ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Mungesë e vullnetit politik për ballafaqimin me të shkuarën

Shkrime relevante

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Meritat dhe dobësitë e Kryeministrit Albin Kurti në qeverisje

Halil Geci, Skenderaj Kryeministri Albin Kurti ka demonstruar një qasje të vendosur...

Kot e keni, mërgimtarët nuk do t’ju votojnë!

Florim Zeqa Shtyrjet e njëpasnjëshme të afatit të regjistrimit të mërgatës sonë,...

Epistolari i poetëve Shefqet Dibrani e Agim Spahiu

Shkruan: Adil FETAHU Shefqet Dibrani, “LETRAT E AGIMIT”, letërkëmbim, botoi Shtëpia Botuese...

Shpërndaj

Nga: Nail  Draga, Ulqin

Në vendet e dalura nga ish kampi socialist në rrethana të reja shoqërore nuk duhet të ekzistojnë tema tabu, në veçanti për krimet e bëra nga pushtetët e kohës. Por, në Mal të Zi ende hezitojnë në këtë drejtim  sepse  mungon vullneti politik për ballafaqimin me të shkuarën si kudo në botën demokratike. Pikërisht  votimi i Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, në Kuvendin e Malit të Zi, dëshmoj ndarjën e qytetarëve në bazë kombëtare, politike e fetare në këtë mjedis, që ka reflektuar  në shumicën parlamentare e cila përbëhët me një strukturë heterogjene të subjektëve politike, me animozitete  në qeverisje  

Duke marrë parasysh se krimet ndaj popullsisë në sajë të luftërave  në ish Jugosllavi kanë marrë gjykimin dhe dënimin nga Gjykata Ndërkombëtare në Hag, ku  gjenocidi në Srebrenicë mbetën krimi i  veçantë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore, individë dhe parti politike të serbëve e mohojnë një vendim  të tillë gjyqësor. Rasti i votimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kuvendin e Malit të Zi(17.6.2021) dëshmoj se në Mal të Zi vazhdon sindromi serb, ndaj luftimeve të zhvilluara në Bosnjë e Hercegovinë, që u dëshmu me refuzimin nga 19 deputet serb të Kuvend.

Një qendrim i tillë duke mohuar një krim, përkatësisht gjenocid i cili ka ndodhur në korrik të vitit 1995, dëshmon se popullsia serbe në Mal të Zi e cila në mënyrë aproksimative  përbën 1/3 e popullsisë së përgjithshme mbetet  çështje shqetësuese! Dhe nga një qendrim i tillë para qytetarëve  tjerë në Mal të Zi paraqet sfidë për të tejkaluar një realitet shoqëror me pasoja aktuale dhe në të ardhmën.

Pushteti i ri para sfidave të mëdha

Sipas informacioneve që disponojmë  për gjashtë vite për krime të luftës është procesuar vetëm një person,  që dëshmon se në Mal të Zi mungon vullneti politik për denimin e krimeve të luftës. Pjesëtarët e familjeve të viktimave të luftës, presin me të drejtë  se pushteti i ri  do të angazhohet në këtë drejtim, andaj janë para sfidave të mëdha jo vetëm politike. Vetëm me ngritjen e padive ndaj krimeve përkatësisht individëve përgjegjës, sikurse është rasti i Bukovicës, Shtërpcës, Rozhajës, Deportimit të boshnjakëve etj., do të dëshmohej gadishmëri për të dënuar krimet e luftës, si mision për drejtësi ndaj viktimave në këtë mjedis.

Ndonëse në Mal të Zi  nga viti 2015,  është ne funksion Prokuroria Speciale Shtetërore(SDT) që është përgjegjëse për zbatimin e „Strategjisë për hulumtimin e krimeve të luftës në Mal të Zi“ përkatësisht për ndjekjën e autorëve të veprave penale  të krimeve të luftës,  deri më tash mungon mbeshtetja e organeve kompetente, e po ashtu edhe vullneti politik kur është në pyetje kjo çështje.

Vendime politike e jo gjyqësore

E dhëna se në lidhje me procesuimin e krimeve të luftës, prokuroria malazeze ka procesuar shtatë raste, duke ngitur padi dhe ndaj tyre kemi epiloge gjyqësore. Kështu në lidhje me lëndët e „Deportimit“, „Bukovica“, “Husaj-Rozhajë“ të dyshuarit janë liruar me vendim gjyqësor. Ndonëse, në vendet përkatëse kanë ndodhur krime të luftës, me numër të madh të viktimash, është dëshmi transparente, se kemi vendime jo gjyqësore por të politikës ditore. Rezultatet e tilla  nga prokuroria dëshmojnë se në  territorin e Malit të Zi  nuk kanë ndodhur krime të luftës, si dhe të tillët nuk i kanë kryer qytetarët e këtij vendi. Opinioni i gjerë e di se në territorin e Malit të Zi me angazhimin e udhëheqjës politike e shtetërore  kanë humbur jetën njerëzit në luftërat e viteve të 90-ta, në mbrojtje të gjoja Jugosllavisë, e cila ishte në shërbim të ideologjisë serbomadhe. Kujtojmë me këtë rast sulimin në Dubrovnik, Bosnën lindore etj. Në shërbim të kësaj ideologjie ishte edhe udhëheqja politike e Malit të Zi, deri në vitin 1997, kur definitivisht u distancu nga një politikë e tillë.

Deri sa nga prukoria speciale shtetërore  deklarohen se ka munguar vullneti politik për denimin e krimeve të luftës(1.7.2021) del  qartë se  ky institucion nuk është i pavarur, por është nën ndikimin e politikës(pushtetit), që duhet të jetë shqetësim për të gjithë qytetarët!

Vrasja e kosovarëve në Husaj-Rozhajë (1999)

Ndër krimet e luftës që kanë ndodhur në territorin e Malit të Zi është edhe vrasja e qytetarëve nga Kosova të cilët si refugjatë kanë depërtuar në malësinë e  Rozhajës, pikërisht në vendin Husaj, më 18 prill 1999. Ndaj tyre refugjatëve kanë reaguar pjesëtarët e Ushtrisë Jugosllave, duke vrarë 21 persona dhe dhjetëra të plagosur. Ishte ky një akt kriminal, sepse kosovarët ishin qytetar të zhvendosur nga lufta në Kosovë, për të gjetur shpëtim, por këtu gjetën vdekjën. Ndonëse shpëtuan nga terrorizmi ushtarko-policor  serbë në Kosovë, u vranë nga pjesëtarët e ushtrisë jugosllave(serbo-malazeze). Ndaj këtij procesi janë zhvilluar disa seanca gjyqësore në Mal të Zi, por gjykata të akuzuarit për këtë krim i ka shpallur të pafajshëm(2014), duke dëshmuar së nuk është në favor të drejtësisë, për të denuar krimet e vrasësit e qytetarëve të cilët ishin fajtor se ishin vetëm të një kombi tjetër.

Drejtësia e munguar

Duke e marrë parasysh se krimet e luftës nuk vjetrohen, është obligim i prokurorisë që të rihapë lëndet e procesuara si të pasuksesshme, sidomos lëndët siç janë „Bukovica“, „Deportimi“ dhe „Husaj në Rozhajë”, sepse gjyqët, nuk kanë pasur forcë për të vërtetuar se kemi pasur rast të krimeve  të luftës.

Pasi të gjithë të akuzuarit janë liruar, këta lëndë Komisioni Europian(KE) i ka regjistruar si zbatim të gabuar të drejtësisë. Pikërisht duke marrë për bazë një konstatim të tillë, ekziston mundësia përseri të mbahet gjyqi për rastët e „Deportimit“, „Bukovicës“ dhe ate në „Husaj në Rozhajë“, por duhet të ekzistojë vullneti politik i pushtetit, çështje kjo e cila deri më tash ka munguar.

Përfundimisht, pa ndryshime ne prokurori e gjyqësi është iluzion të presim ndonjë ndryshim cilësor dhe profesional, sepse këto institucione  kanë qenë te politizuar, përkatësisht nën ndikimin e politikës së ditës. Andaj i mbetet pushtetit të ri të angazhohet në këtë drejtim,  në favor të drejtësisë së munguar dhe barazisë qytetare e nacionale si kudo në botën demokratike.

(29 shtator  2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu