ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Mungon koordinimi ne mes shqiptarëve për ndryshimet e ligjit zgjedhor

Shkrime relevante

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Çfarë shkruan Enes Limani, talebani dhe mbetja e njohur osmane…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Shpërndaj

Në foto: Një pamje e Kalasë së Ulqinit

Nga: Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

 Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbi ndryshimet për  ligjin zgjedhor nuk do të merren parasysh sikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtat e arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët, duke dëshmuar se një çështje e tillë nuk është personale apo partiake  por preokupim i të gjithëve, andaj duhet  të takohën sa më parë,  sidomos kur momentalisht kemi pauzë në këtë grup punues, si rezultat i bojkotit nga opozita aktuale(DPS) e cila është e pakënaqur me qeverinë dhe politikën e shumicës së re parlamentare.

Pasi kemi të bëjmë me çështjën  e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve  duhet  dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurse është ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor.

Në lidhje me këtë çështje opinioni i gjerë është informuar me kohë se ekziston gadishmëri në mes shumicës së re parlamentare dhe opozitës për ndryshime ne lidhje me ligjin zgjedhor. Por, tash kemi një dallim sepse janë ndryshuar rolet sepse opozita e tashmë ishte pozitë për tre dekada, ndërsa ish opozita tash është pozitë, do të thot pushtet andaj është rasti që në këtë aspekt të gjindet një kompromis për të gjithë subjektët e jetës parlamentare në Mal të Zi. Çështje të veçantë paraqet përbërja e këtij komisioni dhe sa do të jenë serioz e të gatshëm të ballafaqohen realisht në ndryshimin e ligjit zgjedhor, që thënë të vërtetën ka qenë i miratuar vazhdimisht sipas shijes së shumicës parlamentare. Madje në këtë aspekt ne shqiptarët jemi dëshmiatrë se kur ishin në pyetje interesat politike janë bërë bashkë pozita e opozita(DPS-DF), sikurse rasti i miratimit të ndryshimeve në ligjin zgjedhor në shtator të vitit 2011, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura. Ishte ky veprim destruktiv dhe kundër barazisë nacionale e qytetare të shqiptarëve.

Grupi punues vetëm me një shqiptar

Sipas të dhënave nga Kuvendi i Malit të Zi grupi punues për  reformën zgjedhore  përbëhet nga 14 anëtarë (7 nga pozita e 7 nga opozita) që përbëhet prej përfaqësuesëve të partive politike. Nga përbërja e tillë del qartë se shqiptarët përfaqësohen vetëm me një person, deputetin  

G.Nimanbegu, që jep për të kuptuar se çështjës së përfaqësimit të popujve pakicë nuk iu është kushtuar kujdesi i duhur.

Pikërisht, kemi të bëjmë me qasjën unitariste që jep për të kuptuar se edhe kjo përbërje e ka të vështirë të distancohet nga e kaluara, sepse përfaqësimi i popujve pakicë(shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët) mund të bëhët nga përfaqësuesit autentik,  si kudo në botën demokratike, sepse përfaqësimi dhe prezantimi i tyre, nuk mund të trajtohet si çështje formale.

Në kërkim të drejtave të mohuara

Se në Mal të Zi kemi të bëjmë me një qeverisje të pakonsoliduar, dëshmon konstatimi se pjesëtarët e popujve pakicë  vazhdimisht janë margjinalizuar kur është vendosur në lidhje me ndryshimin e ligjin zgjedhor.

Ndonëse në Mal të Zi sipas Ligjit të pakicave cekët së të drejtat e arritura nuk mund të cenohen, këtu ndodhi pikërisht e kundërta, sepse  me rastin e miratimit  të ndryshimeve të ligjit zgjedhor në vitin 2011, shqiptarëve iu mohuan të drejtat e arritura ku në „njësinë zgjedhore“ e cila jepte pesë deputet, ai numër u ndryshua duke iu mundësuar të fitojnë maksimalisht tre deputet me një formulim të veçantë të pa njohur deri më tash në Mal të Zi. Ishte pikërisht ky vendimi i shumicës parlamentare që i detyroj deputetet shqiptarë(4) të lëshojnë seancën e parlamentit në mënyrë demonstrative(11 shtator 2011), sepse ishte një votim kundër barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve.

Por, shumicës parlamentare as që i interesonte një qendrim i tillë i shqiptarëve dhe me shumicë votash(DPS-DF) miratoi ligjin e ri zgjedhor, i cili filloi të zbatohet në zgjedhjet vijuese parlamentare(2012), duke dëshmuar rënien e numrit të deputetëve shqiptarë nga katër në dy, sipas skenarit të pushtetit, që ishte dëshmi praktike e diskriminimit përmes  ligjit zgjedhor.

Pse u ndryshu ligji zgjedhor?

Në sajë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 29 mars 2009, shqiptarët u moblizuan si rrallë herë dhe arritën një fitore spektakulare, sepse nga 5 deputetë që  jepte “njësia e veçantë zgjedhore”  e vendvotimeve shqiptare, ata fituan 4 deputetë, ndërsa DPS-i 1 deputet. Ishte ky një sinjal për pushtetin(DPS), se shqipatrët po bëhën me peshë madje me këtë numër mund të vendosin në të ardhmën për formimin e shumicës parlamentare e më të edhe të qeverisë.

Andaj për të eliminuar një mundësi të faktorizimit të shqiptarëve në të ardhmën ata  menduan të ndryshojnë ligjin zgjedhor që e realizuan me 11 shtator 2011, që ishte skenar dhe regji e shumicës parlamentare, e cila kësaj here u mbeshtet edhe nga opozita proserbe, të cilat u bashkuan bashkë kundër shqiptarëve, për interesa politike e strategjike.

Madje, duhet cekur ndonëse ky ligj iu mundëson shqiptarëve të përfaqësohen me së shumti me  tre deputetë autentik, por në sajë të situates në terren  del qartë së mund të fitohen dy deputet ndërsa i treti mbetet si mundësi teorike, ku zgjedhjet parlamentare nga viti 2012-2020 e dëshmojnë me së miri një konstatim të tillë.

Mungon koordinimi në mes shqiptarëve

Duke marrë parasysh se në lidhje me këtë çështje ky grup punues pavarësisht pengesave  të ndryshme subjektive për momentin është në pauzë, si rezultat i bojkotit nga opozita(DPS) besoj se do të vazhdojë të punojë dhe do të arrijë një kompromis për marrëveshje dhe votim në kuvend, është e udhës që të kemi një koordinim ne vet subjektëve politike të shqiptarëve.

Kujtojmë me ketë rast se në Kuvendin e Malit të Zi(31.10.2018) me ftesë të nënkryetarit të atëhershëm parlamentit G.Nimanbegu është mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të partive shqiptare në Mal të Zi me temë për reformën e ligjit zgjedhor. Në takim  kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike përveç PD e LDSH. Pjesëmarrësit nga takimi i tillë kanë vlerësuar se ligji zgjedhor ekzistues është diskriminues kur ka të bëjë me përfaqësimin autentik te shqiptarëve, sepse nga katër deputet që i kishim në vitin 2011, me pas përfaqësimi ka rënë në dy apo një deputet, që është diskriminues për shqiptarët.

Çështja shqiptare, jo si pronë private

Andaj, duke marrë parasysh peshën e një ligji të tillë, shqiptarët duhet të jenë unik, duke lënë anash interesat personale, partiake  e klaneve të ndryshme, sepse të drejtat e shqiptarëve nuk janë pronë personale e partiake, sepse çështja shqiptare iu takon të gjithëve.

Pikërisht duke marrë parasysh këtë mision  është e udhës për një takim të përbashkët të gjitha subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët. Organizimi i një takimi të tillë duhet të jetë sa ma parë me kuadra të dëshmuara me etikë profesionale  duke ofruar përfundime optimale, që janë në favor të avancimit   të ligjit zgjedhor sipas standardëve ndërkombëtare.

Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbi ndryshimet për  ligjin zgjedhor nuk do të merren parasysh sikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtat e arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët. Pasi kemi të bëjmë me çështjën  e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve duhet  dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurse është ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare.

Përfundimisht duhet kuptuar të gjithë se pushtetit i intereson që shqiptarët të jenë të përfaqësuar  sa me pakë deputetë shqiptarë autentik, konkretisht mundësisht vetëm me një deputet, dhe  ai të jetë sipas shijes së pushtetit apo me kostumin e tyre.

(Qershor 2021)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu