ARKIVI:
3 Dhjetor 2024

Mund të jetë gjyshi-gjyshja jote. Duhet të kujtojmë t’i trajtojmë të moshuarit me respekt

Shkrime relevante

Pse dhe si është e mundur që Nëna Shqipëri ta ndaloj këngën e Shkurte Fejzës kushtuar Adem Jasharit ?

Nga: Reshat Sahitaj & Behare Rexhepi   Urdhëri që këngëtarja jonë Shkurte...

Historia e presidentëve të Kosovës!

Florim Zeqa Në historinë më të re të Kosovës, përkatësisht nga shpallja...

Kritikë publike për shpirtin e keq të Ramush Haradinajt ndaj Albin Kurtit

Nga: Luan Dibrani Në një kohë kur Kosova ka nevojë për unitet...

Shpërndaj

Nga Aurel Dasareti 

Në dyqan është një grua e moshuar që përpiqet të paguajë. Duart i dridhen, nuk dëgjon mirë, është e hollë, i dhemb shpina, nuk sheh, por gjithsesi përpiqet të paguajë dy sendet që do të ketë atë ditë. Ajo bën më të mirën, ndërsa radha bëhet pak më e gjatë. 

*** 

Disa vite më parë isha në dyqan dhe përjetova diçka që e kam përjetuar disa herë. Arsyeja që po shkruaj këtë postim është se kam shpresë se ndoshta mund të ndryshojmë pak në mënyrën se si sillemi ndaj të moshuarve. Në dyqan ishte një zonjë e moshuar që përpiqej të paguaj për mallrat që i duheshin. Ajo nxjerr portofolin e saj, ku ka një numër kartash. Burri pas kasës së pagesave fillon të acarohet dhe në vend që ta ndihmojë, ai nervozohet dhe i bërtet asaj: “Duhet ta kthesh kartën”, “Nuk dëgjon? Duhet të përdorësh çipin”. 

“Tani duhet të qetësohesh. Nuk e shikon se ajo po përpiqet. Mblidhe veten” – i them unë. Unë e ndihmoj atë pak më shumë dhe më në fund funksionon. Ajo më kap nga krahu ndërsa i paketon sendet në çantën e saj dhe më thotë: “Faleminderit shumë…”. 

Ndërsa ajo thotë këtë, unë shoh lot në sytë e saj. 

Po sikur të ishte gjyshja ime? 

Duhet të kujtojmë se të moshuarit nuk kanë aq energji si më parë, ata mund të mos jenë njohur me të gjitha gjërat e reja që kanë dalë në treg. 

Dëgjimi nuk është si më parë, shikimi nuk është si më parë. Imagjinoni sikur kjo të kishte qenë gjyshja juaj. 

Ju (asnjëri prej nesh) nuk dëshironi që njerëzit t’i trajtojnë ata me mungesë respekti dhe t’i bëjnë ata të ndihen keq. Ata meritojnë respektin tonë, edhe ne për çdo sekondë që kalon i afrohemi moshës së dytë, të tretë… 

Të gjithë e dinë që stresohesh më shumë kur dikush të bezdis dhe të bërtet. Mendoni për gjithçka që të moshuarit kanë bërë për ne kur ishim të vegjël. Ata meritojnë respektin tonë të pakufishëm. Tani është radha jonë t’i ndihmojmë ata. 

Ne duam që ata të ndihen krenarë, të ndiejnë se janë gjallë, të ndiejnë se kanë rëndësi. Ne nuk do t’i thyejmë ato, ndjenjat e tyre. Pra, nëse, për shembull, shihni një të moshuar të ulur vetëm në një kafene, po, dërgojini një buzëqeshje të vogël. Mund ta bëjë ditën e tyre më të ndritshme. 

Bëhuni më të kujdesshëm dhe vizitojini. Në vend që të kaloni kohë duke u ankuar, kaloni kohën tuaj duke ndihmuar ata që nuk mund të bëjnë gjithmonë gjithçka vetë. Ata thonë se gjëja më e mirë që dinë është kur dikush vjen për t’i vizituar, kur dikush i buzëqesh dhe i bën të ndihen mirë. 

Të moshuarit do të ndiejnë se edhe ata janë gjallë: shikojini, bisedoni me ta dhe kujdesuni për ta. Dhe jo më pak e rëndësishme, edhe pse kemi shumë për të bërë në jetën e përditshme, përpiquni të gjeni pak kohë për të vizituar prindërit ose gjyshërit tuaj. Ata kanë nevojë për stimuj dhe duhet të bëjnë diçka tjetër përveçse të ulen dhe të shikojnë në mur.  

Rinisë një apel: Mos u largoni nga vendi, luftoni për lirinë dhe mirëqenien e vendit dhe qëndroni me prindërit, afër tyre, në tokën ku u lindët. Më e mira nga të gjitha, mos i dërgoni në shtëpi pleqsh. Lërini të qëndrojnë në shtëpinë tuaj. Ndiqni traditën shqiptare, përndryshe pas pak vitesh do të jetë radha juaj… Fëmijët tuaj do t’ju trajtojnë ashtu siç keni trajtuar prindërit tuaj. Fëmijët e mi do të më trajton siç unë trajtoj prindërit dhe gjyshërit-gjyshet e mia. Për mirë apo për keq.  

____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu