ARKIVI:
18 Nëntor 2024

MPJD shpalos programe të rëndësishme për mërgatën përmes platformës ShijoKosoven.com, Karvani i Diasporës 2022 dhe Programi për Diplomaci Publike

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Liza Gashi, sot, në një konferencë të organizuar për media, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, prezantuan dy programe të rëndësishme të cilat pritet të forcojnë edhe më shumë lidhjen e mërgatës me Kosovën, përtej atyre familjare, dhe përmes transferit të dijës, të kontribuojnë edhe më shumë në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ministrja Gërvalla dhe zëvendësministrja Gashi njoftuan se këto dy programe, Programi Karvani i Diasporës 2022 dhe programi tjetër, pilot, Programi për Diplomaci Publike, që do të ketë në fokus diplomacinë qytetare, fillojnë së implementuari përmes platformës online ShijoKosoven.com, e cila do të lansohet të mërkurën pasdite në qytetin e Gjilanit. Pra, Karvani i Diasporës 2022 do të fillojë rrugëtimin nga qyteti i Gjilanit më 27 korrik dhe do të vazhdojë nëpër qytete të tjera të vendit deri më 7 gusht, ku përveç bashkëbisedimit me qytetarë, shkëmbimit të ideve, ofrimit të programit muzikor e argëtues, do të prezantohet edhe pilot-projekti për diplomaci qytetare, si dhe do të bëhen të ditura në detaje mundësitë e përfshirjes së të rinjve të mërgatës, profesionistë, në jetën institucionale të Republikës së Kosovës.

“Republika e Kosovës, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik nuk do të mund të realizohej pa kontributin edhe të mërgatës shqiptare anembanë botës. Gjatë okupimit të Kosovës dhe sundimit të regjimit të Millosheviçit, mërgata e organizuar me një solidaritet të jashtëzakonshëm ndihmoi familjet në nevojë, por mbi të gjitha luajti rol vendimtar në ndërtimin e shtetit paralel, internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe sigurimin e përkrahjes së botës demokratike për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës”, tha ministrja Gërvalla para gazetarëve. Ishin djemtë dhe vajzat e mërgatës, të cilët ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre në Kosovë, iu bashkuan luftës çlirimtare. Ata jo vetëm që u bënë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por siç znj. Gërvalla, ishin edhe vendimtarë në themelimin e kësaj ushtrie, duke dëshmuar që mërgata është pjesë e pandashme e Kosovës dhe fatit të saj.

“Edhe sot, 23 vjet pas luftës dhe 14 vjet pas shpalljes së pavarësisë, mërgata luan një rol vendimtar në zhvillimin e vendit. Jo vetëm remitencat, të cilat zbusin dukshëm papunësinë dhe ndihmojnë familjet për të përballuar sfidat jetësore, por edhe investimet e ardhura nga mërgata, e përmes mërgatës, janë shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës”.

Ministrja Gërvalla tha se përvoja në shtetet demokratike, mërgatën tonë e kthen në një motor të rëndësishëm të zhvillimit të demokracisë, të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të zhvillimit në fushat e arsimit, shëndetësisë, shkencës dhe fusha të tjera të panumërta.

Programi Karvani i Diasporës 2022 bazohet kryesisht në platformën ShijoKosoven.com, ku mërgimtarët tanë jo vetëm që do të shohin programin që do të ofrohet nga tri ministri të ndryshme, si bashkautore, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Ministria për Arsim Shkencë dhe Teknologji, mirëpo në të njëjtën kohë sikur e theksoi Ministrja Gërvalla, të gjithë do të mund të japin mendimet e tyre, propozimet, kritikat dhe çfarëdo që mendojnë, jo vetëm për programin, por edhe për atë sesi mendojnë që mërgata mund të përfshihet më mirë në jetën institucionale, ekonomike e shoqërore të Kosovës. Ndërsa lidhur me programin që ka të bëjë me diplomacinë publike, e që ka në fokus diplomacinë qytetare, znj. Gërvalla tha se është një interesim i natyrshëm i Republikës që të rinjtë tanë të cilët janë lindur e rritur në mërgatë, të kenë mundësi që Kosovën ta njohin përtej lidhjeve familjare e farefisnore, ta njohin jetën në Kosovë dhe njëkohësisht edhe potencialin profesional që Kosova mund t’u ofroj atyre.

Për të dyja programet foli edhe zëvendësministrja Gashi, e cila tha se e gjithë kjo po bëhet në kuadër të punës së bërë për angazhimin dhe përfshirjen e diasporës në kuadër të Planit qeveritar 2021-2024, që sipas saj, është transferi i dijes në fokus, por edhe ndërlidhja e mërgatës me vendin amë.

“Qëllimi kryesor i platformës ShijoKosoven.com është një bashkëbisedim aktiv dhe rrugëtim me mërgatën në qytete të ndryshme të Kosovës. Në këtë rrugëtim ne kemi partneritet të përbashkët me tri ministritë e linjës, mirëpo përtej kësaj është e rëndësishme të theksohet se në fillim të qershorit Ministrja Gërvalla ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin e Komunave të Kosovës, sepse është shumë e rëndësishme të kuptojmë që angazhimi i diasporës në konceptin e vendit ndërlidhet shumë me lokacionin ku ata kanë jetuar, kanë familjarë dhe kanë një ndërlidhje si të kujtesës ashtu edhe atë shoqërore”, theksoi znj. Gashi. Sa i përket programit të dytë, znj. Gashi tha se është program lidershipi, i dizajnuar të zgjasë gjashtë muaj angazhim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe i dedikuar për studentë të cilët janë në vitin e fundit të studimeve Bachelor dhe studentë të nivelit Master. “Programi, si pilot projekt synon të kanalizojë energjinë që ka transferi i dijes dhe i ekspertizës, por mbi të gjitha synon qarkullimin e dijes brenda institucionit tonë në fusha ku neve kemi hapësirë, një ndërlidhje mes nesh, njohjen e të rinjve dhe të rejave profesionistë

të mërgatës me jetën dhe shoqërinë në Kosovë, me trashëgiminë e saj, si dhe informimin e shoqërisë së tyre në vendin ku ata jetojnë për shtetin tonë – Kosovën”.

Zëvendësministrja Gashi më këtë rast ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat profesionistë në diasporë që të aplikojnë të bëhen bursistë të programit pilot për diplomaci qytetare të Republikës së Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu