turmë të PDK-së, anëtarë e militantë, në rastin konkret ndryshojnë nga individi i veçuar, sikundër është në këtë rast BEKIM JASHARI kundër të cilit votuan, se ashtu i urdhëroi partia dhe interesi i vogël personal. Anëtarësia e PDK në Drenicë dhe militantët e saj, për vet faktin se janë shumë, kanë fituar ndjenjën e një fuqie të pamposhtur që i lejon t’u hapë rrugë disa instikteve, që kur janë të vetmuar, i kishin të frenuara. E, duke qenë në këtë lloj kolektiviteti, anëtarësia e PDK-së dhe militantët bashkë janë bërë diçka anonime, e për pasojë e papërgjegjshme, duke e zhdukur plotësisht ndjenjën e përgjegjësisë që i ka penguar gjithmonë si inividë, si dhe u ka zhdukur aftësinë për të arsyetuar drejt. Si e tillë kjo masë amorfe e anëtarësisë dhe militantëve të PDK-së nuk ndjen as dyshim e as pasiguri, madje dyshimi u është ndryshuar sakaq në siguri të patundur. Si rrjedhojë, kjo lloj turme e vërtetoi veten se nuk e njeh kurrë etjen për të mbajtur të paprekshme lavdinë e Jasharajve që është dhe lavdia e Kosovës.
Kur Bekim Jashari mësoi disavantazhin e madh që pati më kundërkandidatin e PDK-së, kam bindjen se i kanë shkuar ndër mend fjalët e shprehura nga Tony Montana tek filmi “Scarface”: “Fjeta i qetë sepse isha i rrethuar nga miqtë. U zgjova dhe rreth meje pashë vetëm ujqër. Nuk e di, nëse ujqërit i kishin ngrënë miqtë, apo miqtë ishin bërë ujqër!” Por, jo më kot Viktor Hygo pat thënë: Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat.
Pluralizmi politik është shpikur nga të pasurit në mënyrën më të thjeshtë për t’i sunduar dhe për t’i përçarë njerëzit. Në pluralizmin politik, partitë thuhet se përfaqësojnë klasa të caktuara, por faktikisht nuk ndodh ashtu. Çdo parti në shvillimet e sotme të shoqërisë njerëzore përfaqëson një grup të caktuar shoqëror. Madje, në Kosovë partitë përfaqësojnë një krahinë të caktuar. Këto parti, duke u zotëruar ndërgjegjen anëtarëve dhe militantëve të tyre, zotërojnë edhe ata vetë, dhe prej atij momenti ata nuk janë më të lirë.
Kurse i pavaruri Bekim Jashari, (i cili vjen nga burimi ku rodhi lirë e gjithë popullit të Kosovës), ai gjithçka e miraton vetëm në popull dhe para përfaqësuesve të zgjedhurve të atij populli dhe askënd tjetër. Kjo është demokraci e vërtetë.
Ndërsa kushdo tjetër që të zgjidhet kryetar i komunës së Skënderajt, duke qenë i përzgjedhur nga partia, ai para se ta shtroi për miratim vendimin në asamblenë e Komunës, duhet ta miratoi në parti, sepse nuk është i lirë ta çoi drejt e në popull pa ia dhënë lejen partia. Ai do ta bëjë këtë regullisht se është ushtar i bindur i partisë dhe nuk punon me mend e tij, por të udhëheqjes së partisë; se ai si i pavarur nuk fiton kurrë ngaqë nuk e gëzon autoritetin e Bekim Jasharit.
Duke i besuar pushtetin lokal Bekim Jasharit, është shumë më në interes dhe në dobi të Kosovës, sepse nderon sakrificën më sublime në historinë e Kosovës. Mund të mos duash Bekim Jasharin pse ka pas guximin dhe e ka kritikuar kryetarin e PDK-s së Drenicës, por është e pamundur të mos duash nderin e Kosovës, Familjen e Jasharajve.

Duke votuar Jasharajt edhe vetë e gjithë Drenica burrërohet, bëhet më dinjitoze se sa ka qenë. Dinjiteti shpreh kundërshtimin e shpirtit të instiktit. Më vjen shumë keq që po e them, por me sa duket, kështu i kanë dashur Jasharajt votuesit dhe ata që nuk dolën në votimet e datës 17 tetor 2021 në Drenicë, edhe kur Jasharajt u sakrifikuan të gjithë për Kosovën.
Shpresojmë se, kur ajo anëtarësi dhe ata militant të PDK-së si dhe indiferentët e datës 17 tetor 2021 do të shkojnë për të votuar në balotazh duke e përqëndruar mendimin e tyre në dobi të Kosovës dhe jo në dobi të partisë. Lusim që kjo dashuri për Jasharajt të mos jetë kënaqësi e vdekur, por dëshirë e gjallë drejt dinjitetit kombëtar!

Tiranë, 19 tetor 2021

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Procesi i votimeve ne Kosove ishte i rregullt. Sovrani deshi qe fitues pa balotazh te ishte PDK. Cfare te keqe ka ketu?
    Nese je djali i Hamzes, Ibrahimit, Ademit apo Ukshinit nuk ta jep te drejten qe domosdoshmerisht te jesh fitues.

  2. Te kishe pas zemer por dhe pakes… pakes burrni, pakes, ishe prezantu me emer dhe mbiemer kush je. E tash ajo me e rendesishmje per ty “Albert”. Kur i drejtohesh nje koloneli autentik, nje zotriut autentik, nje kolenelit te Ushtriese se Shqiperise, e qe luftoi ne Kosove dhe per Kosove, e qe me shume se 95% te juve “mashkujve ” dhe “burrave” te Kosoves nuk keni bo, por keni ik si lepura, perkulu dhe me dore ne zemer falemnderohu qe eksistojne kesi persona cfare eshte koloneli, zotri Dilaver Goxhaj. E pastaj shtroi argumentet e tu. Argumentet. Dakord me fjalin e dyte qe e paske shkru ketu, por prezantohu. Ai qe flet ne kategori te argumenteve nuk frigohet e as nuk mshefet ngase nuk ka per cka te frigohet dhe me radhe nuk ka arsye racionale pse mshefet. Qe po te lajmrroj qe ne pushtet ne Kosove jane persona qe jane legalistet. Kaloi ajo kohe kur per nje fjali goje apo mendim disonant, te vret dikush nga pushteti dhe/apo ish presidenti. Kaloi ajo kohe. Ata jane ne Hag, nuk jane ne Kosove. Mundesh lirisht me dal nga ilegaja, “Albert”.

    • Znj. Rexhepi!
      Po cfare faji kam une qe Natyra me paska bere (lindë) frikacak? A thua eshte kjo aresyeja qe ti te me sulmosh ? Shyqyr qe ti je e guximshme. Une i admiroj te guximshit.
      Cdo respekt per kolonelin, por une ate nuk e fyeva e as nuk e shava. Nuk u pajtova me mendimin e tij. Cfare te keqe ka ketu. Apo ndoshta ti mendon qe njeriu nuk duhet te kete mendim te vehtin (!!!) Sidomos kur perballe e ka nje ushtarak apo politikan.
      Ti vet e thua qe Hashimi gjate kohes se luftes “obracunavao s Albancima koji su ratovali pod zapovjednistvom Rugovinog ratnog stozera”. A thua mendon qe numri i atyre qe gjate luftes “iken si lepuj” do te ishte shume me i vogel nese Hashimi me disa te tjere nuk do t’i luftonte rugovistet ? Ti sigurisht e di qe ne shumicen e rasteve kur perkrahesit e Rugoves lajmeroheshin vullnetare ne lufte keqtrajtoheshin nga Hashimi me kompani. Ti sigurisht e di qe pyetja e pare e njerezve te Hashimit per keta vullnetare ishte “me kend je”. Ky eshte shkaku (sipas meje) qe me shume se 95% e shqiptareve te Kosoves “iken si lepuj.”
      Znj. Rexhepi, mendoj qe nuk ka shume rendesi se a shkruaj une me emer dhe me mbiemer apo perdori nickname. Ka shume njerez qe duan te mbesin anonim. Une jam njeri prej tyre. Ti mund te me replikosh dhe te me kundershtosh edhe nese une jam pa mbiemer. Rendesi ka thelbi i komentit. Une, po e perseris se asnje pike dhe asnje presje nuk ja nderroj komentit te mesiperm.
      Te pershendes.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu